Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 09:22 Protestat e dhunshme, dalin sot para gjykatës së Tiranës 58 prej protestuesve Ditën e sotme, para Gjykatës së Tiranës do të dalin 58 prej të arrestuarve gjatë protestave të dhunshme, për t’u njohur me masën e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Udhëtimi i Ramës
  • Berisha thirrje
  • Seanca e Kuvendit
  • PSG-Barcelona
  • Kriza politike
  • Dhuna ndaj protestuesve
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Udhëtimi i Ramës
  • Berisha thirrje
  • Seanca e Kuvendit
  • PSG-Barcelona
  • Kriza politike
  • Dhuna ndaj protestuesve
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Skulptori: Përgjigje ironikëve të bustit të Hilarit

Intervista E mërkurë, 28 Prill 2021 20:19
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Prej gjashtë ditësh ai nuk njihet vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën, pasi mediat e huaja kanë folur për veprën e realizuara nga Idriz Balani. Bëhet fjalë për autorin e bustit të kandidates për presidente e Amerikës, Hillary Clinton, e cila tashmë ka shtatoren e saj në qytetin e Sarandës. Busti është inauguruar një javë më parë në një ceremoni të veçantë. Qyteti ndihet i nderuar, por mediat botërore kanë ironizuar këto ditë, pasi pretendojnë se kanë zbuluar vendin me adhuruesit më të mëdhenj të zonjës Clinton. “Dita” ka folur sot me atë që “ngjizi” zonjën Clinton në qytetin bregdetar. 63-vjeçari, i lindur në Konispol, ka njohur qytetin e Durrësit që 1 vjeç ku edhe jeton aktualisht. Nuk e mohon që vendi ku është rritur me magjinë e tij ka ndikuar që ai një ditë të zgjidhte të studionte në Institutin e Lartë të Arteve Figurative. E njeh punën e dy kohëve, pasi ka punuar si gjatë viteve të komunizmit, ashtu edhe tani. Sipas tij nuk kanë ndryshuar shumë gjera që atëherë. Nëse dikur i vinin porosi për realizimin e një vepre, tani janë konkurset që të fusin në garë. Babai i dy fëmijëve që i ka kushtuar jetën daltës nuk e ka trashëguar këtë profesion. Fëmijët i ka lënë të lirë të zgjedhin rrugën e tyre. Si është ndjerë nga ironia e medieve të huaja? Balani thotë se ata nuk e njohin historinë e Shqipërisë dhe ndihmën që na kanë dhënë amerikanët ndër vite. Në këtë bisedë për “Dita”-n mjeshtri i shumë veprave rrëfehet…

***

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Para 1 ore
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

-Z. Idriz, ju keni ardhur 1 vjeç  në Durrës, çfarë lidhje keni me këtë qytet?

Swiss Digital

Lidhja  me qytetin e Durrësit është shumë dimensionale. Këtu u rrita, këtu u shkollova, këtu u formova dhe për më tepër po këtu u afirmova. Ne vitin 1965 hyra për herë të parë në studion e skulptorit Sabri Tuci. Në këtë studio ku kishin kaluar mjaftë djem e vajza të talentuara, si Kristaq Rama, Dhimiter Harallambi, Nelo Llukaci, Zef Ujkaj, Agim Shami, Myrvete Dajlani, Qazim Kërtusha, Hamlet Ajazi, Spiro Mazhe,Ibrahim reci, etj. Këtu unë mora mësimet dhe njohuritë  e para për artin në përgjithësi, për plastiken e vizatimin në veçanti.

Sa ka ndikuar ky qytet që ju te vazhdoni studimet për arte figurative?

Shumë. Magjia e këtij qyteti, lidhja e detit më tokën, e njeriut me detin dhe historinë, e lashtësisë me të sotmen. Marrëdhëniet e çuditshme të pjesëve të veçanta të peizazhit durrsak me të tërën, poetika e brendshme që ka ky qytet, ndikuan tek unë fuqimisht në rrugën e artit. Tek unë dalta u afrua si një nevoje e brendshme e imja për të shfaqur impresionet e brendshme. Asnjë artist në Durrës nuk mund të rrijë indiferent përballë zërave të brendshëm të këtij qyteti, prandaj shumë nga punimet e mia i janë kushtuar dhe vazhdojnë t’i kushtohen atij. Janë këto arsyet, që unë zgjodha skulpturën dhe konkurrova për në Institutin e Lartë të Arteve Figurative, ku dhe u pranova.

-Dita e një skulptori është ndryshe? Cila është përditshmëria juaj?

Unë tashmë jam skulptor profesionist e si i tillë, dita fillon me kafen e mëngjesit dhe me titujt e gazetave. Në orën 7. 30 hyj në studio dhe vazhdoj punën deri në orën 11.00. Pas një pushimi të shkurtër rikthehem përsëri në studio, ku merrem me lexim, skicë-ide, bocete, ose kur kam  diçka tjetër , takohem me kolegë ose mbaroj punë, që kanë të bëjnë me projekte të ndryshme. Mbasdreka vazhdon prapë në studio dhe në shumë raste deri vonë në mbrëmje.

-Ju keni punuar përpara viteve ’90 edhe tani. Çfarë mbani mend nga ajo kohë dhe si punohet ditët e sotme?

Për mua është e njëjta gjë. Para viteve ’90  kam punuar me përkushtim dhe kam realizuar mjaft buste, por edhe monumente. Sigurisht atëherë  ishin porosi të atij shteti e sot janë porosi nëpërmjet konkursit. Mua më ka pëlqyer gjithmonë arti realist dhe jam munduar, që të perfeksionoj, brenda natyrës time, elementet më kryesore siç janë kompozimi, impostimi, plastika, vizatimi, zbërthimi i karakterit, ngjashmëria dhe gjendja e brendshme emocionale e heroit tim për çdo rast.

Para viteve ’90 shteti më pajisi me studio, paradite punoja si mësues në shkollën e mesme artistike e pasdite në studio. Sigurisht sot  ka më shumë hapësirë, jam më i lirë, për t’u marrë edhe me tema e trajtime, që në atë kohë ishin tabu. Edhe atëherë unë u mora me heronjtë e dëshmorët, por edhe sot,  tema e preferuar është po ajo. Pas vitit 2005 kam punuar dhe janë vendosur mjaft vepra në Kosovë si, në Mitrovicë, Pejë, Prekaz, Prishtinë, Deçan e Viti.

-Sa vlerësohen veprat e artit sot. Si janë qytetet në sytë tuaj, a nuk do të ishte më mirë që të mbusheshin me shtatore, sidomos ato turistike?

Unë mendoj, që vlerësimi është, ndoshta jo atje ku do të duhej. Po të shohim se sa vepra arti janë vendosur gjatë këtyre viteve, numri nuk është i vogël. Vetëm në Durrës në këto vite janë vendosur rreth 12 vepra ( skulptura parku) dhe buste. Është punuar dhe janë vendosur vepra në Shkodër, Lezhë, Elbasan, Pogradec, Korçë, Berat, Gjirokastër, Tepelenë, Vlorë, Sarandë etj. Në 100-vjetorin e pavarësisë u vendosen mjaft vepra në Tiranë e në qytete të tjera të Shqipërisë. Kosova nuk kishte buste e shtatore të heronjve të vet, prandaj vakuumi i krijuar gjatë regjimit serb në tërësi  bëri, që të ketë një bum të realizimit e vendosjes  se këtyre veprave. Sa më shumë vepra të ketë aq më mirë është. A ka vend për të bërë kritikë? Sigurisht që ka. Kemi nevojë të vlerësojmë figurat tona historike, sepse kështu vlerësojmë historinë tonë.

-Ju së fundmi keni realizuar edhe bustin e Hillary Clinton, na tregoni, si u përzgjodhët për këtë realizim?

Që nga periudha e luftës së Kosovës në Tiranë operon Misioni Diplomatik për Paqe e Prosperitet (DMPP). Ky mision është themeluar pas Luftës së Dytë Botërore nga Ajzenhaueri, ish-President i SH.B.A. dhe ka për detyrë të punojë me forcë e të shpërndajë në të gjithë botën frymën e paqes, mirësisë e zhvillimit.

Në Tiranë ky mision ka ardhur nëpërmjet Ambasadorit Holbrooke dhe Presidentit të Kosovës Dr. I. Rugova. Guvernator i këtij Misioni është Dr. Shefki Hysa, Ambasador i Paqes. Duke qenë pjesë e këtij misioni, kemi biseduar dhe kemi planifikuar, që në kuadër të veprimtarisë së këtij misioni, të kemi dhe vlerësime të figurave të shquara, që kanë dhënë kontribute të veçanta për kombin shqiptar. Të tillë janë: Richard Holbrooke, Madlen Ollbrajt, Presidenti Clinton, ish sekretarja e shtetit Hillary Clinton, Presidenti Bush, Dr. Ibrahim Rugova, Fan S. Noli, Bilal Xhaferri, etj. Pas realizimit të bustit të Ambasadorit Richard Holbrooke në qytetin e Vitisë, Kosovë dhe sidomos pas vizitave, që znj. Clinton bëri në Kosovë e Shqipëri u mendua, që kishte ardhur koha për një bust te saj.  Duke ndjekur me vëmendje vizitën e saj në vendin tonë, duket se u ngacmova nga thjeshtësia, vitaliteti, por edhe sharmi i saj, fillova një bocet për të.

Fjala e saj brilante në Kuvendin e Shqipërisë; “100 vjet ishim bashkë e 100 vjet të tjera do të jemi bashkë”, bëri që unë të mendoj seriozisht për këtë vepër. Në bashkërendim me Misionin Diplomatik e fillova punën dhe erdhëm deri në inaugurimin e saj. Sigurisht çdo vepër ka vështirësitë e saj. Së pari duhej zbërthyer karakteri i saj. Kemi të bëjmë jo me thjeshte me ish-sekretaren e shtetit amerikan, e cila në atë kohë në senat e ngriti dhe e bëri prezent çështjen kombëtare shqiptare, por tani kemi të bëjmë me Kandidaten për President në SHBA.

-Ishte e vështirë të derdhje në bronz zonjën Clinton?

Kalova me qindra foto nëpër duar, ku gjendja e saj psikologjike e për pasojë edhe plastika e qëndrimi i saj ndryshonte nga fotoja në foto. Arrita në konkluzionin se, zonja Hillary duhet të kishte një qëndrim serioz, ku të pasqyrohej gruaja, nëna, shoqja, bashkëshortja, por edhe liderja. U përpoqa dhe mendoj se e arrita të jap gruan më të “fuqishme” sot në botë, vizionin e saj, mirësinë dhe  krenarinë. Nëpërmjet plastikës, mendoj se i kam bashkuar në një karakterin dhe ngjashmërinë. U përzgjodh Saranda si një ndër qytetet më atraktive, si një nga perlat e bregdetit shqiptar.

-Shume media të huaja janë habitur dhe na kanë ironizuar për këtë bust, i keni ndjekur, cili është mendimi juaj?

Të huajt nuk e njohin historinë tonë, mbrojtjen  dhe mbështetjen që ka dhënë shteti amerikan vazhdimisht për kombin shqiptar. A nuk ishte Presidenti Wilson që dha një kontribut të shquar, që Shqipëria të bëhej anëtare e Lidhjes së Kombeve. A nuk ishte Presidenti Clinton që urdhëroi trupat e NATO-s që të fillonin bombardimet në Kosovë. A nuk ishte presidenti Bush, që deklaroi Pavarësinë e Kosovës? Pikërisht kemi të njëjtën vijë politike dhe të njëjtin qëndrim, prandaj u vendos që të bëhej busti i zonjës Clinton. Shtatorja e Presidentit Clinton është vendosur në Prishtinë, Willsoni në Tiranë, Bushi në Fushë- Krujë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Protestat e dhunshme, dalin sot para gjykatës së Tiranës 58 prej protestuesve
AKTUALITET Para 2 minutash

Protestat e dhunshme, dalin sot para gjykatës së Tiranës 58 prej protestuesve

Flick e pranon: PSG ishte më mirë se ne, por mësuam shumë nga kjo humbje!
SPORTI Para 7 minutash

Flick e pranon: PSG ishte më mirë se ne, por mësuam shumë nga kjo humbje!

Grabitje në pallatin mbretëror pranë Torinos, vidhen 26 orë xhepi të shekullit të 18-të me vlerë 150 mijë euro
BOTA Para 8 minutash

Grabitje në pallatin mbretëror pranë Torinos, vidhen 26 orë xhepi të shekullit të 18-të me vlerë 150 m...

PSG në “ankth” për Kvaratskhelia-n, i druhen një dëmtimi të rëndë
SPORTI Para 17 minutash

PSG në “ankth” për Kvaratskhelia-n, i druhen një dëmtimi të rëndë

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 13 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 11 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 16 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 11 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

5 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
19 Tetor 2026, 21:07

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

6 Nuk ndalon në Tiranë!
Para 12 orësh

Nuk ndalon në Tiranë!

7 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

8 Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026
Para 30 minutash

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.