Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 10:36 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 80.6 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Akademiku Rexhep Qosja tregon pse do të votojë Albin Kurtin në zgjedhjet e 9 shkurtit: Ktheu sovranitetin Kosovës

Aktualitet E hënë, 27 Janar 2025 20:42
Akademiku Rexhep Qosja tregon pse do të votojë Albin Kurtin në zgjedhjet e 9 shkurtit: Ktheu sovranitetin Kosovës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shkrimtari dhe akademiku i njohur nga Kosova, Rexhep Qosja tregon disa nga arsyet se përse do të votojë për Albin Kurtin. Për të kryeministri Albin Kurti, i riktheu sovranitetin Kosovës në veriun e saj si dhe e pastroi atë nga grupet kriminale serbe. ”Votimet e shkurtit 2025 do të jenë hera e dytë kur do ta ushtroj këtë të drejtë. Vetëvendosja me Albin Kurtin Kryeministër ia ktheu sovranitetit të Kosovës dhe e pastroi prej krimit të organizuar të serbëve, në bashkëpunim me disa shqiptarë, që ndodhnin atje”, shkruan Rexhep Qosja, duke hapur kështu një debat në Kosovë për këtë deklarim publik të tijin.

Shkrimi i plotë nga akademiku i njohur nga Kosova, Rexhep Qosja

Me 17 dhjetor 2024 prej KQZ-së më erdhi ky mesazh: “Përshëndetje nga KQZ. Qendra jote e votimit është caktuar. Shikoje dhe ndërroje tani nëse nuk të përshtatet…”
Ky mesazh më nxiti ta kujtoj herën e parë dhe të fundit kur e kam ushtruar të drejtën e votimit në Kosovë. Ishte viti 2000. Kosova është bërë shtet i pavarur në sajë të luftës së drejtë, çlirimtare, të lavdishme dhe të Idealit shtetkrijues kombëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pa të cilën nuk do të mund të parashihej as prej intelektualit, politikanit a shtetarit më largpamës se edhe sa kohë, sa shekuj Kosova do të ishte e pushtuar prej Serbisë. Votimet e shkurtit 2025 do të jenë hera e dytë kur do ta ushtroj këtë të drejtë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pse Rexhep Qosja do të votojë në këto zgjedhje në moshën tetëdhjetë e nëntë vjeçare? Do të votoj sepse votimi, sidomos në zgjedhjet e përgjithshme, shtetërore, është obligim shoqëror, kulturor, etik e kombëtar. Do të votoj sepse më kanë nxitur para së gjithash dy të dhëna: e para, ligji që ka miratuar Qeveria me Kryeministër Albin Kurtin për sekuestrimin e pronës, pasurisë së paligjshme, korruptueshëm të fituar, dhe e dyta fushata zgjedhore e opozitës. Është kjo një fushatë zgjedhore e pandodhur, e padëgjuar ndonjëherë në Kosovë. Do të votoj sepse është kjo një fushatë që e shënojnë sasiorisht dhe kuptimisht urrejtje, gënjeshtra, shpifje, e kjo domethënë mungesa elementare e përgjegjësisë etike për veprimin dhe mendimin e pjesëmarrësve në fushatë!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Do të votoj sepse është kjo fushatë e partive që para katër vitesh e bënë të mundshme fitoren e Vetëvendosjes me përqindje që karakterizon Referendumet e jo zgjedhjet politike partiake. Do të votoj sepse është kjo fushatë e subjekteve politike në kohën e pushtetit të të cilëve në Kosovë mbisunduan të këqija shoqërore, politike, pushtetore të papritura.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Para 5 minutash
Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues

Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues

Para 45 minutash
Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra

Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra

Para 50 minutash

Do të votoj sepse ajo ishte koha kur korrupsioni dhe nepotizmi u bënë sëmundje e pashërueshme e njëmendësisë shtetërore; kur të vërtetat u pushtuan prej gënjeshtrave të ndryshme; kur drejtësia u pushtua prej padrejtësisë; kur siguria u kërcënua prej krimeve të ndryshme; kur dinjiteti u cenua prej servilizmit si mjet që servilëve u siguron privilegje të ndryshme; kur paqja u cenua prej dhunës; kur shpresa u cënua prej dëshpërimit.

Do të votoj sepse në kushtet e këtilla u rrezikuan të drejtat e njeriut, barazia e dinjiteteve, shpresat dhe meritat e të papushtetshmëve. Do të votoj sepse shpërfytyrimet e tilla të njëmendësisë politike, shtetërore, shoqërore sollën emigrimin pamatshëm të shtuar sidomos të të rinjve dhe infermierëve e mjekëve dhe bashkatdhetarëve të tjerë pavarësisht prej profesionit.

Do të votoj sepse në kohën e qeverisjes së saj Lëvizja Vetëvendosje me Kryeministër Albin Kurtin bëri betejë politike dhe shtetërore të suksesshme kundër të këqijave të sipërthëna. Dhe kjo betejë i solli përkrahjen e shumicës së qytetarëve, por edhe mosdurimin e disa të tjerëve interesat e të cilëve cenoheshin qoftë edhe sado pak prej saj.
Mosdurimi i tyre ndërkaq frymëzohej prej fitores referendumore të Vetëvendosjes me përqindje të padëgjuar në Evropë në atë kohë.

Do të votoj sepse Veriun e Kosovës të përtej Urës së Ibrit, atë hapësirë shumë të çmuar e të pasur të Kosovës, të sunduar prej serbëve edhe pas luftës çlirimtare të UÇK-së, Vetëvendosja me Albin Kurtin Kryeministër ia ktheu sovranitetit të Kosovës dhe e pastroi prej krimit të organizuar të serbëve, kur e kur të serbëve në bashkëpunim me disa shqiptarë, që ndodhnin atje.

Do të votoj sepse bisedimet me Beogradin Albin Kurti i quan të pashmangshme e të rëndësishme, duke i kushtëzuar me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, sepse sovranitetit të Kosovës Vetëvendosja me Albin Kurtin Kryeministër ia ktheu edhe komunat në të cilat serbët ushtronin pushtet paralel të paligjshëm.

Do të votoj sepse Vetëvendosja me Kryeministër Albin Kurtin, padyshim, e ka ngritur prestigjin vendor dhe ndërkombëtar të politikës së Kosovës. Unë do të votoj në moshën, ja, tetëdhjetë e nëntë vjeçare, për Kosovën demokratike të çliruar prej korrupsionit e të këqijave të tjera të shumta, që cenojnë, e pengojnë demokracinë dhe virtytet kombëtare.

Unë do të votoj për një politikë të dinjitetshme të bazuar në largpamje me përkushtim shoqëror, shpirtëror, kulturor, etik, kombëtar të Kohezionit mes Shqipërisë e Kosovës, mes Diasporës e Atdheut, e cila i kontribuon si duhet e sa duhet cilësorisht e sasiorisht idealit historik atdhetar: Bashkimit të pashmangshëm të Kosovës e Shqipërisë.

Etiketat e lidhura

albin kurtiRexhep Qosja
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë
Para 5 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë
Para 12 minutash

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrë...

Tre vite pa Dwamenën, Egnatia kujton me emocion sulmuesin: Nuk do të të harrojmë kurrë, Rafa!
Para 15 minutash

Tre vite pa Dwamenën, Egnatia kujton me emocion sulmuesin: Nuk do të të harrojmë kurrë, Rafa!

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick
Para 35 minutash

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 12 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 13 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 12 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 14 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.