Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 10:45 Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura Policia ka nisur krehjen e zonës me qëllim arrestimin e autorëve të mundshëm të vrasjes së Selami Hasanit dhe plagosjes së rëndë të vëllait…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Isa Mustafa: Zgjedhjet të pranueshme, por të fundit, LDK nuk synon Presidencën

Kosova E diel, 25 Tetor 2020 18:07
Isa Mustafa: Zgjedhjet të pranueshme, por të fundit, LDK nuk synon Presidencën
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shefi i LDK-së, Isa Mustafa, në një intervistë për Express, konsideron se rruga më e mirë për zgjidhjen e problemeve me AAK’në është dialogu, por nuk e përjashton edhe mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

E konsideron të pranueshme edhe mundësinë që qytetarët të ballafaqohen edhe me një proces të ri elektoral për zgjedhje parlamentare.

Por, ish-Kryeministri i Kosovës sheh probleme te zgjedhja e Presidentit, pas zgjedhjeve të reja, nëse partitë nuk gjejnë zgjidhje. Tani për tani kreu i LDK nuk synon pozitën e Shefit të Shtetit pasi e ka pozitën më të rëndësishme në Shtet – Kryeministrin.

Megjithëkëtë, ai  thotë se çështja e zgjedhjes së Shefit të Shtetit po diskutohet para kohës, pasi Kosova e ka një President.

Gazeta Express: Janë rikthyer debatet ndërmjet Kryeministrit dhe Kryetarit të AAK’së. Mospajtime të tilla ishin shfaqur edhe kur Hoti ishte në Uashington. A mund ta çojnë vendin në zgjedhje këto mospajtime me partnerin tuaj të koalicionit?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Isa Mustafa: Kemi bërë dhe do të bëjmë përpjekje që mospajtimet tona për çështje të caktuara t’i zgjidhim me biseda dhe dialog si partnerë. Kjo është rruga më e mirë. Zgjedhjet janë opsioni i fundit por gjithsesi i pranueshëm.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gazeta Express: Nuk i keni përjashtuar zgjedhjet nëse s’pajtoheni për Presidentin. Është përmendur mundësia që nëse shkohet në zgjedhje të bëheni ju President. Sa janë̈ reale këto pohime?

Mund t'ju interesojë

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

21 Nëntor 2026, 15:07
Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin...

21 Nëntor 2026, 09:37
Kurti kërkon njohjen e Kosovës nga Ukraina, hedh poshtë paralelet me Krimenë

Kurti kërkon njohjen e Kosovës nga Ukraina, hedh poshtë paralelet me Krimenë

21 Nëntor 2026, 09:11

Isa Mustafa: Për zgjedhjen e Presidentit po flitet para kohe. Presidenti është në zyrë me autoritet kushtetues. Kur t’i vjen koha do të provojmë të gjejmë një pajtim për një kandidat. LDK tani ka Kryeministrin dhe nuk pretendon edhe pozitën e Presidentit. Shpresoj se do të gjendet zgjidhja, sepse ndryshe shkojmë në zgjedhe të përgjithshme, të cilat nuk na garantojnë se pas tyre kemi zgjidhje për President, kushdo qoftë ai.

Gazeta Express: Po vazhdon debati për shuarjen e task-forcës së Policisë së Kosovës që merrej me hetimin e korrupsionit. A është konsultuar me ju Kryeministri kur ka marrë këtë vendim dhe a ka të bëjë̈ shuarja e këtij institucioni me faktin se po raportohet se disa zyrtarë të LDK’së kanë qenë duke u hetuar nga ky mekanizëm i policisë̈?

Isa Mustafa: Kryeministri s’ka nevojë të konsultohet për vendimet me të cilat zbatohen ligjet dhe Kushtetuta.

Kryeministri është i vendosur ta luftojë krimin dhe korrupsionin me mekanizma që i parashohin aktet më të larta juridike dhe jo me mekanizma të qeverisë, sepse ka ndarje të pushteteve. Çfarë kam kuptuar nga deklaratat e Kryeministrit, njerëzit e kësaj Task-force të deritanishme vazhdojnë të trajtojnë lëndët dhe të kryejnë punën e tyre  si pjesë integrale e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale.

Kjo do të thotë se Qeveria nuk ka marrë vendim për asnjë lëndë dhe për asnjë rast por ka marrë vendim të korrigjojë vendimet qeveritare, të cilat janë marrë më parë, gjë që është e drejtë e çdo qeverie./ Express

Etiketat e lidhura

isa mustafa
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura
Para 11 minutash

Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura

Alarm te Bayerni/ Shqetësime për gjendjen e Musialës, FIFPRO reagon ashpër ndaj klubit
Para 18 minutash

Alarm te Bayerni/ Shqetësime për gjendjen e Musialës, FIFPRO reagon ashpër ndaj klubit

Rruga e Mëndafshit të IA synon të lidhë Lindjen me Perëndimin
Para 25 minutash

Rruga e Mëndafshit të IA synon të lidhë Lindjen me Perëndimin

Rama ndan fotoalbumin e Ditës së Alfabetit në Manastir
Para 33 minutash

Rama ndan fotoalbumin e Ditës së Alfabetit në Manastir

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 15 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 23 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.