Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 09:04 Sot seancë plenare, studentët paralajmërojnë protestë para Kuvendit Kuvendi pritet të mblidhet këtë të enjte në seancë plenare, ndërsa studentët kanë paralajmëruar protestë para ambienteve të këtij institucioni. Kryeministri Edi Rama nuk…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Thaçi: Kosova është njohur nga Serbia!

Intervista E shtunë, 17 Prill 2021 10:51
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministri i Jashtëm i Kosovës dhe ish-kryeministri Hashim Thaçi është optimist që shpejt do të vijë dita që Serbia do ta njohë Kosovën, raporton e përditshmja vjeneze “Die Presse” për të cilën Thaçi edhe ka dhënë një intervistë.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Die Presse: Para disa muajsh, Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç u bë shef i diplomacisë, tani edhe ju jeni Ministër i Punëve të Jashtme. Duket që me çdo kusht dëshironi të punoni me të…

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

21 Tetor 2026, 07:40
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Hashim Thaçi: Duhet që këto procese t’i depersonalizojmë. Unë e kam përmbyllur Marrëveshjen e Brukselit me Daçiçin, mëpas kam punuar me Aleksandar Vuçiçin në të njëjtin nivel dhe dialogun do ta vazhdojmë në këtë nivel të lartë së shpejti. Marrëveshjet e arritura të cilat i kemi përmbyllur do t’i implemntojmë. Unë punoj së bashku me të gjithë personat të cilët kanë vullnet të mirë edhe me Kryeministrin edhe me Ministrin e Jashtëm të Serbisë.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Die Presse: A shihni vullnet të mirë tek Kryeministri Vuçiç?

Hashim Thaçi: Para disa javësh jam takuar me të në New York pa kurrfarë ndërmjetësimi ndërkombëtar. Kemi biseduar për agjendën tonë të ardhshme. Unë po shoh tek ai një vullnet të mirë të vazhdohet më tej.

Die Presse: Deklarata të kohëpaskohshme të tij me tone nacionaliste janë pra retorikë për nevojat e tij të brendshme?

Hashim Thaçi: Ne jemi të gjithë udhëheqës politik dhe në fjalimet tona natyrisht që ka edhe porosi për votuesit. Vuçiçi nuk bën përjashtim. Mirëpo sidomos në rajonin tonë nacionalizmi nuk do të duhej të luante rol në fjalimet e politikanëve. Ne kemi arritur mes Kosovës dhe Serbisë marrëveshjen për paqe në rajonin tonë. Kërkesa për kthim në të kaluarën nuk mund të ketë.

Die Presse: Politikanët e BE-së përsërisin që para se Kosova dhe Serbia të bëhen anëtare të BE-së duhet të vie deri tek një “normalizim” në marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës. A mund ta paramendoni që edhe nën pragun e një (mos)njohjeje të Kosovës Serbisë mund bëhet diç e tillë?

Hashim Thaçi: Procesi i normalizimit është në një fazë të re mirëpo ende nuk kemi arritur në një fazë të njohjes së ndërsjellë. Para një jave përshembull Ministri i Drejtësisë dhe ai i Punëve të Brendshme të Kosovës kanë qëndruar në një vizitë krejt normale në Beograd. Marrëveshja e Brukselit është duke u implementuar edhe pse Serbia po ngurron nga pak. Mirëpo dita e njohjes reciproke do të vijë shpejt kjo do të ngjajë gjatë procesit të përafrimit në BE. Udhëheqja politike e Serbisë është e vetëdijshme për pavarësinë e Kosovës.

Die Presse: Mirëpo a mund të vijë tek një de-facto njohje pa u përmendur ajo fjalë?

Hashim Thaçi: De facto Kosova është e njohur nga Serbia.

Die Presse: Në çfarë e bazoni këtë që thuani?

Hashim Thaçi: Kjo po ngjet de facto në të gjitha fushat. Institucionet kosovare e kontrollojnë tërë territorin e shtetit, ne nuk kemi një de-jure prezencë të Serbisë në Kosovë dhe serbët e veriut të vendit janë pjesë e Qeverisë dhe Parlamentit.

Die Presse: Janë edhe disa shtete të BE-së të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Ju ishit këto ditë në Bruksel: a keni marrë sinjale që do të ndryshojë diçka?

Hashim Thaçi: Shpresoj që vitin që vjen do të thyhet akulli. 5 shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur ende Kosovën dërgojnë një mesazh të panevojshëm në rajon. Asnjë shtet europian nuk ka as edhe një arsye të mos e njeh Kosovën. Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme.

Die Presse: Sa “normale” janë marrëdhëniet me Serbinë?

Hashim Thaçi: Kosova dhe Serbia kanë patur konflikte për më shumë se 100 vite dhe në fund kishte edhe gjenocid. Deri para dy vitesh ishte e pamenduar që politikanë të Kosovës dhe Serbisë të uleshin së bashku në një tryezë. Këtë kohë në të gjitha nivelet ka bisedime.

Die Presse: Kur do të udhëtoni në Beograd?

Hashim Thaçi: Unë? (qesh)

Die Presse: Po.

Hashim Thaçi: Nuk mund të them në këtë çast kur. Si student në vitin 1989 kam udhëtuar si student përmes Beogradit për në Vjenë mirëpo Beogradin nuk e njoh dhe nuk kam atje asnjë nostalgji. Varet nga vullneti i Qeverisë serbe kur do të më ftojë në Beograd. Unë i kam ftuar Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Serbisë ta vizitojnë Kosovën.

Die Presse: A ka patur përgjigje?

Hashim Thaçi: Shpresoj që këto vizita edhe do të realizohen.

Die Presse: Por a ka një përgjigje nga Beogradi?

Hashim Thaçi: Ka vullnet të mirë.

Die Presse: Kur do të nis me punën Gjyqi i Veçantë për akuzat e krimeve të luftës nga UÇK?

Hashim Thaçi: Kosova nuk ka çfarë të fshehë. Ne i kemi dhënë mbështetje të plotë këtij procesi dhe do t’i përmbushim të gjitha detyrimet tona ndërlidhur me Gjyqin Special. Ne shpresojmë që Parlamenti i ri qysh në javët e para të punës në vitin që vjen ta përmbyllë këtë çështe.

Die Presse: Në fillim ju ishi kundër këtij Gjyqi por më vonë e pranuat atë. Çfarë ngjau në ndërkohë?

Hashim Thaçi: Ne nuk ishim kundër por kemi kërkuar qartësim. Kemi menduar që nuk është i nevojshëm një Gjyç i veçantë jashtë Kosovës.

Die Presse: A trembeni që do të shohin dritën gjëra të pakëndshme?

Hashim Thaçi: Mund të jetë që persona të caktuar kanë vepruar gabimisht, individë të caktuar mirëpo lufta jonë ishte e drejtë. Ne ishim në anën e drejtë të historisë, bota e ka përkrahur luftën tonë çlirimtare.

Die Press/Blic

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Sot seancë plenare, studentët paralajmërojnë protestë para Kuvendit
Para 1 minute

Sot seancë plenare, studentët paralajmërojnë protestë para Kuvendit

Harry Kane: Barazim i drejtë ndaj Arsenalit, Topi i Artë një ëndërr
Para 3 minutash

Harry Kane: Barazim i drejtë ndaj Arsenalit, Topi i Artë një ëndërr

Horoskopi për ditën e sotme, 22 tetor 2026
Para 8 minutash

Horoskopi për ditën e sotme, 22 tetor 2026

Edhe sot kryeministri poston video: Dialog!
Para 25 minutash

Edhe sot kryeministri poston video: Dialog!

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 15 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 13 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 15 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 15 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.