Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 20:22 Rusi-Ukrainë-SHBA, Putin pranon rifillimin e negociatave trepalëshe Presidenti rus, Vladimir Putin ka rënë dakord për rifillimin e negociatave trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës muajin e ardhshëm,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Dorëheqja e PD
  • Masat ndaj kapuçëve
  • Ermal Beqiri
  • Kvaratskhelia
  • Champions League
  • Sulmet ndaj bankave
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Dorëheqja e PD
  • Masat ndaj kapuçëve
  • Ermal Beqiri
  • Kvaratskhelia
  • Champions League
  • Sulmet ndaj bankave
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Wilton: Egoizmi dhe korrupsioni mund ta shkatërrojnë Shqipërinë

Intervista E shtunë, 17 Prill 2021 13:27
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Prezenca e OSBE-së në Tiranë ka qenë shumë aktive me procesin e reformës në drejtësi. Z. Wilton, zëvendës-shefi i këtij misioni mendon se kohëzgjatja e saj nuk është problem; është më mirë të bëhet mirë sesa të bëhet shpejt. “Retorika për reformën nuk duhet të jetë aq histerike sa të mos e bëjë të mundur arsyen,” – thotë ai, duke iu drejtuar palëve dhe rreshton në këtë intervistë disa çështje. Wilton mendon se të gjithë janë përgjegjës për situatën aktuale të drejtësisë në Shqipëri, ndaj të gjithë duhet të marrin përgjegjësi për ndryshime pozitive. “Të gjithë në sistem – politikani, gjyqtari, prokurori, polici, dëshmitari… – duhet të përkushtohen për një funksionim të pakorruptuar të drejtësisë. Sistemi dëmtohet rëndë për sa kohë që cilido në sistem beson se interesi personal i korruptuar është më i rëndësishëm sesa demokracia në Shqipëri,”-thotë ai.

Institucioni juaj ka qenë shumë aktiv sa i përket Reformës në Drejtësi, e jo thjesht me sugjerime, por edhe me këshillime të vazhdueshme dhe madje prononcime të hapura. Si e shikoni procesin e sotëm të reformës në drejtësi, a nuk ju duket se po zgjat shumë?

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Para 12 orësh
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Wilton: Në bashkëpunim me partnerë vendas dhe ndërkombëtarë, ne jemi mbështetës të fortë dhe aktivë të procesit të reformës, i cili po drejtohet nga Kuvendi i Shqipërisë. Ky proces po drejtohet me dinamizëm dhe me përfshirje konstruktive të ekspertizës përkatëse. Kjo është një nismë shumë pozitive dhe e nevojshme dhe ne jemi të angazhuar të bëjmë sa mundemi që ajo të jetë e suksesshme. Më pak shqetësohem për kohëzgjatjen e saj: është shumë më e rëndësishme që të bëhet mirë se sa të bëhet shpejt. Dua të nënvizoj dy pika të rëndësishme. Së pari, reforma e sektorit të drejtësisë përmban më shumë se sa ndryshimin e ligjeve. Shqipëria ka një mjaft bazë të mirë ligjore, por edhe ligjet e përkryera janë të pavlera nëse nuk zbatohen në mënyrë të sinqertë. Një reformë domethënëse në drejtësi nënkupton ndryshime në të gjitha aspektet e standardeve dhe funksioneve të sistemit. Mbi të gjitha, do të thotë të ndryshosh përvojën e qytetarëve shqiptarë të zakonshëm kur përballen me sistemin. Dua gjithashtu të nënvizoj se reforma në drejtësi duhet bazuar jo vetëm te Kuvendi, por dhe te gjykatat e rretheve gjyqësore. Kjo është arsyeja përse puna e Prezencës së OSBE-së me partnerë vendas dhe ndërkombëtarë në nivelin strategjik të reformës kombinohet me punën tonë në të gjitha nivelet, përfshirë nivelin bazë, ku, për shembull, kemi punuar me gjykatës shqiptarë në gjykata pilot për t’i ndihmuar të përmirësojnë efiçencën bazë të gjykimeve të tyre, duke përmirësuar kështu efektshmërinë dhe transparencën e proceseve gjyqësore. Është ide shumë e thjeshtë, por me ndikim të thellë. Së dyti, kushdo që është i interesuar duhet të ketë mundësinë të japë mendimin e tij në këtë proces, përfshirë këtu profesionistët përkatës dhe, patjetër, edhe qytetarët shqiptarë. Jam i lumtur që Prezenca e OSBE-së ka mundur të organizojë disa seanca konsultimi për të ndihmuar këtë proces.

Swiss Digital

Ka një ndarje të madhe të palëve në politikë në Shqipëri, një fakt që ju e kritikoni shpesh. Në këndvështrimin tuaj, ku duhet të jetë trualli i përbashkët nga duhet të nisë kjo reformë?

Wilton: Në çdo demokraci, partitë politike kanë mendime të ndryshme dhe kritikojnë njëra-tjetrën. Një gjë e tillë është normale dhe e shëndetshme: u jep qytetarëve një zgjedhje të vërtetë. Por duhet të ketë angazhim të përbashkët për të punuar për të mirën e vendit, dhe pranim se për disa çështje me interes kombëtar të vërtetë të gjitha partitë politike mund të bien dakord. Dhe kjo do të thotë që retorika nuk duhet të jetë aq histerike sa të bëjë të pamundur diskutimin e arsyeshëm. Duke parë veçanërisht reformën në sektorin e drejtësisë, kam përshtypjen se të gjithë shqiptarët ndiejnë se reforma e sistemit është shumë e nevojshme: nëse qytetarët nuk kanë besim te sistemi i drejtësisë, atëherë ata nuk mund të kenë besim te demokracia dhe vendi nuk mund të funksionojë normalisht. Shpresoj që të ketë mirëkuptim lidhur me parimet e një sistemi drejtësie funksional: pavarësi, paanësi dhe integritet. Shpresoj që të ekzistojë mirëkuptimi që ky proces është themelor për funksionimin e Shqipërisë si demokraci dhe për zhvillimin e mëtejshëm ndërkombëtar të saj, dhe që bërja e gjërave në mënyrën e duhur është më e rëndësishme sesa fitimi i pikëve në nivel politik”.

Ka një perceptim në Shqipëri se reforma sërish po bëhet nga njerëz që janë shkaktarë të kësaj gjendjeje të drejtësisë shqiptare. A mendoni se është i drejtë ky konstatim?

Wilton: Të gjithë janë përgjegjës për situatën aktuale të drejtësisë në Shqipëri dhe kjo e fundit do të reformohet vetëm kur të gjithë të marrin përgjegjësi për ndryshime pozitive. Të gjithë në sistem – politikani, gjyqtari, prokurori, polici, dëshmitari, etj. – duhet të përkushtohen për një funksionim të pakorruptuar të drejtësisë. Sistemi dëmtohet rëndë për sa kohë që cilido në sistem beson se interesi personal i korruptuar është më i rëndësishëm sesa demokracia në Shqipëri.

Cili është këndvështrimi juaj për një reformë cilësore në kushtet e Shqipërisë?

Wilton: Egoizmi dhe korrupsioni mund të shkatërrojnë Shqipërinë. Në çdo proces – nëse po gjykon një çështje gjyqësore, nëse po ju vë notat studentëve, nëse po përpiqesh që të përfundosh një procedurë burokratike, apo thjesht po nget makinën – duhet të besosh që kredibiliteti i vendit dhe funksionimi i duhur i shoqërisë shqiptare janë më të rëndësishme sesa përfitimi i ngushtë personal. Përparimi i vendit varet nga shteti i së drejtës. Me këtë dua të them jo vetëm gjykata të paanshme e të besueshme që lejojnë marrëdhëniet tregtare dhe investimet e mëdha, por një kulturë të shtetit të së drejtës ku merr pjesë çdo qytetar. “Shteti i së drejtës fillon nga ti- nga çdo veprim i secilit qytetar”.

Kjo intervistë është pjesë e një cikli intervistash nga BIRN Albania me ekspertë të përfshirë në procesin e reformës në drejtësi si dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar, që synojnë të nxisin debatin publik mbi reformën.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rusi-Ukrainë-SHBA, Putin pranon rifillimin e negociatave trepalëshe
Para 4 minutash

Rusi-Ukrainë-SHBA, Putin pranon rifillimin e negociatave trepalëshe

PD: 432 protestues të asistuar nga ekipi ynë ligjor, 239 të liruar me vendim gjykate
Para 6 minutash

PD: 432 protestues të asistuar nga ekipi ynë ligjor, 239 të liruar me vendim gjykate

Protesta e sotme paqësore. Thirrja: Nesër ora 9 para parlamentit
Para 28 minutash

Protesta e sotme paqësore. Thirrja: Nesër ora 9 para parlamentit

BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok
Para 35 minutash

BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
20 Tetor 2026, 19:39

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Protesta studentore, vjen dorëheqja e parë
Para 6 orësh

Protesta studentore, vjen dorëheqja e parë

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
20 Tetor 2026, 16:32

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026
Para 11 orësh

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.