Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:39 Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave Parisi ka zgjatur një shtetrrethim të pjesshëm, duke kufizuar lëvizjen në disa pjesë të qytetit deri të hënën, ndërsa Marseja dhe Lioni kanë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Edhe Plisi (qeleshja) “na doli” i serbëve?

Kosova E diel, 27 Shtator 2020 12:34
Edhe Plisi (qeleshja) “na doli” i serbëve?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Fahri Xharra-

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Rruga e nisur ishte ajo e duhura dhe ishte vërtetë evolutive, por pa ditur se ç’bëjmë dhe si t’ia bëjmë, ajo ka mbetur në vend, dhe kështu po shkojmë drejt një involucioni rraskapitës dhe vetëasgjesues. Ne duhej të ndërtonim në themel të fortë, në shkëmb, që të qëndrojë e të mos vijë uji e ta na merrë. Ose drurin që nuk e kemi mbjellur vetë, lehtë do të na e shkulin me rrënjë”.
Këto fjalë ishin si hyrje për politikën, gjuhën, historinë dhe ardhmërinë tonë që si duket është duke u shkulur me rrënjë.
Heshtja e jonë kolektive, dhe mashtrim që na u bë si duket do të jenë vetëasgjësues, një vetëshkatërrim që as që po e vërejmë, por ai po e gërryen me rrënjë çdo gjë shqiptare.

Mund t'ju interesojë

Presidentja e Kosovës kthen në rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

Presidentja e Kosovës kthen në rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

Para 13 orësh
REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

Para 14 orësh
Përparim Rama shpall kandidaturën për kreun e LDK-së

Përparim Rama shpall kandidaturën për kreun e LDK-së

Para 15 orësh

Ju kujtohet lahuta shkoi në Serbi, çiftelia shkoi në Iran,
“Eposi i kreshnikëve” u varros në heshtjen tonë. Radhën e kanë xhubleta dhe tani edhe plisi.
Kur lexova në shkrimet serbe se plisi na qenka “gjithë- ballkanik”, apo më saktë na qenka “serbo-pellazg”, rashë në dy gjunj duke mos ditur të gjej fajtorin e kësaj “humbjeje”. Interesante qenka jeta dhe historia e saj, plisin që as “grekët” e as romakët nuk u munduan ta bënin të vetin, madje as turku gjatë gjashtëqindvjetëshit mbi ne, tani ia “arrijnë” serbët!
“Lueje shqiptar kryet e bullit”, nëse mundesh! Shkrimi që më ka goditur më së shumti dhe që është më “bindësi” për botën e pa informuar, për botën dashakeqe është: “ЧЕЧЕ – СТАРОБАЛКАНСКА БЕЛА ВУНЕНА КАПА” (Plisi- kapuç i vjetër ballkanik nga leshi i bardhë), i shkruar nga Milosh Nikolajeviq.
E mendova se si t’i përgjigjem këtij i ashtuquajtur “njeri i civilizuar” duke e ditur që përveç lexuesit tim besnik, askush tjetër nga qarqet e larta institucionale nuk do e hapë gojë, jo të më shprehin fjalë miradije për mua, por të dalin me komente dhe shkrime akademike dhe t’i botojnë në të gjithë gjuhët e njohura të Europës për ta hedhur teorinë serbe të përvetësimit të një gjëje, e cila nuk është e tyre, por që heshtja është aprovim, pajtim, atëherë plisi i shenjtë mbetet serb.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ilirët e lashtë mbanin plis
“Të gjithë e njohim kapuqin e bardhë shqiptar – Keqe, e dimë që është pjesë e traditës dhe e kulturës së popullit shqiptar,- e fillon shkrimin autori serb,- e dimë gjithashtu për fotografitë e shqiptarëve, ballistëve dhe kaçakëve, të cilët nëpërmjet ushtrive pushtuese i mbysin serbët në Kosovë e Metohi”,- e vazhdon studjuesi me vaj dhe dhembshuri shkrimin e tij. Duke u nisur nga kjo duhen të bëhen shumë hulumtime për shqiptarët dhe Shqipërinë, kulturën e tyre, traditat, folklorin e posaçërisht veshjet popullore, të cilat janë vjedhura nga ne”.

Si guxon ky njeri të shkruajë në këtë mënyrë, duke e ditur se absolutisht gënjen? Por, e ka një bazë; sa përqind të pleqve sot e mbajnë plisin dhe në vend të tij atë të haxhillykit?

Shkrimi nuk mbaron me kaq, por ai e vazhdon: “Me argumente të shkruara si dhe me foto-argumente do iu tregojmë që kapuçi i bardhë tradicional që njihet si Keqe (plis fxh) nuk është shqiptar, por pasuri kulturore shumë e lashtë paraserbe-pellazgjike, e cila nga mosdituria, mosnjohja e së vërtetës është errësuar dhe harruar edhe nga serbët”.

Pra, plisi po i qet’ pellazgët në dritë (pellazgët që mohohen nga akademitë i thënçin shqiptare), por si trashëgimi serbe.

Gjakovë, 26.09.20 * Fotografia kryesore i takon Odiseut me plis, teksa vret Polifemin

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 30 minutash

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 31 minutash

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?
Para 33 minutash

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit
Para 34 minutash

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 10 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 13 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 14 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 12 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.