Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 11:37 Erion Veliaj duhet t’i hapë rrugë Tiranës Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, e parashikuar të mblidhet të shtunën, më 14 nëntor, në Gjirin e Lalzit, duhet të japë përgjigje përtej organizimit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Analistët: Kosova rrezikohet nga zgjedhjet e reja, afatet ligjore nëse s’ka marrëveshje

Kosova E martë, 17 Dhjetor 2019 16:12
Analistët: Kosova rrezikohet nga zgjedhjet e reja, afatet ligjore nëse s’ka marrëveshje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike kanë hyrë në limitet kohore që sa më shpejt të arrijnë marrëveshjen bashkëqeverisëse pas zgjedhjeve të 6 tetorit. Ndonëse kanë mbetur rreth një javë deri tek seanca konstituive, dallimet mes dy partive janë të qarta rreth çështjes së presidentit. Kjo po rrezikon të shpie vendin drejt zgjedhje të reja. Të paktën kështu mendojnë njohësit e Kushtetutës dhe analistët politikë. LDK e cila po negocion themelimin e qeverisë, po insiston në “balancim” të pushtetit, por në anën tjetër shprehin vullnetin e tyre për të arritur sa më parë marrëveshjen me VV-në. Anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti nuk tregon se do të ketë ndonjë takim gjatë ditës, teksa thotë se deri më datën 26 dhjetor do të punojnë që të arrijnë këtë marrëveshje.

“Ne jemi duke insistuar që të arrijmë një marrëveshje për të themeluar sa më parë institucionet e reja. Një marrëveshje që i balancon përgjegjësitë që kanë dy subjektet brenda institucioneve të reja…nuk jam në dijeni që është caktuar ndonjë takim. Ne presim që kurdo që caktohet takimi të ulemi dhe të diskutojmë. Shprehim vullnetin tonë për të arritur një marrëveshje sa më parë. Më 26 dhjetor është seanca, shpresoj që deri atëherë të përafrojmë qëndrimet”, thotë Hoti.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Profesori universitar, Mazllum Baraliu thotë se alternativa e vetme e dy partive fituese të zgjedhjeve 6 tetorit është formimi i Qeverisë. Krahas saj Baraliu jep edhe detaje mbi periudhën kohore kur munden të mbahen zgjedhjet e reja. “E vetmja alternativë e mundur është që këto dy parti të gjejnë zgjidhje këto ditë deri në datën 26 ku mbahet seanca konstituive e legjislaturës së re. Përndryshe në qoftë se 60 ditë prej asaj ditë kur do të mbahet seanca konstituive e kuvendit nuk arrihet që të bëhen institucionet pra të konstituohet Kuvendi dhe qeveria atëherë shkohet në zgjedhje të reja. Shpërbëhet ai kuvend dhe shkohet në zgjedhje të reja. Prandaj nuk kanë as kohë edhe as alternativa të tjera veprimi përveç të kurorëzojnë thirrjen plebishitare të votuesit”, thotë Baraliu.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Njohësi i Kushtetutës i paraqet afatet kohore të mandatarit për kryeministër që të themelojë Qeverinë në rast të konstituimit të Kuvendit të Kosovës. “Nuk mund të konstituohet Kuvendi, nuk janë votat, nuk ka marrëveshje. Duhet të ketë marrëveshje që të kenë këto dy parti të kenë 61 vota për të zgjedhur kryetarin, kryesinë dhe grupet parlamentare. Kjo nuk mund të ndodhë…Atëherë do të duhej 15 ditë pas konstituimit të Kuvendit mandatari për formimin e qeverisë i ka në dispozicion të kthejë përgjigjen presidentit. Pastaj ai mund të thotë se mund të mandatohet dhe mandej të mbahet seanca përkatëse dhe të zgjidhet qeveria. Nëse nuk mundet për herën e parë t’i bëjë 61 deputetë mandatari, këtë rast Albin Kurti i VV-së, atëherë Kushtetuta thotë se mundet edhe një herë të i kthehet mandati për 10 ditë e ardhshme nga ana e presidencës. Në qoftë se edhe tani nuk bëhet janë 40 ditë që të shkohet në zgjedhjet e reja”, thotë ai, shkruan kosovapress.
Të dëmshme, zgjedhjet e reja i konsideron Jetmir Bakija nga Demokracia Plus, i cili thotë se ato nuk mund të japin alternativa të reja. Sipas tij renditja e partive pritët të jenë në këtë në numrat aktual dhe prapë vendi do të gjendet në një situatë të tillë.
Së fundi edhe pas një varg takimesh dy liderët Kurti-Mustafa nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje të formuar qeverinë e re. Derisa ky ngërç mes tyre ka bërë të diskutohen edhe zgjedhjet e reja.

Mund t'ju interesojë

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë

11 Nëntor 2026, 08:21
Konsultimet për Ligjin e Speciales dhe rruga e Kosovës drejt Këshillit të Evropës: njohësit paralajmërojnë se besimi politik mbetet pengesa kryesore

Konsultimet për Ligjin e Speciales dhe rruga e Kosovës drejt Këshillit të Evropës: njoh...

10 Nëntor 2026, 21:33
REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evro...

10 Nëntor 2026, 20:00

Etiketat e lidhura

afatet ligjoreZgjedhjet e reja
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Erion Veliaj duhet t’i hapë rrugë Tiranës
Para 9 minutash

Erion Veliaj duhet t’i hapë rrugë Tiranës

Bilanci i përballjeve Shqipëri-Finlandë, kuqezinjtë synojnë të thyejnë traditën negative
Para 14 minutash

Bilanci i përballjeve Shqipëri-Finlandë, kuqezinjtë synojnë të thyejnë traditën negative

Edhe në Greqi protesta masive të studentëve: qira të larta dhe rritje e papërballueshme e çmimeve
Para 17 minutash

Edhe në Greqi protesta masive të studentëve: qira të larta dhe rritje e papërballueshme e çmimeve

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH
Para 28 minutash

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 14 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 18 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 20 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.