Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 5 Nëntor 2026, 23:11 Europa League/ Juventus fiton në transfertën delikate ndaj Alkmaar, por vuan në fund Juventusi merr një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj AZ Alkmaar, duke triumfuar me rezultatin 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj dhe SPAK
  • Trenat Tiranë-Durrës
  • Skenari i PD-së
  • Ben Blush
  • Shtëpia e Bardhë
  • Opozita në Tiranë
  • Pilo dhe Mbappe
  • Integrimi në BE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj dhe SPAK
  • Trenat Tiranë-Durrës
  • Skenari i PD-së
  • Ben Blush
  • Shtëpia e Bardhë
  • Opozita në Tiranë
  • Pilo dhe Mbappe
  • Integrimi në BE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kosovë, refuzohen mbi 2.800 pako të votave të diasporës, aprovohen mbi 72 mijë

Aktualitet E diel, 14 Qershor 2026 11:20
Kosovë, refuzohen mbi 2.800 pako të votave të diasporës, aprovohen mbi 72 mijë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës) ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdojnë aktivitetet lidhur me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 7 qershor 2026.

Sipas të dhënave të publikuara të dielën, më 14 qershor 2026 në ora 09:00, janë numëruar 36 kuti votimi, ndërsa gjithsej janë regjistruar dhe përgatitur 156 kuti votimi që do të përfshihen në platformën e rezultateve me vazhdimin e procesit të vlerësimit.

Sipas KQZ-së, procesi i vlerësimit të pakove me fletëvotime nga diaspora është dinamik dhe zhvillohet paralelisht me përditësimin e rezultateve, me qëllim sigurimin e transparencës dhe informimit në kohë reale të publikut. Votimi përmes postës është zhvilluar nga 21 maji deri më 6 qershor 2026, ndërsa rreth 105 mijë shtetas të Kosovës ishin regjistruar për të votuar në këtë mënyrë.

Ndërkohë, në qendër të procesit të vlerësimit të pakove të ardhura nga diaspora, KQZ ka bërë të ditur se deri në fund të ditës së shtunë, më 13 qershor 2026, janë trajtuar gjithsej 75,590 pako. Prej tyre, 72,746 janë aprovuar, ndërsa 2,844 janë refuzuar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Arsyeja kryesore e refuzimit të fletëvotimeve me postë është mungesa e dëftesës së regjistrimit, e cila është evidentuar në 2,571 raste. Kjo dëftesë përmban të dhëna unike të votuesit dhe lëshohet nga KQZ gjatë procesit të regjistrimit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Përveç kësaj, janë evidentuar edhe arsye të tjera të refuzimit, përfshirë raste kur në një pako janë gjetur më shumë se një fletëvotim ose më shumë se një person (177 raste), kur votuesi ka dërguar pakon nga shteti tjetër nga ai ku ishte regjistruar (21 raste), kur në pako është gjetur vetëm dëftesa pa fletëvotim (27 raste), si dhe raste me mungesë të pullës apo vulës postare (5 raste). Është evidentuar gjithashtu një rast kur fletëvotimi ka qenë i shtypur, si dhe 42 zarfe të dërguara gabimisht.

Mund t'ju interesojë

Rama: Shqipëria po hyn në kilometrin e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian

Rama: Shqipëria po hyn në kilometrin e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimi...

Para 7 orësh
Klodiana Lala zbulon se nga SPAK ka hetim të ri për Erion Veliajn

Klodiana Lala zbulon se nga SPAK ka hetim të ri për Erion Veliajn

Para 7 orësh
KLP: Mandati i kryeprokurorit Çela përfundon më 5 dhjetor

KLP: Mandati i kryeprokurorit Çela përfundon më 5 dhjetor

Para 7 orësh

KQZ ka bërë të ditur se tërheqja e pakove me fletëvotime nga 23 kutitë postare në 22 shtete të ndryshme, përfshirë edhe atë në Kosovë, është përmbyllur më 8 qershor 2026. Nga ky proces janë tërhequr mbi 85,700 pako të supozuara me fletëvotime, të cilat aktualisht janë në faza të ndryshme të vlerësimit dhe përpunimit.

Koha.net

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Europa League/ Juventus fiton në transfertën delikate ndaj Alkmaar, por vuan në fund
Para 6 orësh

Europa League/ Juventus fiton në transfertën delikate ndaj Alkmaar, por vuan në fund

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mundet në Rumani
Para 6 orësh

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mundet në Rumani

Kur nisin trenat Tiranë-Durrës? Ministri zbulon se kur do të udhëtojnë pasagjerët në linjën e re
Para 6 orësh

Kur nisin trenat Tiranë-Durrës? Ministri zbulon se kur do të udhëtojnë pasagjerët në linjën e re

Përplasje e ashpër në BBVK5, Anjeza shpërthen në lot pas pyetjeve të Nichit
Para 7 orësh

Përplasje e ashpër në BBVK5, Anjeza shpërthen në lot pas pyetjeve të Nichit

Më të lexuarat

1 Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë
4 Nëntor 2026, 18:23

Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë

2 Klodiana Lala zbulon se nga SPAK ka hetim të ri për Erion Veliajn
Para 7 orësh

Klodiana Lala zbulon se nga SPAK ka hetim të ri për Erion Veliajn

3 Kur nisin trenat Tiranë-Durrës? Ministri zbulon se kur do të udhëtojnë pasagjerët në linjën e re
Para 6 orësh

Kur nisin trenat Tiranë-Durrës? Ministri zbulon se kur do të udhëtojnë pasagjerët në linjën e re

4 Nazarko zbulon strategjinë e Veliajt
Para 8 orësh

Nazarko zbulon strategjinë e Veliajt

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.