Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 12:46 Fillon protesta e PD para kryeministrisë, Berisha nuk merr pjesë Para kryeministrisë ka filluar protesta e e PD. Deputetët e Partisë Demokratike dhe simpatizantët e saj janë vendosur para Kryeministrisë. Pjesë e kësaj proteste,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ish-ambasadori Çejku: Do të reagojmë si komb i vetëm nëse preket Kosova

Aktualitet E enjte, 12 Nëntor 2020 21:34
Ish-ambasadori Çejku: Do të reagojmë si komb i vetëm nëse preket Kosova
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-ambasadori Agim Çejku, i ftuar në Ora News, u tregua i ashpër me deklaratat e presidentit Serb Vuçiç, që e krahasoi Kosovën me Karabakun.

Çejku tha se qëndrimi i Vuçiçit që provokon stabilitetin e rajonit të Ballkanit dhe Kosovës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës i hap dyert e qelisë protestuesit

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës i hap dyert e qelisë protestuesit

Para 27 minutash
Berisha: Ejani të gjithë para kryeministrisë, po ju presim!

Berisha: Ejani të gjithë para kryeministrisë, po ju presim!

Para 55 minutash
Ministri Demo: Teknologjia po na ndihmon të identifikojmë protestuesit e dhunshëm

Ministri Demo: Teknologjia po na ndihmon të identifikojmë protestuesit e dhunshëm

Para 56 minutash

Çejku: Qëndrimi i Vuçiçit që provokon stabilitetin e rajonit të Ballkanit dhe Kosovës. Vjen në një moment paqartësie të presidencës në SHBA. Vuçiç mendon se mund të bëjë paralele të tilla si ajo me Karabakun ku ka konflikte. Në çdo rast, kombi shqiptar do të reagojë si i vetëm nëse do të preket sado pak stabiliteti i Kosovës. Këtë nuk e them në emër të kryeministrit që e ka përkëdhelur këtë kukull të Millosheviçit, por e them në emër të shqiptarëve të ndershëm, të cilët nuk mund të përballojnë më avancime të tilla të agjendës serbe. Çdo tentativë për prekjen e stabilitetit të Kosovës do të prekë stabilitetin e rajonit dhe Serbia do të mbajë përgjegjësi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ai theksoi se Tirana zyrtare ka një heshtje të pakuptueshme dhe kjo tregon se marrëdhëniet personale ngatërrohen me marrëdhëniet shtetërore.

Çejku: Është e turpshme që nuk janë bërë as 72 orë nga një marrëveshje për Minishengenin dhe lëvizjes së lirë në Ballkan, presidenti i Serbisë del më një deklaratë luftënxitëse. Ndërsa Tirana zyrtare ka një heshtje të pakuptueshme dhe kjo tregon se marrëdhëniet personale ngatërrohen me marrëdhëniet shtetërore. E kam thënë që Rama ka bërë një diplomaci personale duke anashkaluar institucionet dhe arsyen. Vuçiç po nxjerr zbuluar mikun e tij në Tiranë duke e vënë në pozita të vështira dhe nuk mund të mbrohet ma komisione false si ai i Taulant Ballës.

Çejku shtoi se pret një reagim nga Rama dhe se këto lëvizje bëhen me qëllim për të privuar fuqinë negociuese të Kosovës në raport me dialogun.

Çejku: Asgjë nuk mund të kthejë mbrapsht sukseset e arritura nga shqiptarët dhe pavarësinë e Kosovës. Aventura e tilla politike që përdoren për interesa politikë. Unë pres që Rama të mbajë përgjegjësi dhe të përgjigjet, por më vjen keq që të pranoj se Shqipëria zyrtare është disa hapa pas agjendës serbe, në raport me rajonin, fuqinë ekonomike dhe ushtarake. Kjo është një arrogancë e përkohshme që do të marrë përgjigjen e duhur nga NATO dhe institucionet ndërkombëtare. Këto lëvizje bëhen me qëllim për të privuar fuqinë negociuese të Kosovës në raport me dialogun. Kjo nuk është një sekret, pasi e kemi dëgjuar edhe më parë në pëshpërimat e Ramës, Vuçiçit dhe Thaçit për ndarjen e Kosovës.

Etiketat e lidhura

Agim Çejku
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Fillon protesta e PD para kryeministrisë, Berisha nuk merr pjesë
Para 15 minutash

Fillon protesta e PD para kryeministrisë, Berisha nuk merr pjesë

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës i hap dyert e qelisë protestuesit
Para 27 minutash

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës i hap dyert e qelisë protestuesit

Berisha: Ejani të gjithë para kryeministrisë, po ju presim!
Para 55 minutash

Berisha: Ejani të gjithë para kryeministrisë, po ju presim!

Ministri Demo: Teknologjia po na ndihmon të identifikojmë protestuesit e dhunshëm
Para 56 minutash

Ministri Demo: Teknologjia po na ndihmon të identifikojmë protestuesit e dhunshëm

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 15 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 16 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 15 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 18 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.