Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 20:22 Rusi-Ukrainë-SHBA, Putin pranon rifillimin e negociatave trepalëshe Presidenti rus, Vladimir Putin ka rënë dakord për rifillimin e negociatave trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës muajin e ardhshëm,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Dorëheqja e PD
  • Masat ndaj kapuçëve
  • Ermal Beqiri
  • Kvaratskhelia
  • Champions League
  • Sulmet ndaj bankave
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Dorëheqja e PD
  • Masat ndaj kapuçëve
  • Ermal Beqiri
  • Kvaratskhelia
  • Champions League
  • Sulmet ndaj bankave
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shkëlqim Hajdari: Prokurorët t’i vënë prangat kolegëve të korruptuar

Intervista E shtunë, 17 Prill 2021 13:36
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ben Andoni

Modeli anglo-sakson, sipas tij, do të ishte moduli i parë, që do ta ndihte Reformë në Drejtësi.

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Para 12 orësh
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

“Kam qenë dhe jam i mendimit se në këtë Reformë duhet të përfshiheshin edhe elementë të së drejtës anglo- saksone. Gjykimi në shkallë të parë me JURI do të pastronte gjyqësorin nga paaftësia dhe korrupsioni dhe do të përfshinte publikun në dhënien e Drejtësisë . Shqipëria ka traditë në lidhje me efektivitetin e jurive”. Nga ana tjetër, ai e shikon me shumë optimizëm drafti e përgatitur për ndryshimet që prekin institucionin e Prokurorisë, të cilat me ndryshimet e duhura japin mundësi dhe parashikojnë ndryshime, të cilat e ulin interferimin e politikës në punën e Prokurorisë në përgjithësi dhe për çështje konkrete, ku pjesë e hetimit janë edhe përfaqësues të politikës . Për të një Reformë e mirë do të thotë përmbysje e centralizmit arkaik, i cili ka shkatërruar pavarësinë, sistemin e karrierës, transparencën, efektivitetin e hetimeve…

Swiss Digital

Duket sikur prokuroria, e cila përfaqëson autoritetin e shtetit si palë në gjyqe, nuk ia arrin shpesh qëllimit, kur është punë për çështje, ku zakonisht interferon politika. Në konceptin tuaj, si duhet të jetë Reforma që ka lidhje me vetë institucionin e akuzës?

Hajdari: Drafti i përgatitur për ndryshimet që prekin institucionin e Prokurorisë parashikon ndryshime të cilat e ulin interferimin e politikës në punën e Prokurorisë në përgjithësi dhe për çështje konkrete, ku pjesë e hetimit janë edhe përfaqësues të politikës . Reforma në Prokurori është përmbysje e centralizimit arkaik, i cili ka shkatërruar pavarësinë, sistemin e karrierës, transparencën, efektivitetin e hetimeve. Ndryshimi më i rëndësishëm është krijimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili do të jetë organi vendimmarrës për emërimin, karrierën dhe shkarkimin e prokurorëve. Ky këshill do të përbëhet nga përfaqësues të trupës së prokurorëve dhe nga përfaqësues që do vinë nga bota akademike , organet kushtetuese dhe Shoqëria Civile.

A ka ardhur koha që vetë Prokurori i një çështje të caktuar të ketë përgjegjësi për dështimet. A mendoni se institucioni i akuzës është thembra e Akilit në këtë reformë?

Hajdari: Teorikisht edhe pa këto ndryshime të pritshme, prokurori që heton ose përfaqëson një çështje në gjykatë është përgjegjësi kryesor si për suksesin dhe për dështimin. Decentralizimi i sistemit të prokurorisë i bën realisht prokurorët të pavarur në punën e tyre. Po reformimi i institucionit të akuzës është pjesa më e rëndësishme e kësaj reforme. Është prokuroria që do të hetoje dhe do të çojë përpara Drejtësisë individë apo grupe kriminale të përfshira në krimin e organizuar dhe korrupsionin. Për të qenë më konkret prokurorët kanë sfidën që të çojnë përpara Drejtësisë edhe kolegët e tyre, të cilat janë të korruptuar, gjyqtarët, deputetët, ministrat dhe zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit. Është sfidë e madhe por me vullnet dhe mbështetje të aktorëve brenda vendit dhe me mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së mund të realizohet.

Çfarë keni propozuar personalisht për mbarëvajtjen e kësaj reforme?

“Kam qenë dhe jam i mendimit se në këtë Reformë duhet të përfshiheshin edhe elementë të së drejtës anglo- saksone. Gjykimi në shkallë të parë me JURI do të pastronte gjyqësorin nga paaftësia dhe korrupsioni dhe do ta përfshinte publikun në dhënien e Drejtësisë. Shqipëria ka traditë në lidhje me efektivitetin e Jurive. Prokurorët dhe Gjyqtarët e rinj fillimisht duhet të hetojnë dhe gjykojnë jo çdo çështje dhe me kalimin e viteve duke fituar eksperiencë të marrin përsipër hetimin dhe gjykimin e çështjeve që kanë të bëjnë me vepra penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, siç mund të jenë ato të krimit të organizuar , korrupsionin , trafiqet e kështu me radhë.

Në dokumentet për prokurorinë janë evidentuar vazhdimisht probleme, që shkojnë nga politizimi i skajshëm i procesit të përzgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm, por edhe mungesa e pavarësisë së prokurorëve në hetim. Promovimi i prokurorëve vazhdimisht lë për të dëshiruar. A e shihni të realizueshme në kushtet e Shqipërisë këtë reformë?

Hajdari: Përsa i përket ndryshimeve që kanë të bëjnë me Prokurorinë duket se të gjithë aktorët dhe faktorët kanë rënë dakord për t’i realizuar këto ndryshime . Reformimi i prokurorisë do ta nxjerri nga politizimi përzgjedhjen dhe zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm . Do të garantojë ligjërisht pavarësinë e prokurorëve në hetim dhe përfaqësimin e çështjeve në gjykim në të gjitha shkallet . Sistemi i karrierës do të bazohet mbi kritere të forta profesionale, morale dhe eksperiencës së gjatë në punë . Suksesin e kësaj reforme për prokurorinë e shikoj se përveç ndryshimeve strukturore duhet të mbështetet fort dhe me përmirësimin e kushteve të punës, logjistikës, mbrojtjes së jetës së prokurorëve dhe familjeve të tyre , rritjen e pagave, sigurimin e jetës etj…

BIRN

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rusi-Ukrainë-SHBA, Putin pranon rifillimin e negociatave trepalëshe
Para 3 minutash

Rusi-Ukrainë-SHBA, Putin pranon rifillimin e negociatave trepalëshe

PD: 432 protestues të asistuar nga ekipi ynë ligjor, 239 të liruar me vendim gjykate
Para 5 minutash

PD: 432 protestues të asistuar nga ekipi ynë ligjor, 239 të liruar me vendim gjykate

Protesta e sotme paqësore. Thirrja: Nesër ora 9 para parlamentit
Para 27 minutash

Protesta e sotme paqësore. Thirrja: Nesër ora 9 para parlamentit

BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok
Para 34 minutash

BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
20 Tetor 2026, 19:39

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Protesta studentore, vjen dorëheqja e parë
Para 6 orësh

Protesta studentore, vjen dorëheqja e parë

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
20 Tetor 2026, 16:32

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026
Para 11 orësh

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.