Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

KFOR-i “mesazh të qartë” serbëve, shton prezencën me trupa ushtarake në veri të Kosovës

Kosova E hënë, 19 Dhjetor 2022 10:46
KFOR-i “mesazh të qartë” serbëve, shton prezencën me trupa ushtarake në veri të Kosovës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shtimi i trupave të KFOR-it në veri u bë pasi grupet djathtiste nga Serbia organizuan një protestë në anën serbe të kufirit me Kosovën në Jarinje dhe tentuan të hynin në Kosovë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Forcat paqeruajtëse të NATO-s kanë shtuar prezencën në veri të Kosovës. Por jo vetëm vazhdimi i bllokadës në rrugët kryesore të organizuar nga serbët lokalë është arsye për këtë. Shtimi i konsiderueshëm i trupave të KFOR-it u bë pasi grupe nga Serbia organizuan një protestë në anën serbe të kufirit me Kosovën në Jarinje dhe u përpoqën të hynin në Kosovë, por u ndaluan me dhunë nga policia e Serbisë. Protesta u organizua nga grupe djathtiste nga Serbia.

Mund t'ju interesojë

BE mirëpret kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

BE mirëpret kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

Para 10 orësh
Presidentja e Kosovës në Hungari, siguria dhe integrimi në BE në qendër të takimit

Presidentja e Kosovës në Hungari, siguria dhe integrimi në BE në qendër të takimit

Para 12 orësh
Presidentja e Kosovës kthen në rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

Presidentja e Kosovës kthen në rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

22 Tetor 2026, 18:34

“Pas koordinimit me të gjitha palët, KFOR-i ka shtuar praninë e tij në Jarinje për arsye të sigurisë. Kjo rritje vjen si pasojë e prezencës së mundshme të grupeve të organizuara kriminale brenda protestuesve”, thuhet në njoftim të KFOR-it. “Është gjithmonë e rëndësishme që të gjithë personat që marrin pjesë në një protestë të shprehin mendimet e tyre në mënyrë paqësore, duke shmangur dhunën joproporcionale, qëndrimet dhe sjelljet agresive që mund të keqkuptohen dhe të perceptohen si provokim apo dhunë të panevojshme”, thuhet më tej në njoftimin e KFOR-it. Sipas forcave paqeruajtëse, “KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të ofruar një mjedis të sigurt për të garantuar dhe lirinë e lëvizjes, në të mirë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Po ashtu forcat paqeruajtëse KFOR, kanë bërë ditur se në ditët në vijim ata do të kryejnë stërvitje të rregullta ushtarake afër bazës në Novosellë në veri. “Stërvitjet synojnë të trajnojnë njësitet e KFOR-it, për të garantuar lirinë e lëvizjes në kohë krizash dhe konsistojnë në një seri të simulimeve taktike dhe aktiviteteve logjistike, përfshirë pajisje të rënda dhe helikopterë”. Njoftimi i KFOR-it për këto stërvitje në veri të Kosovës, vjen në kohën kur autoritetet e Kosovës bëjnë thirrje për heqjen e barrikadave të ngritura nga serbët lokalë në veri të Kosovës që po pengojnë lirinë e lëvizjes. Barrikadat janë ngritur dhjetë ditë më parë në këtë pjesë të Kosovës, si shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të ish-zyrtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq. Pantiq dyshohet se ka organizuar “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës më herët gjatë muajit dhjetor.

Organizatorët e protestës janë të mendimit se “serbët në veri të Kosovës janë nën presion të madh”. Kështu citohen ata nga mediet në Serbi. Damjan Knezheviq, kreu i grupit jozyrtar të ekstremit të djathtë “Patrulla Kombëtare” nga Serbia, grup, i cili up organizoi protestën në anën serbe të kufirit në Jarinje ka thënë se “kemi dashur të shkojmë te KFOR-i, atje do të na ishin bashkëngjitur edhe disa persona tjerë, për t’i treguar KFOR-it që të largohet nga këtu, sepse nuk ka çfarë kërkon. Kjo është toka jonë dhe nuk pajtohemi me këto kalime administrative”. Ekstremistët e djathtë u kanë bërë thirrje mbështetësve nga Serbia, Mali i Zi dhe Republika Serbe e Bosnjë Hercegovinës, që t’iu bashkohen në afërsi të Jarinjes.

Ministri i Brendshëm në qeverisë e Kosovës Xhelal Sveçla u shpreh pas protestës në anën serbe të kufirit në Jarinje , se “është shfaqur një episod i nivelit të lartë të luftës hibride serbo-ruse ndaj Kosovës”. “Të njëjtët aktorë joshtetërorë, por të cilët i përdor edhe regjimi në Beograd edhe ai në Moskë, të përfaqësuar nga Damnjan Knezheviqi (bashkëpunëtor i organizatës paramilitare famëkeqe ruse Wagner), mësynë që ta thyejnë këtë pikëkalim kufitar. Ditët e fundit, aktorë të tjerë shtetërore e joshtetërorë të këtyre dy vendeve, që janë të vetmet, që nga Lufta e Dyte Botërore, që ndezën luftëra në Evropë, kanë hyrë brenda territorit të Kosovës dhe ende gjenden këtu”, shkroi ministri Sveçla.

Synimi i të armatosurve të maskuar dhe të barrikaduar në rrugë është që ta cenojnë sovranitetin e Kosovës, duke nxitur provokime agresive, ka theksuar minitri i Brendshëm i Kosovës. Sipas Sveçlas policia e Kosovës është e aftë dhe ka kapacitete të përballet me struktura kriminale./DW

Etiketat e lidhura

KFORKosove
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 9 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 9 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 9 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 9 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 9 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 10 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 9 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 12 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.