Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 16:31 Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI Ushtria gjermane nisi në Lituani testet e para taktike të dronëve kamikazë dhe të softuerit të shënjestrimit me inteligjencë artificiale, në kuadër të stërvitjes…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Xhensila Myrtezaj
  • Erion Veliaj
  • Fier
  • Qafë Thanë
  • Kanabis
  • Jakup Krasniqi
  • Lara Colturi
  • Protesta
Lajmet e fundit
Në trend
  • Xhensila Myrtezaj
  • Erion Veliaj
  • Fier
  • Qafë Thanë
  • Kanabis
  • Jakup Krasniqi
  • Lara Colturi
  • Protesta
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kosova vazhdon masën mbrojtëse për naftën, çmimi vazhdon të rritet

Kosova E shtunë, 4 Prill 2026 18:01
Kosova vazhdon masën mbrojtëse për naftën, çmimi vazhdon të rritet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kosova e ka vendosur të shtunën një masë mbrojtëse për çmimin e derivateve, teksa çmimi i naftës po vazhdon të rritet në vend si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme. Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, (MINT) Mimoza Kusari, njoftoi në Facebook se vendimi për vazhdimin e masës së ndërmarrë më 3 mars hyri në fuqi të shtunën.

Masa ka për qëllim të caktojë fitimet maksimale të lejuar për shitjen me shumicë dhe pakicë dhe mos të lejojë rritje të pakontrolluar, por nuk nënkupton se nuk do të ketë rritje të çmimeve, pasi kjo varet nga çmimet e importit.

Sipas vendimit, marzha tregtare maksimale e lejuar për shitje me shumicë do të jetë deri në 2 centë për litër, ndërkaq me pakicë deri në 12 centë për litër. Kusari theksoi se, sipas të dhënave të tanishme, nafta ka hyrë në doganë me çmim prej 1.77 euro për litër, ndërsa me akcizë dhe TVSH mund të shitet jo më shumë se 1.91 euro për litër.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ndërsa, benzina ka hyrë në doganë me 1.30 euro për litër, ndërsa në tregun vendor mund të shitet jo më shumë se 1.44 euro për litër.Çmimi i një litri naftë në pikat e karburanteve në Kosovë ka arritur të shtunën mbi 1.84 euro, krahasuar me 1.33 euro sa ishte më 3 mars, tri ditë pas nisjes së sulmeve nga SHBA-ja dhe Izraeli kundër Iranit.

Kusari tha se vendimi parashikon mbikëqyrje të shtuar nga Inspektorati i Tregut, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës, si dhe koordinim të ngushtë me Autoritetin e Konkurrencës.

“U bëj thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë që ta respektojnë këtë vendim. Çdo shkelje do të trajtohet me masa ndëshkuese, duke përfshirë edhe ndëshkime retroaktive nga Inspektorati i Tregut dhe Administrata Tatimore e Kosovës”, tha ajo.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Rritjet e çmimeve të derivateve filluan pak ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën një operacion ushtarak në Iran, dhe Teherani u përgjigj me sulme në Izrael dhe vende të tjera aleate të SHBA-së në rajon. Pas këtyre tensioneve, çmimi i naftës Brent, që është standard global, u rrit deri në 10 për qind më 1 mars dhe analistët presin rritje të mëtejshme. Pasiguria për ndërprerje të furnizimeve u shtua veçanërisht pas pezullimit të një pjese të dërgesave përmes Ngushticës së Hormuzit.

Mund t'ju interesojë

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

21 Nëntor 2026, 15:07
Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin...

21 Nëntor 2026, 09:37
Kurti kërkon njohjen e Kosovës nga Ukraina, hedh poshtë paralelet me Krimenë

Kurti kërkon njohjen e Kosovës nga Ukraina, hedh poshtë paralelet me Krimenë

21 Nëntor 2026, 09:11

Kjo ngushticë, përmes së cilës kalon mbi një e pesta e furnizimeve ditore globale me naftë, shërben si arterie eksporti për vende si Irani, Arabia Saudite, Kuvajti dhe Iraku.

Çdo rrezik për bllokim apo kufizim të qarkullimit përkthehet menjëherë në rritje të kostove të sigurimit dhe transportit dhe, për rrjedhojë, në çmime më të larta në tregjet botërore. Kosova varet nga importi i derivateve të naftës pasi nuk ka rafineri të saj. Vetëm gjatë vitit të kaluar, vendi importoi mbi 478 milionë euro naftë dhe më shumë se 51 milionë euro benzinë.

Pas çdo krize globale, në Kosovë operatorët ekonomik kanë rritur çmimet e derivateve edhe për sasi të blera më herët me çmime më të ulëta.Për të parandaluar abuzimet e çmimeve, ish-drejtori i Doganës së Kosovës, Naim Huruglica, tha muajin e kaluar për Radion Evropa e Lirë se autoritetet duhet të shqyrtojnë vazhdimin e masave mbrojtëse, për të garantuar konkurrencë të drejtë dhe mbrojtje të konsumatorit në kohë krize.

Partia në pushtet e kryeministrit Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje, nuk e mbështeti të premten një rezolutë të opozitës për uljen e akcizës dhe heqjen e TVSH-së për naftën, duke thënë se kjo nuk do të kishte ndikim të mirë tek qytetarët. /REL

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI
Para 3 minutash

Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI

Të ardhurat e Real Madridit kalojnë 1.2 miliardë euro
Para 33 minutash

Të ardhurat e Real Madridit kalojnë 1.2 miliardë euro

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë
Para 1 ore

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn
Para 1 ore

Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 4 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 4 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

3 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 18 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.