Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 16:31 Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI Ushtria gjermane nisi në Lituani testet e para taktike të dronëve kamikazë dhe të softuerit të shënjestrimit me inteligjencë artificiale, në kuadër të stërvitjes…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Xhensila Myrtezaj
  • Erion Veliaj
  • Fier
  • Qafë Thanë
  • Kanabis
  • Jakup Krasniqi
  • Lara Colturi
  • Protesta
Lajmet e fundit
Në trend
  • Xhensila Myrtezaj
  • Erion Veliaj
  • Fier
  • Qafë Thanë
  • Kanabis
  • Jakup Krasniqi
  • Lara Colturi
  • Protesta
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
A do të shmangen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë?

A do të shmangen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë?

Aktualitet
E martë, 7 Prill 2026 09:36
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Albin Kurti takohet me opozitën për të gjetur një zgjidhje kompromisi për çështjen e presidentes/it. Si Kurti dhe kreu i LDK, Abdixhiku duan të shmangin zgjedhje të reja. PDK vendos kushte.

Lideri i partisë në pushtet Vetëvendosja dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka nisur takimet me udhëheqës të partive në opozitë për të gjetur një zgjidhje kompromisi për çështjen e presidentit në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme në Kosovë.

Pas përfundimit të mandatit të presidentes Osmani dhe largimit të saj nga zyra, Kurti të parin që takoi ishte kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Të dy udhëheqësit politikë thanë se synojnë zgjidhje për një emër konsensual për president dhe jo zgjedhje të reja, ndonëse nuk thanë të kenë arritur një dakordim konkret. Kurti u shpreh optimist për, siç tha, “atmosferë konstruktive” në takim me Abdixhikun dhe dashamirësinë për t’i shmangur zgjedhjet, të cilat sipas tij, “nuk mund të prodhojnë rezultat shumë të ndryshëm nga ai i 28 dhjetorit 2025”. “Jemi të përcaktuar që t’i shmangim zgjedhjet e reja, sepse ato nuk do të ishin zgjidhje për numrin prej 80 deputetësh. Është e vështirë që të paramendohet një fushatë zgjedhore ku ne i risjellim platformat dhe programet tona dhe me po të njëjtat zotime kërkojmë sërish votën e të njëjtëve qytetarë për një rezultat që e dimë që nuk mund të jetë shumë ndryshe”, tha Kurti pas takimit mbi dy orësh që zhvilloi me udhëheqësin e LDK-së, Abdixhiku.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kreu i LDK, Abdixhiku, tha se po synohet të arrihet një zgjidhje e përbashkët konsensuale, me këto takime. “Kjo është rruga që duhet ndjekur përpara. Do ta ndjekim këtë rrugë sa herë që mundemi për t’i shmangur zgjedhjet”, tha Abdixhiku, duke rikujtuar se “në proces për president janë dy emra, kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje, dhe LDK-ja e ka pozicionin e vet të qartë se jo të gjitha pozitat shtetërore mund t’i takojnë një partie politike, ky është pozicioni ynë”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kushti i PDK

Nga ana tjetër, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, para se ta takojë Kurtin, ka bërë të qartë se Kurti duhet ta “konkretizojë iniciativën e re për çështjen e presidentit në formë të shkruar”. “Atij i është kërkuar që ta konkretizojë iniciativën e tij të re përmes një letre zyrtare, në mënyrë që të rritet serioziteti në trajtimin e kësaj çështjeje. Pas këtij konkretizimi nga ana e tij, çështja do të shqyrtohet në organet e partisë dhe më pas do të paraqitet qëndrimi përfundimtar i PDK-së”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Mund t'ju interesojë

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Para 1 ore
Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn

Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn

Para 1 ore
Begaj në Ditën e Alfabetit: Gjuha shqipe, themeli i identitetit tonë kombëtar

Begaj në Ditën e Alfabetit: Gjuha shqipe, themeli i identitetit tonë kombëtar

Para 2 orësh

Pas përgjigjes së PDK-së Albin Kurti ka reaguar duke u shprehur, se “qëndrimi i PDK-së nuk lë hapësirë për marrëveshje”. Përpjekja e re e kryeministrit Kurti që të gjejë zgjidhje për çështjen e presidentit vjen pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila ka nxjerrë një afat që nëse deri më 28 prill nuk zgjidhet presidenti i Kosovës, vendi automatikisht shkon në zgjedhje që duhet mbajtur brenda 45 ditëve. Kurti me partnerët aktualë qeverisës ka 66 deputetë, nga 120 sa i ka Parlamenti i Kosovës. Për ta zgjedhur presidentin e ri në dy raundet e para duhen dy të tretat e votave të deputetëve dhe po e njëjta prani në sallë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI
Para 3 minutash

Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI

Të ardhurat e Real Madridit kalojnë 1.2 miliardë euro
Para 33 minutash

Të ardhurat e Real Madridit kalojnë 1.2 miliardë euro

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë
Para 1 ore

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn
Para 1 ore

Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 4 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 4 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

3 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 18 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.