Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
BE-ja e gatshme për masa ndëshkuese ndaj Kosovës dhe Serbisë

BE-ja e gatshme për masa ndëshkuese ndaj Kosovës dhe Serbisë

Kosova
E martë, 27 Qershor 2023 09:04
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, pas takimit të ministrave të Jashtëm në Luksemburg u shpreh të hënën ( 26.06) , se vendet anëtare të BE-së do ishin të gatshme të ndërmerrnin masa si ndaj Kosovës edhe Serbisë nëse nuk shënohet përparim  në shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. Borrell i informoi ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare për situatën në veri të Kosovës dhe bisedimet e ndara të javës së shkuar që kishte me kryeministrin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Vuҫiq.

Borrell:  Duhet të zhvillohen zgjedhjet e reja

Bashkimi Evropian e ka mirëpritur lirimin e tre policëve të  Kosovës, të cilët më 14 qershor u arrestuan nga policia e Serbisë dhe theksoi nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve të reja në veri. “Pajtohemi që zgjedhjet duhet të mbahen. Nuk mund të kemi kryetarë komunash në zyrat që mbrohen nga forcat e NATO-s përgjithmonë, duke u zgjedhur me 2 ose 3 për qind të votuesve. Kjo nuk është një zgjidhje e qëndrueshme. Pra, nëse nuk është e qëndrueshme, duhet të zëvendësohet me zgjidhje të tjera dhe zgjidhja tjetër mund të vijë vetëm nga zgjedhjet e reja dhe kjo është ajo që duhet të bëjnë të dyja palët. Zgjedhje me pjesëmarrjen e serbëve, përndryshe do të jetë e njëjta situatë si sot”, tha Josep Borrell.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Javën e shkuar kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuҫiq ishin në Bruksel, por nuk u takuan me njëri tjetrin. Të dy zhvilluan takime ndarasi me ndërmjetësit evropianë, por nuk u shënua asnjë përparim në dialog, veç zotimit për ulje të tensioneve. Bashkimi Evropian i ka kërkesat e qarta: Nga Kosova kërkohet pezullimi i operacioneve policore në ndërtesat e komunave në veri dhe katër kryetarët e komunave përkohësisht duhet t’i kryejnë detyrat jashtë zyrave komunale. E nga Serbia ndërkaq kërkohet që të sigurojë që protestuesit të largohen nga ndërtesat e komunave njëkohësisht me largimin e policisë së Kosovës. Nëse nuk do të ketë përparim në këto pika, masat ndëshkuese ndaj Kosovës dhe Serbisë, “do të jenë politike dhe financiare”, tha kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Antony Blinken angazhohet për zgjidhjen e situatës në veri

Së fundmi përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare që të ulin tensionet ndëmjet Kosovës dhe Serbisë janë intensifikuar. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, zhvilloi të hënën biseda të ndara telefonike me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuҫiq për tensionet në veri të Kosovës. “Kryeministri Kurti dhe Sekretari Blinken bashkëbiseduan për gjendjen në katër komunat veriore të Kosovës, për zgjedhjet e reja që duhen paraprirë nga sundimi i ligjit, për ekstremistët e dhunshëm që sulmuan ushtarët e KFOR-it, Policinë e Kosovës e gazetarët, për tri nënkryetaret serbë në Leposaviq, Zveçan e veri të Mitrovicës, për konfiskimin e armatimit e municionit të shumtë në një veturë me targa të Beogradit, për nevojën për zbatim të plotë, të sekuencuar drejt e pa kushte të Marrëveshjes Bazike të Brukselit”, thuhet në njoftim.

Mund t'ju interesojë

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

21 Nëntor 2026, 15:07
Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin...

21 Nëntor 2026, 09:37
Kurti kërkon njohjen e Kosovës nga Ukraina, hedh poshtë paralelet me Krimenë

Kurti kërkon njohjen e Kosovës nga Ukraina, hedh poshtë paralelet me Krimenë

21 Nëntor 2026, 09:11

Më herët gjatë ditës së hënë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq njoftoi për bisedën telefonike që kishte zhvilluar me sekretarin Blinken dhe insistimin për qetësimin e situatës në veri të Kosovës. “I thashë sekretarit Blinken, se Serbia sillet seriozisht dhe në mënyrë të përgjegjshme, por njësitë speciale të Policisë së Kosovës po arrestojnë çdo ditë pjesëtarët e komunitetit serb në mënyrë krejtësisht arbitrare dhe kërkova lirimin e të gjithë serbëve të arrestuar”, shkroi Vuçiq në Instagram. Vuçiq thotë se gjatë bisedës me Blinkenin ka theksuar se “dorëheqja e katër kryetarëve të rinj shqiptarë në komunat në veri të Kosovës dhe tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga ndërtesat komunale janë të një rëndësie kyçe për të ulur tensionet në këtë pjesë”.

Tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u thelluan në fund të muajit të shkuar, ku grupe qytetarësh serbë po vazhdojnë të kundërshtojnë vendosjen në zyrat komunale të kryetarëve shqiptarë. Për pasojë pati përleshje edhe me trupat e KFOR-it. NATO-ja shtoi prezencën e tyre në Kosovë edhe më rreth 700 ushtarë, të gatshëm për të mbajtur situatën nën kontroll./DW/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 41 minutash

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 1 ore

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 1 ore

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 1 ore

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 11 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 11 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
21 Nëntor 2026, 22:24

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.