Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kosova do të marrë nga BE-ja 95.000 doza të Pfizer/BioNTech

Kosova E martë, 20 Prill 2021 13:25
Kosova do të marrë nga BE-ja 95.000 doza të Pfizer/BioNTech
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kosova gjatë këtij muaji do të pranojë 95,000 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, të cilat janë donacion nga Bashkimi Evropian. Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi tha se shpërndarja e dozave të para në vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëhen “brenda një apo dy javësh” dhe do të vazhdojnë deri në fund të muajit.

BE-ja ka siguruar një sasi prej 651,000 të vaksinave për vendet e Ballkanit Perëndimor. Bosnjë dhe Hercegovina do të përfitojë numrin më të madh të dozave, përkatësisht 214,000. Pastaj vjen Shqipëria me 145,000 doza, Maqedonia e Veriut do të marrë 119,000 doza, Mali i Zi 42,000 doza, ndërkaq, një numër më i vogël dozash BE-ja do të dërgojë në Serbi, shtet ky që ka avancuar më shumë sa i përket fushatës së vaksinimit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Komisioneri Varhely ka falënderuar Serbinë për dhurimin e vaksinave për disa shtete të rajonit. Sipas komisionerit evropian, këto vaksina të siguruara nga BE-ja do t’u dedikohen punëtorëve shëndetësorë dhe punëtorëve që janë “në vijën e parë të frontit në betejën kundër pandemisë”. Ai tregoi se bisedat me partnerët nga Ballkani Perëndimor janë definuar nevojat dhe në bazë të kësaj, sipas Varhelyt, janë caktuar se sa doza do të shkojnë në secilin shtet.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Kemi një plan shumë preciz të shpërndarjes së vaksinave, me afate të sakta kohore. Nga këto kontrata është e qartë se ku duhet të shkojnë vaksinat”, tha Varhely kur u pyet nëse ka kufizime se për cilën kategori mund të përdoren këto vaksina. Ai shtoi se me këtë sasi të vaksinave, vendet e Ballkanit Perëndimor, do të mund të vaksinojnë në tërësi grupet me prioritet.

Mund t'ju interesojë

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

21 Nëntor 2026, 15:07
Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin...

21 Nëntor 2026, 09:37
Kurti kërkon njohjen e Kosovës nga Ukraina, hedh poshtë paralelet me Krimenë

Kurti kërkon njohjen e Kosovës nga Ukraina, hedh poshtë paralelet me Krimenë

21 Nëntor 2026, 09:11

Sipas këtij zyrtari të lartë të BE-së, marrëveshjet për vaksina janë pjesa më e rëndësishme e ndihmës që blloku evropian po u jep vendeve të Ballkanit Perëndimor, pas më parë i ka ndihuar edhe në sigurimin e pajisjeve mjekësore, por edhe në përgatitjen e logjistikës për fushatën e vaksinimit. Varhely falënderoi kompaninë amerikane, Pfizer dhe atë gjermane, BioNTech, për sigurimin e këtyre vaksinave, duke thënë se këto dy kompani, deri më tani, kanë dëshmuar se janë partnerët më të besueshëm të BE-së në procesin e vaksinimit.

Të gjitha shtetet e rajonit kanë kontrata me Pfizer/BioNTech për sigurimin e vaksinave, por vaksinat që do t’u shpërndahen vendeve të Ballkanit do t’i paguajë BE-ja përmes Austrisë, që është vend anëtar i bllokut evropian. Austria është ofruar që në emër të BE-së, për shkaqe logjistike, të lehtësojë sigurimin e vaksinave. Këto vaksina do të paguhen nga fondi 70 milionësh që BE-ja ka ndarë për ndihmë ndaj Ballkanit Perëndimor. Blloku evropian thotë se kjo është vetëm një pjesë e ndihmës, teksa thotë se do të vazhdojë përpjekjet që të sigurojë vaksina të tjera në të ardhmen.

BE-ja rikujtoi që këto vaksina nuk janë nga programi COVAX, që ka për qëllim të shpërndajë vaksinat në vendet e varfra. Në fund të marsit, Kosova ka nisur procesin e vaksinimit me 24,000 dozat e kompanisë AstraZeneca, të cilat i ka marrë falas përmes programit COVAX. Deri më tani, janë vaksinuar mbi 16,000 persona. Në vend pritet po ashtu që gjatë majit të arrijë edhe mbi 76,000 doza të AstraZenecas. Po ashtu, Kosova në qershor pritet të sigurojë mbi 100, 000 doza të Pfizer/BioNTech./ REL/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 6 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 6 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 7 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 7 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 14 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 10 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 17 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 6 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.