Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 08:39 Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime? Më 13 nëntor, Kuvendi i Kosovës pritet të votojë për të njëjtin ligj që presidentja Justina Shiroka Pula ia ktheu për rishqyrtim në tetor.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

DW: Pse serbët pranuan të futen në qeverinë Kurti?

Kosova E mërkurë, 5 Shkurt 2020 09:09
DW: Pse serbët pranuan të futen në qeverinë Kurti?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Deutsche Welle

Albin Kurti mori zyrtarisht tanimë postin e kryeministrit të Kosovës, pas më shumë se 15 vitesh në opozitë. Por sfidat e qeverisë së re do të jenë të mëdha. Në qeveri ka dhe dy ministra serbë.

Kurti ka shkelur në fillim të mandatit të paktën dy premtime – qeveria ka 15 e jo 12 ministri, ndërsa në kabinetin qeveritar ka dy ministra të Listës Serbe dhe jo asnjë. Premtimi i parë është shkelur për shkak të koalicionit me LDK, ndërsa motivi për shkeljen e premtimit të dytë, siç thonë bashkëbiseduesit e Deutsche Welles, ka të bëjë me shkaqe të tjera.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Përballja me realitetin

„Nuk më befason zgjedhja e dy serbëve në kabinetin qeveritar nga Lista Serbe, sepse Kurti kërkon legalitet dhe legjitimitet të kabinetit qeveritar, për të promovuar edhe Kushtetutën e Kosovës”, thotë për DW, kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve në Kosovë dhe ish-deputetja, Rada Trajkoviq. Ajo mendon se viktima më e madhe e këtij vendimi do të jetë demokratizimi i bashkësisë etnike serbe në Kosovë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Jeta Loshaj nga Këshilli për Qeverisje Përfshirëse thotë, se Kurti ka dhënë shumë premtime, por tani po përballet me realitetin politik. „E ka kuptuar se Kushtetuta e obligon që në qeveri të ketë përfaqësuesit e Listës, si subjekti, i cili ka fituar më së shumti vota në zgjedhje. Në këtë mënyrë Kurti ka treguar pjekuri politike dhe respekton Kushtetuën”, thotë Loshaj për DW.

Mund t'ju interesojë

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Para 4 minutash
Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me Kosovën

Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me...

Para 10 orësh
Ligji për Specialen nesër në Kuvend, zyra e BE: Shqetësime serioze për detyrimet ndërkombëtare të Kosovës

Ligji për Specialen nesër në Kuvend, zyra e BE: Shqetësime serioze për detyrimet ndërko...

Para 13 orësh

Dialogu me serbët

Dialogu me Serbinë, sipas parimit të reciprocitetit deri në njohjen e Kosovës si shtet, ngritja e aktakuzës ndaj Serbisë për krime, futja e obligimit të shërbimit ushtarak…. janë vetëm disa nga premtimet e Kurtit që janë në kundërshtim me qëndrimet e përfaqësuesve të serbëve në kabinetin qeveritar. Por Trajkoviq mendon se ministrat serbë nuk do të mund të pengojnë planet e Kurtit. Pengesë shumë më e madhe do të jetë opozita e krahut të luftës, e cila në ditën e zgjedhjes së qeverisë është dëshmuar si shumë e ashpër në kritika.

„Kurti me zgjedhjen e dy ministrave serbë lehtëson pozitën e vet. Ata nuk do të paraqesin asnjë problem për realizimin e premtimeve të dhëna. Ministrat serbë kanë në krye të organizatës së tyre politike një njeri, i cili ikën nga drejtësia, ndaj veprimi i tyre shkon në shërbim të fshehjes së vërtetës në lidhje me procesin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, për shkak të së cilit ata mund të humbin kredibilitetin në tërësi“, shton Trajkoviç.

Ndërsa Loshaj e sheh futjen e ministrave serbë në kabinetin Kurti si një shenjë të pragmatizmit të kryeministrit të ri, por edhe si shenjë e vendosmërisë së Kurtit për fillimin e një dialogu të brendshëm me serbët e Kosovës.

Vuçiçi do të pajtohet

Votimit për kabinetin e qeverisë Kurti i ka paraprirë një debat shumë i gjatë për ofendimet e Kurtit në llogari të serbëve, duke i quajtur ata edhe “çetnikë”, apo koalicion me “Vuçiqin dhe Radoçiqin”, nënkryetarin e Listës Serbe, për të cilin autoritetet e Kosovës thonë, se ka lidhje me vrasjen e Ivanoviçit.

Trajkoviq mendon se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk është tepër i interesuar t’i kundërvihet politikës së Kurtit. „Presidenti i Serbisë Vuçiq do të kërkojë alibi për pranimin e shumë synimeve të Kurtit, pasi ka pranuar të ketë dy ministra në qeveri. Çdo ditë shohim një lloj kriminalizimi në logjistikën e shtetit dhe afera të shumta të shtetit të Serbisë dhe familjes së Vuçiqit“, thotë Trajkoviq, duke shtuar se serbët e Kosovës do të jenë sërish një “monedhë për kusur”, për politikën e Serbisë.

Vuçiç nderon Oliver Ivanoviqin

Redaktori i Radio Gorazhdevac, Dimitrijeviq, mendon se “Lista Serbe kësaj radhe nuk do të ketë pushtet aq të madh, sepse qeveria e tanishme nuk varet nga votat e saj”. Dimitrijeviq mendon se ministrat dhe deputetët serbë nuk do të përpiqen të pengojnë shumë punën e qeverisë. Ndërsa faktin që deputetët serbë kanë abstinuar dhe nuk e kanë votuar kabinetin e ri qeveritar, Loshaj e sheh si një pjesë të taktikës së veprimit. Deputetët serbë do të përpiqen të mbrojnë interesat e tyre, por në radhë të parë agjendën e përcaktuar nga Beogradi.

Etiketat e lidhura

qeveria Kurtiserbet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?
Para 4 minutash

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”
Para 40 minutash

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe
Para 42 minutash

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 9 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 14 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 9 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 17 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.