Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ekspertët ndërkombëtarë skeptik për marrëveshjen e Washingtonit: Vendimi për ambasadat në Jerusalem i gabuar

Aktualitet E mërkurë, 9 Shtator 2020 21:24
Ekspertët ndërkombëtarë skeptik për marrëveshjen e Washingtonit: Vendimi për ambasadat në Jerusalem i gabuar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Profesori nga Oxfordi, Richard Caplan, thekson se në politikë gjithçka është e mundur, por njohja e shtetit të Kosovës nga Serbia do i kalonte pritjet. Ai e ka cilësuar si gabim vendimin e Kosovës dhe Serbisë, për ta njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.

“Në politikë pothuajse gjithçka është e mundur. Sidoqoftë, njohja serbe brenda një viti do të tejkalonte pritjet e mia. Vendimi i Kosovës (dhe Serbisë) për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit është i gabuar nga dy këndvështrime. Së pari, ai shkel ligjin ndërkombëtar për sa kohë që Jeruzalemi është territor i okupuar nga Izraeli në luftën e vitit 1967, dhe është aneksuar në mënyrë të paligjshme. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka dënuar aneksimin e Jeruzalemit nga Izraeli dhe e ka shpallur atë si shkelje të ligjit ndërkombëtar. Njohja e Jeruzalemit si kryeqyteti i Izraelit i jep legjitimitet këtij akti të paligjshëm. Së dyti, asnjë shtet anëtar i BE nuk e ka njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit, gjë që i vë Kosovën dhe Serbinë në një pozitë të pafavorshme, e të cilat aspirojnë të bashkohen me Bashkimin Evropian”, thotë Caplan.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Rreth çështjes së Kosovës, njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare nuk sheh koordinim të plotë mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “SHBA dhe BE duket nuk po koordinojnë qëndrimet rreth çështjes së Kosovës, gjë që është për të ardhur keq. Nuk duket se ka ndryshime të mëdha në qëllimet strategjike të amerikanëve dhe evropianëve. Ajo që është interesante dhe e rëndësishme është se SHBA dhe BE i kanë dhënë një impuls të përtërirë përpjekjeve diplomatike për të përmirësuar marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës”, tha më tej Caplan.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nga ana tjetër, eksperti amerikan, Daniel Serwer nuk e sheh te mundur që Presidenti serb, Aleksander Vuciq ta njoh pavarësinë e Kosovës në një të ardhme të afërt, përkundër që liderët institucional të Kosovës, e kanë paralajmëruar njohjen reciproke mes dyja vendeve. “Kryeministri i Kosovës e di më mirë se unë se çfarë do të ndodhë, por shoh pak shenja që Presidenti Vuçiq po bëhet gati të njohë Kosovën. Një vit nga tani Vuçiç do të hyjë në një periudhë parazgjedhore, e cila do ta bëjë atë më të vështirë. Por, sigurisht që shpresoj se ato që thotë Kryeministri janë të vërteta”, tha Serwer.

Mund t'ju interesojë

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Para 2 orësh
Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 2 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 3 orësh

Për më tepër, Serwer e ka cilësuar si veprim të gabuar zhvendosjen e ambasadës së Kosovës ne Jeruzalem, e sa i përket marrëveshjes për “normalizim ekonomik”, ai thotë se Adminstrata Amerikane, dëshiron ta shes si sukses këtë marrëveshje ne prag te zgjedhjeve.

”Unë mendoj se është një gabim të gjykosh paraprakisht rezultatin e negociatave të statusit përfundimtar midis Izraelit dhe Palestinës, edhe nëse jam i bindur edhe Jeruzalemi Perëndimor dhe pjesa më e madhe e Qytetit të Vjetër do të mbetet në Izrael si kryeqyteti i tij. Departamenti i Shtetit pretendon se ata po bashkëpunojnë mirë. Unë nuk jam duke parë atë. Po shoh një Administratë Amerikane që po bën gjithçka mundet për të ndihmuar Presidentin Trump të rizgjidhet, pavarësisht nga implikimet për Kosovën, Serbinë dhe Bashkimin Evropian. Marrëveshja e “normalizimit ekonomik” është larg normalizimit të marrëdhënieve ekonomike, e cila në çdo rast është një temë më e përshtatshme për Evropën sesa SH.B.A. Uashingtoni ka më shumë ndikim kur bëhet fjalë për çështje politike, siç sugjeron njohja e Kosovës nga Izraeli”,- pohon Serwer.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas takimit të 7 shtatorit tha se është bërë progres në draftimin e marrëveshjes finale në mes të dy shteteve për normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe për njohje reciproke.

/RTV Dukagjini/

Etiketat e lidhura

jerusalemkosovoserbiUSA
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 2 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 2 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 3 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 3 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 7 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 9 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

3 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 4 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 9 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.