Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kosova miraton një rezolutë që dënon gjenocidin në Srebrenicë

Kosova E mërkurë, 7 Korrik 2021 20:32
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës e bojkotuan seancën ku u miratua rezoluta që dënon gjenocidin në Srebrenicë. Beogradi reagoi duke e quajtur rezolutën të pritshme nga Kosova, por si befasi nga Mali i Zi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë me të cilën dënohet gjenocidi i vitit 1995 në Srebrenicë të Bosnjës e Hercegovinës. Pro rezolutës së iniciuar nga deputetët boshnjakë të koalicionit “Vakat”, votuan 89 deputetë, kurse deputetët e Listës serbe e braktisën seancën kur filloi debati për rezolutën.
Bosnien und Herzegowina | Gedenken an Srebrenica-Massaker

Në rezolutë “dënohet ashpër gjenocidi i shtetit serb në Srebrenicë ndaj pjesëtarëve të popullit boshnjak dhe të gjitha shkeljet e të drejtave të njeriut si dhe dënohet çdo tendencë për të mohuar qëllimisht dhe publikisht gjenocidin e Srebrenicës, me qëllim të denigrimit të viktimave dhe fshehjes së motiveve të krimeve të kryera”.

Mund t'ju interesojë

Presidentja e Kosovës kthen në rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

Presidentja e Kosovës kthen në rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

Para 8 orësh
REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

Para 9 orësh
Përparim Rama shpall kandidaturën për kreun e LDK-së

Përparim Rama shpall kandidaturën për kreun e LDK-së

Para 10 orësh

11 korriku ditë përkujtimi edhe në Kosovë

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nga rezoluta e parlamentit të Kosovës “ftohen institucionet shtetërore që të nderojnë viktimat e gjenocidit në Srebrenicë” dhe, thuhet se “duke marrë parasysh se Parlamenti Evropian e ka shpallur 11 korrikun ditë përkujtimore për gjenocidin në Srebrenicë, edhe Kosova do ta shpallë datën 11 korrik ditë përkujtimi për gjenocidin në Srebrenicë”. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e tij tha se “rezoluta dhe padia ndaj Serbisë për gjenocid që po përgatit Kosova, do të kontribuojnë që në të ardhmen të mos përsëriten ngjarje siç ndodhën në Srebrenicë.

Padi ndaj Serbisë

Qeveria e Kosovës ka nisur punën për përgatitjen e padisë kundër Serbisë për gjenocid edhe në Kosovë. Presidenti i Serbisë  Aleksandër Vuçiq, thotë se Kosova nuk mund ta bëjë një gjë të tillë, duke bërë thirrje që të heqë dorë nga kjo nismë. Këtë nismë të Kurtit autoritetet e Beogradit e cilësojnë si “sulm ndaj ndaj bisedimeve Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve”.

Autoritet e Kosovës e cilësojnë gjenocid fushatën e forcave serbe gjatë luftës së Kosovës të viteve 1998-1999, ku u vranë mbi 10 mijë veta, mijëra llogariten të zhdukur ndërsa, mbi 800 mijë persona u dëbuan nga shtëpitë e tyre.

Ekspertë juridikë e konsiderojnë nismën e qeverisë së Kosovës që ta paditë Serbinë për gjenocid në Kosovë si shumë të ndërlikuar dhe kanë tërhequr vërejtjen se “në rast dështimi të një padie të tillë, dëmet për Kosovën do të ishin të pariparueshme”.

Reagimet e Beogradit

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuciq tha pas miratimit të rezolutës nga parlamentii Kosovës se “ishte e pritshme që Kuvendi i Kosovës do të miratonte rezolutën që dënon gjenocidin në Srebrenicë” por shtoi se “është befasuar që një rezolutë të tillë e miratoi edhe Kuvendi i Malit të Zi”.

Belgien Albin Kurti, Ministerpräsident vom Kosovo

“Rezoluta të tilla do të vazhdojnë. Ne mund t’i shmangim ato në disa parlamente, falë marrëdhënieve miqësore, por disa do të vazhdojnë me abuzimin politik të serbëve”, tha Vuçiq sot në Beograd.

Një rezolutë që ndalon mohimin e gjenocidit në Srebrenicë u miratua në Kuvendin e Malit të Zi më 17 qershor 2021. Edhe Maqedonia e Veriut ka miratuar një rezolutë për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë në vitin 2010.

Në vitin 1995, forcat e serbëve të Bosnjës pushtuan Srebrenicën, që ishte shpallur zonë e sigurt nga Kombet e Bashkuara. Më shumë se 8 mijë burra boshnjakë u ekzekutuan dhe trupat e tyre u groposën në varreza masive. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë konstatoi në vitin 2007 se masakra në Srebrenicë përbën gjenocid.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 3 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 4 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 5 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 5 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 5 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 8 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 6 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 3 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.