Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 10 Nëntor 2026, 06:07 Franca akuzon Iranin për sulm kibernetik masiv ndaj supermarketeve Franca ka akuzuar Iranin se qëndron pas një sulmi masiv kibernetik ndaj frigoriferëve dhe kabineteve ftohëse të supermarketeve, një akt që ministri i saj…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Reforma zgjedhore
  • Veliaj
  • Zoja vs Anjeza
  • Rama në Paris
  • Kikia vs Hoxha
  • Berisha vs AMA
  • Gjobat e protestës
  • Kandidatura në Tiranë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Reforma zgjedhore
  • Veliaj
  • Zoja vs Anjeza
  • Rama në Paris
  • Kikia vs Hoxha
  • Berisha vs AMA
  • Gjobat e protestës
  • Kandidatura në Tiranë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Çfarë fiton Kosova nga Bordi i Paqes për Gazën?

Kosova E enjte, 22 Janar 2026 20:23
Çfarë fiton Kosova nga Bordi i Paqes për Gazën?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pjesëmarrja e Kosovës si vend themelues në Bordin e Paqes për Gazën, mekanizëm i iniciuar nga presidenti amerikan Donald Trump, po shihet si një mundësi e mirë për forcim të pozitës ndërkombëtare të vendit, si dhe për lobim diplomatik te vendet mosnjohëse.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ishte njëra nga 19 udhëheqësit botërorë që nënshkruan themelimin e këtij bordi të enjten e 22 janarit ne Davos të Zvicrës, i cili synon rindërtimin e Gazës pas luftës dyvjeçare shkatërruese. Në këtë iniciativë multilaterale janë përfshirë shtete nga rajone të ndryshme të botës, mes tyre edhe shtatë vende mosnjohëse të Kosovës, si Argjentina, Azerbajxhani, Indonezia, Pakistani, Mongolia dhe Uzbekistani.

Ish-diplomatja Alma Lama e vlerëson pjesëmarrjen e Kosovës si pozitive, por shpreh rezerva lidhur me qartësinë dhe rezultatet konkrete të kësaj iniciative.
Megjithatë, Lama thekson se vlera kryesore e këtij forumi për Kosovën qëndron në mundësinë për të kontaktuar drejtpërdrejt me liderë të shteteve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e saj. Ajo konsideron se kjo platformë mund të shfrytëzohet për të kërkuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në mënyrë që ato të ushtrojnë ndikim te aleatët e tyre për njohje të reja të Kosovës. Edhe ish-diplomati Albert Prenkaj e sheh pjesëmarrjen e Kosovës në këtë platformë si të rëndësishme, veçanërisht për shkak të afërsisë me SHBA-në. Sipas tij, Bordi i Paqes, ashtu siç është prezantuar nga presidenti Trump, mund të sfidojë edhe rolin tradicional të Kombeve të Bashkuara.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Prenkaj thekson se synimi afatgjatë i Kosovës mbetet rritja e numrit të njohjeve ndërkombëtare, në mënyrë që të arrijë një numër kritik shtetesh që do t’i hapte rrugë aplikimit për anëtarësim në OKB. Në këtë kontekst, sipas tij, afrimi apo rikthimi më i fuqishëm i Kosovës në orbitën e SHBA-së shihet si zhvillim pozitiv.
Përveç lobimit diplomatik, Lama vlerëson se Kosova mund të kontribuojë edhe me përvojën e saj në procesin e shtet-ndërtimit dhe menaxhimit të periudhës së pasluftës. Ajo përmend përvojën me administrimin ndërkombëtar të UNMIK-ut si një shembull që mund të shërbejë për vende të tjera që dalin nga konflikti, nëse një kontribut i tillë i kërkohet Kosovës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në ceremoninë e themelimit të Bordit të Paqes në Davos të Zvicrës, morën pjesë udhëheqës nga gjithsej 20 shtete, të cilat janë pajtuar t’i bashkohen kësaj nisme. Në ceremoni morën pjesë udhëheqës nga Kosova, Bahrejni, Argjentina, Armenia, Azerbajxhani, Belgjika, Bullgaria, Egjipti, Hungaria, Indonezia, Jordania, Kazakistani, Mongolia, Pakistani, Paraguai, Katari, Arabia Saudite, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Uzbekistani. Që të gjitha këto shtete janë pajtuar që t’i bashkohen Bordit të Paqes. Bordi i Paqes është një mekanizëm ndërkombëtar, i parashikuar në një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në nëntor 2025, që synon të mbikëqyrë administrimin e përkohshëm të Gazës dhe rindërtimin e institucioneve civile./KosovaPress/

Mund t'ju interesojë

Plakolli dyshon për marrëveshje të fshehtë mes Abdixhikut dhe VV-së: Po i takon njerëzit që mbështesin koalicionin me Pecin

Plakolli dyshon për marrëveshje të fshehtë mes Abdixhikut dhe VV-së: Po i takon njerëzi...

Para 10 orësh
Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!

Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!

Para 12 orësh
Greva për paga lë vendin pa transport hekurudhor

Greva për paga lë vendin pa transport hekurudhor

Para 12 orësh

Etiketat e lidhura

''Bordi i Paqes''
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Franca akuzon Iranin për sulm kibernetik masiv ndaj supermarketeve
Para 16 minutash

Franca akuzon Iranin për sulm kibernetik masiv ndaj supermarketeve

Kritikët akuzojnë Trump Media për abuzim me zyrën presidenciale për përfitim personal
Para 18 minutash

Kritikët akuzojnë Trump Media për abuzim me zyrën presidenciale për përfitim personal

JUVENTUS – Spalletti, një start i vështirë: A mundet Juventusi të rikthehet?
Para 20 minutash

JUVENTUS – Spalletti, një start i vështirë: A mundet Juventusi të rikthehet?

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.5 lekë
Para 22 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.5 lekë

Më të lexuarat

1 Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!
Para 14 orësh

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!

2 Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë
Para 11 orësh

Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë

3 Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!
Para 12 orësh

Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!

4 Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike
Para 7 orësh

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.