Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Besian Mustafa kandidon për kryetar: LDK-ja do të shkëlqejë përsëri

Kosova E mërkurë, 10 Mars 2021 16:44
Besian Mustafa kandidon për kryetar: LDK-ja do të shkëlqejë përsëri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministri në detyrë i Bujqësisë, si dhe anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka deklaruar se do të kandidojë për kryetar të partisë LDK. Këtë Mustafa e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkruan se LDK-ja ka humbur shkëlqimin në 15 vitet e fundit, por do të shkëlqejë sërish, ndërsa u uron sukses edhe kundërshtarëve të tij. “Do të sigurohem që LDK do të ketë debat, diskutim dhe bashkëbisedim të hapur e të gjatë me secilin dashamir, votues e ish-votues dhe anëtar e ish-anëtar ku së bashku do të ndërtojmë unitetin dhe komunikimin tonë të vazhdueshëm”, shkruan ndër të tjerë Mustafa.

Postimi i plotë

Të gjithë kemi përgjegjësi për Kosovën dhe LDK-në. Do kandidoj për kryetar të LDK-së më 14 mars. Kandidat vetëm dhe vetëm në kuti, pa matematika. Këto 15 vjet, që kulmuan me debaklin e 14 shkurtit, LDK ka humbur shkëlqimin dhe madhështinë e saj. Është koha t’ia kthejmë. Me rrënjët thellë në truallin e LDK-së dhe me fytyrën kah dielli i të ardhmes.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Siç është bërë tanimë zakon në partinë tonë edhe këtu pres të ndërtohen e thellohen konspiracione “ky është i atij grupit” ose “i atij klanit” ose “i atij filanit.” Unë jam Besiani. Biologjikisht jam i Xhemailit. Politikisht, i LDK-së. Ideologjikisht, i themeleve të 1989-ës. Këto ndarja e grupe, qofshin reale apo fiktive, s’na bëjnë nder e s’kanë vend në LDK.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

LDK-ja ka nevojë për reformim, por jo për denigrim. Duke u shprehur mirënjohjet më të larta e më të thella për kontributin shumëvjeçar gjithsecilit vendimmarrës të deritanishëm të LDK-së, tani gjithsecili e ka të qartë që udhëheqja e LDK-së duhet t’i kalojë gjeneratës së re politike, jo në kuptimin e moshës, por në kuptimin e ideve, mendimeve dhe veprimeve që përkojnë me rrethanat politike të 10 viteve të ardhshme.

Mund t'ju interesojë

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë

Para 16 orësh
Konsultimet për Ligjin e Speciales dhe rruga e Kosovës drejt Këshillit të Evropës: njohësit paralajmërojnë se besimi politik mbetet pengesa kryesore

Konsultimet për Ligjin e Speciales dhe rruga e Kosovës drejt Këshillit të Evropës: njoh...

10 Nëntor 2026, 21:33
REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evro...

10 Nëntor 2026, 20:00

Tradita e këtyre 15 viteve të fundit e denigrimit të kolegëve dhe ish kolegëve të partisë, duhet dhe do të përfundojë. Natyrisht, vendimmarrja nga 15 marsi do të kalojë tek një ekip tërësisht i ri, plot energji e vizion, që do të ketë qëllim primar nxjerrjen e LDK-së nga kjo situatë e rëndë dhe fillimin e reformave të thella në parti. Ky ekip do të diskutojë hapur, pa grupe e xhepa, secilën temë dhe do të nxjerrë vendimet më të mira për LDK-në dhe Kosovën, jo për individë e grupe.

Do të sigurohem që LDK do të ketë debat, diskutim dhe bashkëbisedim të hapur e të gjatë me secilin dashamir, votues e ish-votues dhe anëtar e ish-anëtar ku së bashku do të ndërtojmë unitetin dhe komunikimin tonë të vazhdueshëm. LDK-ja do të shkëlqejë përsëri! Kolegëve kandidatë ju uroj sukses. Fituesi duhet dhe do ta ketë gjithsecilin anëtarë të LDK-së në shërbimin e tij për ta riforcuar partinë. Na priftë e mbara! Zoti e bekoftë LDK-në! Zoti e bekoftë Kosovën!

Etiketat e lidhura

Besian Mustafa
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 2 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 2 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 3 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 3 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 9 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 7 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 4 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 9 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.