Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Kosova të jetë më pragmatike, ndërsa Perëndimi të mos i besojë Serbisë”

Aktualitet E enjte, 22 Qershor 2023 08:33
“Kosova të jetë më pragmatike, ndërsa Perëndimi të mos i besojë Serbisë”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në intervistë me Deutsche Wellen, eksperti për Kosovën shpjegon se përse është shqetësuese situata aktuale në kufirin Kosovë-Serbi dhe çfarë mund të bëhet për shtensionimin e saj.

Konrad Clewing ka studiuar histori dhe ekonomi në Mynih, ku mësoi edhe shqipen nga Martin Camaj, në Vjenë dhe Zagreb. Ai punon si studiues në Institutin Leibniz te Evropës Lindore dhe Juglindore (IOS) në RegensburgFotografi: IOS RegensburgREKLAMË

Deutsche Welle: Situata në veri te Kosovës nuk po shtensionohet. Serbia mban në arrest tre policë kosovarë, që sipas Kosovës janë rrëmbyer nga territori i saj, ndaj policisë kosovare ka sulme, ndërkohë që njerëzit prej disa ditësh nuk mund të qarkullojnë të lirë në kufirin Serbi-Kosovë. Sa shqetësuese janë tensionet aktuale?

Konrad Clewing: Janë shqetësuese, pasi shikon  se si Vuçiq tani po e ripërdor Kosovën për të zbutur ose për të anashkaluar protestat e brendshme kundër tij. Mbetet për t’u parë nëse do t’ia dalë. Shqetësues është edhe fakti që Perëndimi kohët e fundit ka  mbajtur qëndrim të njëanshëm, në anën e Serbisë, edhe pse forcat e NATO-s në veri të Kosovës (konkretisht në Zveçan) nuk u sulmuan vetëm nga përfaqësuesit e popullsisë lokale, por – edhe nga agjentët e shërbimit sekret serb dhe policia. Perëndimi heshti për një kohë për arrestimin e tre policëve kosovarë dhe deri tani nuk e ka dënuar ashpër këtë veprim.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ministria e Brendshme e Serbisë, publikoi më 14 qershor 2023 këtë foto, ku shihen tre policë të Kosovës, që sipas Serbisë janë kapur ilegalisht të armatosur në territorin e Serbisë. Ndërsa Kosova thotë se ata janë rrëmbyer nga territori i Kosovës. Tre policët janë të lidhur dhe të shtrirë me fytyrë nga toka. Ministria e Brendshme e Serbisë, publikoi më 14 qershor 2023 këtë foto, ku shihen tre policë të Kosovës, që sipas Serbisë janë kapur ilegalisht të armatosur në territorin e Serbisë. Ndërsa Kosova thotë se ata janë rrëmbyer nga territori i Kosovës. Tre policët janë të lidhur dhe të shtrirë me fytyrë nga toka.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Arrestimi i ushtarëve të Kosovës. “Perëndimi heshti në fillim për arrestimin e tre policëve kosovarë dhe deri tani nuk e ka dënuar ashpër këtë veprim”, kritikon Clewing.Fotografi: Serbian Ministry of Interior via AP/picture alliance

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha në fillim të javës se NATO-ja mund të ndërmarrë hapa të tjerë, nëse është e nevojshme. A mund të ndodhë që në veri të vendit të krijohet e ashtuquajtura “Republika e KFOR-it”, për të përdorur një term të kryeministrit shqiptar Edi Rama?

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Para 1 ore
PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

Para 5 orësh
Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Para 8 orësh

Kjo është një përzgjedhje fjalësh që vjen nga imagjinata e fryrë e zotit Rama. Sigurisht, nuk do të ketë “Republikë të KFOR-it” në veri. Nuk mendoj se KFOR-i do të dëshironte të merrte përsipër një mision që është i dënuar të dështojë. KFOR-i nuk dëshiron të dërgojë aty mijëra ushtarë e të bllokohet duke u marrë me çështje të përditshme policore. Por do të ishte shumë e arsyeshme nëse prania ndërkombëtare në veri të Kosovës do të rritej, nëse EULEX-i dhe KFOR-i – ngjashëm me atë që ndodhi në Sllavoninë Lindore nga viti 1995 deri në 1998 –  të marrë në dorë për një farë kohe administrimin e veriut të Kosovës. Kjo do t’i jepte fund vakumit të pushtetit në veri të Kosovës dhe nuk do të lejonte që Serbia ta mbushte atë. Kjo e fundit do të ishte e dëmshme jo vetëm për veriun e Kosovës, por mbi të gjitha për Kosovën në tërësi, sepse për momentin nuk mund të parashikohet se deri ku dëshiron të shkojë Serbia. Për një kohë të gjatë mendohej se ajo synonte vetëm veriun e Kosovës. Tani kam dyshime serioze për këtë.

Cilat janë shkaqet që ju bëjnë dyshues?

Ka shumë tregues që më bëjnë të dyshoj: Refuzimi që i bëri Vuçiqi nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe synimi i Serbisë për t’i dhënë formë autonomie Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Veç kësaj, prej më shumë se një viti qeveria serbe dhe mediat serbe që ajo kontrollon e kanë ashpërsuar thelbësisht retorikën e tyre. Nuk flitet më për të drejtat e serbëve, por për gjoja “terror” sistematik që po ushtrohet ndaj serbëve nga ana e autoriteteve të Kosovës. Edhe Kosova vetë po delegjitimohet sistematikisht: Qeveria e Beogradit dhe mediat e saj tani përdorin vazhdimisht termin “të ashtuquajturat” autoritete të Kosovës dhe Kosova rishkruhet në citime si “Kosova dhe Metohija” ose  “KiM”.  Këto janë terma tërësisht revizioniste dhe luftënxitëse. Dhe nga shkurti e këtej, pra, që kur u nënshkrua marrëveshja, kjo gjuhë sa ka ardhur e duke u përkeqësuar. Serbia përpiqet t’i anatemizojë në media  përfaqësuesit e Kosovës në dialog, kështu që një konsumatori të mediave serbe mund t’i lindë pyetja se si mund të pretendosh të biesh dakord e të ulesh në biseda me kosovarët. Ekziston vetëm një arsye pse ky revizionizëm nuk ka shans të kthehet në luftë: Kjo është prania e KFOR-it. Por fakt është që Beogradi aktualisht po bën një luftë hibride.

Nëse është kështu, pse SHBA dhe BE po i bëjnë presion Kosovës?

Mund ta shpjegoj me tre pika. Së pari, aleatët e mëdhenj të Kosovës – SHBA dhe BE – janë seriozisht të pakënaqur që nuk po gjejnë tek udhëheqja aktuale e Kosovës atë bindshmëri që e kanë gjetur në qeveritë e mëparshme. Dashur pa dashur, kjo është pjesë e traditës diplomatike mes fuqive të mëdha dhe shteteve më të vogla dhe ka logjikën dhe peshën e vet. Pika tjetër është se shumë aktorë perëndimorë ende besojnë se Serbia është lojtari kryesor në Ballkan, veçanërisht duke pasur parasysh kërcënimet që vijnë nga Rusia në drejtim të Evropës Lindore. Por se si mund të besohet seriozisht se pikërisht  një vend, i cili lëkundet prej kohësh midis Lindjes dhe Perëndimit, mund të shërbejë vërtet si stabilizues, nëse nuk e kritikon, ky është një mister i madh për mua. Perëndimi këtu po i bën llogaritë gabim. Pika e tretë ka të bëjë me sjelljen e qeverisë së Kosovës, e cila, jo vetëm që nuk e koordinoi me aleatët operacionin policor rreth bashkive në veri të Kosovës, por përkundrazi e informoi KFOR-in vetëm pak kohë më parë për operacionin. KFOR-i u detyrua kësisoj të përfshihej në një operacion pa dëshirën e tij. Nuk është çudi që perëndimorët dhe aleatët e Kosovës ta shohin këtë si provokim.

Ushtarë të NATOS duke u përplasur me protestues të serbëve të Kosovë përpara hyrjes së Bashkisë në Zvecan, më 29 maj  2023Ushtarë të NATOS duke u përplasur me protestues të serbëve të Kosovë përpara hyrjes së Bashkisë në Zvecan, më 29 maj  2023

Clewing: “Qeveria e Kosovës jo vetëm që nuk e koordinoi me aleatët operacionin policor rreth bashkive në veri të Kosovës, por përkundrazi e informoi KFOR-in vetëm pak kohë më parë për operacionin. KFOR-i u detyrua kësisoj të përfshihej në një operacion pa dëshirën e tij. Nuk është çudi që perëndimorët dhe aleatët e Kosovës ta shohin këtë si provokim”Fotografi: Laura Hasani/REUTERS

Çfarë duhet të ndodhë tani që të ketë një shtensionim?

Perëndimi duhet të dërgojë sinjale të qarta politike në rajon. Ndryshe nga sa thonë amerikanët javët e fundit, Kosova nuk duhet të dobësohet në perspektivën e saj euroatlantike, por të forcohet. Përveç Serbisë, nuk ka dyshim se edhe Kosova duhet të tregohet më pragmatike. Sidomos duke prezantuar një koncept realist për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Ky koncept është urgjent jo vetëm për një shtensionim  akut, por edhe si një gjest afatgjat ndaj minoritetit serb, do të stabilizionte statusin e Kosovës si shtet, por do të ishte edhe një investim në opinionin publik serb të së ardhmes, i cili përfaqësohet sot në protestat kundër qeverisë në Beograd.

Konrad Clewing ka studiuar histori dhe ekonomi në Mynih, ku mësoi edhe shqipen nga Martin Camaj, në Vjenë dhe Zagreb. Ai punon si studiues në Institutin e Evropës Lindore dhe Juglindore Leibniz në Regensburg.

Intervistoi Anila Shuka

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 51 minutash

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 1 ore

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 1 ore

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 1 ore

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 11 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 12 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
21 Nëntor 2026, 22:24

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.