Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vëllai i Ali Ahmetit: Edhe pushteti ka gisht në Kumanovë

Intervista E shtunë, 17 Prill 2021 11:51
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Vëllai i Ali Ahmetit, Fekrija ka treguar për "Express" se shtëpia e tyre nuk është sulmuar. Ka thënë gjithashtu se lideri i BDI-së do të rrëfehet të enjten mbrëma për gjithë ngjarjen tragjike që ka ndodhur në lagjen e “Trimave” në Kumanovë. Por ka hedhur dyshime se edhe pushteti mund të ketë gisht në kontraktimin e ngjarjes ku mbetën të vdekur më shumë se 22 persona.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Është raportuar se sot është sulmuar shtëpia e Ali Ahmetit. Cila është e vërteta?

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Para 21 orësh
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

– Nuk ka asgjë të vërtetë. Portalet po shkruajnë dhe po mundohen të përfitojnë nga ngjarjet tragjike të kohëve të fundit. Asgjë s’ka në këtë drejtim. Ne jemi me një oborr. Të gjitha janë shqetësuar me këtë lajm. Shumë miq nga Kosova, Shqipëria e diaspora po telefonojnë dhe po pyesin dhe po ju tregojnë se s’ka asgjë. Të gjitha janë gënjeshtra.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

A keni pasur ndonjë kërcënim pas gjithë këtyre ngjarjeve që kanë ndodhur këtyre ditëve?

– Drejtpërdrejt jo s’ka pasur asnjë kërcënim. Mirëpo, portalet shkruajnë dhe thashetheme po përhapen edhe përmes Facebook’ut. Njerëzit po i shprehin revoltat e çastit. Mirëpo, drejtpërdrejt s’ka kurrfarë kërcënimi. Besoj se ne s’i kemi bërë keq këtij populli që të na kërcënojë. Njerëzit që e kanë humbur rrugën në oborr le ta gjejnë.

Ali Ahmeti s’ka folur gjatë këtyre ditëve. BDI ka lëshuar komunikata. Në fakt, cili është qëndrimi i liderit të BDI’së për ngjarjen që ka ndodhur në Kumanovë?

– Ai, të enjten, në orët e vona, në Alsat, do t’i shpalosë të gjitha ato ngjarje që kanë ndodhur si në Kumanovë dhe më gjerë. Ai do të tregojë në emisionin e këtij televizioni. Aty do të sqarohet e gjitha dhe do të dalë e vërteta në shesh se si ka ndodhur gjithë këto ngjarjet e fundit. Se si njerëzit tanë, shokët tanë janë përfshirë në këto ngjarjet e fundit si në Kumanovë, Gushincë e edhe rastet tjera si hedhja e bombave pranë selisë së BDI’së etj.

 Po, qëndrimi i z. Ahmeti në raport me koalicionin me Kryeministrin Gruevski?

– Është në diskutim e sipër. Nuk mund të them diçka që nuk di e as të tregoj qëndrimet e BDI’së sepse unë jam vetëm një anëtar i kësaj partie. Kryesia e BDI’së do të marrë vendimin në bazë të situatës e cila zhvillohet. Megjithatë, në të ardhmen e afërt do të shihet edhe qëndrimi i prerë i BDI’së.

Qytetarë shqiptarë të Maqedonisë kanë shprehur mllef ndaj BDI’së dhe Ali Ahmetit. Cila është përgjigja juaj edhe si familjar i kryetarit të BDI-së?

– Kishim një rast edhe më herët në Brodec dhe tash ky i fundit në Kumanovë. Duhet ta dimë ne si shqiptarë, për shembull, shkon një Zaev në Kumanovë dhe pritet me duartrokitje dhe pritet si çlirimtar i Kumanovës. Ai është një maqedon, një kryetar i një opozite. Sikur të shkonte në ato çaste Ali Ahmeti, ajo revolta do të ishte më e madhe. Pse? Sepse shokët tonë aty janë vrarë ose janë zënë robër. Thjesht, Ali Ahmeti ka ndikuar të mos ndodhë vrasje e mëtejme e atyre njerëzve sepse ne i njohim. Neve na vjen inati kur i shohim ata njerëz që kanë dhënë kontribut aq të madh për kombin si në Kosovë ashtu edhe në Maqedoni gjatë vitit 2001… T’i shohësh triumfuesit me duart lidhur është e rëndë. Mirëpo, e vërteta do të dalë në shesh. Të mbash një grup të tillë duhen financa, duhet logjistikë. Ne kemi përjetuar luftën e Kosovës, luftën e Preshevës, luftën e Maqedonisë. Populli na i hapi dyert, Diaspora dha kontributet e vyeshme. E kotë ishte një pushkë në mal pa barut.

Shumëkush ngjarjen e Kumanovës po e shohin si montim të pushteti aktual të Gruevskit. Cilat janë informatat e juaja?

– Ky është mendimi im dhe bindje e imja. Të gjitha koordinatat na çojnë në përgjimet dhe normalisht që dikush i ka shfrytëzuar këta njerëz. Ose që kanë pasur për të mbijetuar edhe më tej. Mendimi im është ky: Mund të ketë gisht edhe pushteti në lidhje me disa shqipfolës pa marrë parasysh se mund të jenë në Maqedoni, Kosovë apo Shqipëri. Krejt ky konflikt që përfundojë me një tragjedi të madhe dhe me pasoja të rënda do të sqarohet dhe e vërteta do të dalë në shesh dhe do të shihet e gjitha. 

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 5 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 6 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 6 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 7 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 11 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 9 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 10 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 11 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.