Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 11:48 Yamal dëmtohet dhe humbjet ndeshjen e Championsit ndaj Sabah Barcelona ka marrë një vendim për të mos rrezikuar me Lamine Yamal. Talenti spanjoll ka shfaqur shqetësime në kyçin e djathtë të këmbës dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dosje të Gjykatës Speciale në duar të veteranëve të UÇK-së?

Aktualitet E enjte, 10 Shtator 2020 10:35
Dosje të Gjykatës Speciale në duar të veteranëve të UÇK-së?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga DW-

Çfarë ka ndodhur me dosjet speciale? Veteranët e ish-UÇK-së pretendojnë se mijëra dosje të Gjykatës Speciale dikush i la në pako, para dyerve të zyrave të tyre. Më pas ato u morën nga hetuesit e Gjykatës Speciale.    

Pristina, Kosovo (DW/I. Đerković)

Mbi katër mijë dosje të Gjykatës Speciale u lanë para derës së selisë së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të hënën e kësaj jave, nga një person siç thuhet anonim. Në këto dokumente janë edhe emrat dhe adresat e dëshmitarëve dhe personave të tjerë edhe nga Serbia, me të cilët kanë bashkëpunuar hetuesit e Gjykatës Speciale. Kështu të paktën pretendojnë drejtuesit e OVL të UÇK-së, në një konferencë për medie. Përmbajtja e këtyre dokumentave të pretenduara është e panjohur dhe nuk dihet ende nëse ato janë origjinale.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Zyrtarët e OVL të UÇK-së publikuan edhe pamje të videove, ku shihet një person i maskuar që lë para derës së tyre një pako brenda së cilës ishin dosjet. Vetëm një ditë më pas, hetues të Gjykatës Speciale vizituan zyrat e veteranëve dhe sipas kryetarit të kësaj organizate Hyseni Gucati, ata u dorëzuan hetuesve kopjet e dosjeve të Gjykatës Speciale. Zyrtarë nga Dhomat e Specializuara dhe nga zyra e Prokurorit të Specializuar nuk pranuan të komentojnë lidhur me dosjet, sikundër nuk konfirmuan nëse i morën të gjitha dosjet nga zyrat e OVL të UÇK-së.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Rrezik për dëshmitarët

Kosovo Straßenszene in Pristina (DW/B. Shehu)

Përfaqësues të organizatave që merren me të drejtat e njeriut, thonë se me publikimin e njoftimit nga OVL e UÇK-së që ata posedojnë dosje të klasifikuara, dëshmitarët potencialë të proceseve gjyqësore ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mund të ndjehen të frikësuar. Kështu tha për mediet lokale Bekim Blakaj, drejtues i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë. Sipas tij, vet mënyra se si u prezantuan këto dokumente nga zyrtarët e OVL të UÇK-së, u la të kuptohet se “qëllimi kryesor është të frikësohen dëshmitarët”. “Nga konferenca për medie theksi u vendos më shumë në dëshmitarë që t’ua bëjnë me dije se e dinë se kush janë ata dhe se i dinë edhe adresat e tyre. Po besoj se ishte një mënyrë për t’i frikësuar dëshmitarët, por gjithsesi për të komprometuar dhe për t‘ia ulur edhe më shumë imazhin në Kosovë, Dhomave të Specializuara”, thotë Bekim Blakaj.

Mund t'ju interesojë

U shkarkua nga Veliaj si drejtore e kopshteve, reagon Zhaneta Beqiri

U shkarkua nga Veliaj si drejtore e kopshteve, reagon Zhaneta Beqiri

Para 13 minutash
E ardhmja e KFOR-it, Gjermania konfirmon koordinim me SHBA-në

E ardhmja e KFOR-it, Gjermania konfirmon koordinim me SHBA-në

Para 47 minutash
Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura

Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura

Para 1 ore

Rasti të ndiqet penalisht

Kurse një njohës i çështjeve të drejtësisë, Betim Musliu, thotë se kjo çështje duhet hetuar shumë seriozisht dhe nëse konfirmohet se dosjet e lëna në zyrat e OVL të UÇK-së, janë dokumente zyrtare të Gjykatës Speciale, atëherë, personat përgjegjës duhen ndjekur penalisht. “Është e papranueshme, sidomos për faktin se po ndodh në kohën kur kjo gjykatë është duke zhvilluar procedura, ka aktakuza të publikuara nga prokuroria, të cilat është duke i shqyrtuar dhe kjo në vetvete përbën një rrezik dhe përbën një tendencë për të komprometuar në tërësi punën e Gjykatës Speciale”, thotë Betim Musliu.

Den Haag Anklage Hashim Thaci Präsident Kosovo (DW/A. Bajrami)Me 24 qershor Zyra e Prokurorit të Specializuar paraqiti një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, kundër presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë. Prokuroria Speciale e “akuzon”, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, si përgjegjës “për 100 vrasje të paligjshme” dhe krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë “qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”. Kjo aktakuzë duhet të shqyrtohet “të konfirmohet apo hidhet poshtë”, nga gjyqtari i procedurës paraprake, francezi Nikola Giju. Nëse aktakuza kofirmohet, atëherë presidenti Thaçi, ka deklaruar se ai do të japë dorëheqje nga posti i presidentit.

Arsyet e vendosjes së Gjykatës në Hagë

Gjykata Speciale e ka selinë e saj në Hagë dhe i tërë stafi i saj është ndërkombëtar, ndonëse ajo funksionon në bazë të ligjeve të Kosovës. Arsyeja se pse kjo gjykatë gjendet në Hagë, është pikërisht fakti që nëse do ishte e vendosur në Kosovë, sipas zyrtarëve ndërkombëtarë, “mund të kishte frikësim të dëshimtarëve”, u tha në vitin 2016 në një komunikatë për medie të qeverisë së Holandës. E gjithë kjo “merr parasysh se bëhet fjalë për çështje të ndjeshme dhe për faktin se disa nga të dyshuarit, në pjesë të caktuara të shoqërisë kosovare, mund të konsiderohen si luftëtarë të lirisë”, thuhej në komunikatë.

Gjykata Speciale u themelua në vitin 2015 me këmbënguljen e bashkësisë ndërkombëtare, ku Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet kushtetuese për këtë Gjykatë. Ideja për themelimin e Gjykatës, pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Martty, për përfshirjen e ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krime të luftës dhe të pasluftës në Kosovë. Që nga viti 2019, mbi 200 ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë marrë në pyetje si të dyshuar dhe dëshmitarë nga prokurorët e Prokurorisë së Specializuar. Në mesin e të intervistuarve nga Prokuroria Speciale si i dyshuar për krime lufte ishte edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Yamal dëmtohet dhe humbjet ndeshjen e Championsit ndaj Sabah
Tani

Yamal dëmtohet dhe humbjet ndeshjen e Championsit ndaj Sabah

U shkarkua nga Veliaj si drejtore e kopshteve, reagon Zhaneta Beqiri
Para 13 minutash

U shkarkua nga Veliaj si drejtore e kopshteve, reagon Zhaneta Beqiri

GTA 6 thyen rekordet e shitjes, Vance dhe qeveria Trump tallen në rrjet
Para 18 minutash

GTA 6 thyen rekordet e shitjes, Vance dhe qeveria Trump tallen në rrjet

Plarent Ndreca i drejtohet Ramës: Çfarë shkelje kam bërë që më përjashtove?
Para 23 minutash

Plarent Ndreca i drejtohet Ramës: Çfarë shkelje kam bërë që më përjashtove?

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 16 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 23 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.