Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 2 Nëntor 2026, 23:00 Ndodh për herë të parë, Bejta shfaqet pa syze në publik me kërkesë të nënës Artisti Bejta është bërë pjesë e Big Brother VIP Kosova 5. I njëjti që nga dalja në skenë, koncerte e projekte muzikore, ka marrë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Letra e Veliajt
  • Takimi Gogu-Veliaj
  • Protesta studentore
  • Tërmet në Shqipëri
  • Gazmend Paja
  • Zgjedhjet e Tiranës
  • Vrasja e Arlinda
  • Irani dhe Hormuzi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Letra e Veliajt
  • Takimi Gogu-Veliaj
  • Protesta studentore
  • Tërmet në Shqipëri
  • Gazmend Paja
  • Zgjedhjet e Tiranës
  • Vrasja e Arlinda
  • Irani dhe Hormuzi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kosovë: Zgjedhje e kreut të shtetit apo sërish në votime?

Aktualitet E martë, 8 Shtator 2026 20:22
Kosovë: Zgjedhje e kreut të shtetit apo sërish në votime?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deputetët e zgjedhur për Kuvendin e Kosovës pritet të mblidhen këtë të mërkurë, për vazhdimin e seancës konstitutive. Konsatituimi i Kuvendit dhe zgjedhja e qeverisë së re dhe Presidentit i eviton zhgjedhjet. Por…

Vazhdimi i seancës së konstituimit të Parlamentit të Kosovës është thirrur për të mërkurën, më 09.09, pas disa ndërprerjeve për shkak të mungesës së marrëveshjes politike për zgjedhjen e Presidentit të ri të Kosovës. Afati për konstituimin e Kuvendit ka skaduar një muaj më parë dhe, sipas partive opozitare, kjo përbën shkelje të Kushtetutës së Kosovës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në bazë të një aktgjykimi të fundit të Gjykatës Kushtetuese, konstituimi i Kuvendit duhet të përmbyllet brenda 30 ditësh nga çertifikimi i rezultatit të zgjedhjeve të qershorit. Ky afat ka skaduar më 7 gusht. Megjithatë, dy partitë më të mëdha opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në seancë. Ndërsa partia Aleanca, nuk ka vendosur ende. Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, pjesëmarrjen e partisë së tij në seancë e arsyeton me aktgjykimin dhe shpalljen e vendimit më 16 shtator në Hagë, ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ai është i bindur se, partia në pushtet, Vetëvendosje, “e ka shkelur Kushtetutën me caktimin e seancës përtej afatit kushtetues”. Por shton se, megjithatë, “dita e shpalljes së aktgjykimit në Hagë duhet ta gjejë vendin me Kuvend të konstituuar”.

Mund t'ju interesojë

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

Para 3 orësh
Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës

Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës

Para 3 orësh
”Larg qoftë të më punësojë Lali Eri”, Arbër Hajdari reagon pas letrës nga Erion Veliaj

”Larg qoftë të më punësojë Lali Eri”, Arbër Hajdari reagon pas letrës nga Erion Veliaj

Para 4 orësh

“Të gjitha veprimet që ne i ndërmarrim këto ditë ndërlidhen edhe me datën 16 shtator. Ne jemi të bindur që në këtë kohë Kosova ka nevojë që të ketë Kuvend të konstituuar”, thotë Hamza. Sipas tij, me pjesëmarrjen në seancë, PDK nuk i “legjitimon” shkeljet kushtetuese të Vetëvendosjes. “Ne nuk kemi përgjegjësi pse deri tash nuk është konstituuar Kuvendi. Ne çdo 48 orë kemi qenë në Kuvend. Ne çdo ditë e kemi ftuar zotin Kurti që të vijë në Kuvend, që t’i respektojë Kushtetutëndhe ligjet”, tha Hamza.

Edhe zyrtarët nga LDK thonë se do të marrin pjesë në seancën konstituive, duke e parë si të vetmen rrugë të funksionalizimit të institucioneve dhe një mundësi për qartësim juridik të situatës.

“Kosova është në një fazë të rëndësishme për themelimin e institucioneve dhe funksionalitetin e tyre. Prandaj, ne kemi bërë thirrje që të konstituohet Kuvendi, sa më parë që është e mundshme, dhe institucioneve t’iu kthehet funksionaliteti i tyre”, thotë nënkryetarja e LDK-së, Jehona Lushaku.

Njohësit e zhvillimeve politike mendojnë se shpërfillja e afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit përbën shkelje kushtetuese. Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, organizatë kjo që monitoron proceset zgjedhore dhe punën e Kuvendit, thotë se caktimi i vazhdimit të seancës konstituive pas afatit kushtetues përbën “shkelje të hapur të Kushtetutës”.

Cakolli: Kjo është shkelje kushtetuese
“Qysh thirret dhe merret pjesë në një seancë jashtë çdo afati kushtetues, pa iu drejtuar njëherë Gjykatës Kushtetuese për pasojën juridike të shkeljes së afatit, sidomos kur seanca do të mbahet mbi një muaj pas skadimit të afatit tepër të qartë për konstituim sipas aktgjykimit të Gjykatës”, shkruan Cakolli. Sipas tij, kjo i bie që “secili afat kushtetues që s’e ka të përcaktuar një pasojë konkrete mund të tejkalohet, ndërsa akterët të sillen sikur nuk ka ndodhur asgjë”.

Tentimi i fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës është mbajtur më 12 gusht. Konstituimi i Kuvendit, ku pritet të zgjidhet kryetari dhe kryesia, i hap rrugë zgjedhjes së qeverisë së re të Kosovës dhe Presidentit. Seanca për konstituimin e Kuvendit nisi më 6 gusht, ku deputetët që dolën nga zgjedhjet e qershorit dhanë betimin, por seanca u ndërpre me kërkesë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, pasi kërkoi kohë shtesë për arritjen e një marrëveshjeje politike për çështjen e Presidentit.

Për zgjedhjen e Presidentit duhen dy të tretat e votave të Kuvendit, të përbërë nga 120 deputetë, dhe duke mos qenë i sigurt se janë këto vota, Kurti kërkonte kohë shtesë deri në një marrëveshje për Presidentin.

Ende pa marrëveshje
Tash për tash, akoma nuk është e qartë nëse, pas konstituimit të Kuvendit, do të vazhdohet me procedurën për zgjedhjen e qeverisë dhe Presidentit. Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, kishte arritur një marrëveshje me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për një emër konsensual për President. Por gjashtë deputetë të LDK-së dolën hapur kundër kandidaturës së ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Bekim Sejdiu, dhe kjo tash e bën të pamundur arritjen e 80 votave për ta zgjedhur President.

Ndërsa PDK dhe Aleanca, kanë bërë të ditur se ato nuk e mbështesin kandidaturën e Sejdiut për President. Ato janë përcaktuar që këtë mandat të qëndrojnë në opozitë. Që nga përfundimi i mandatit të Presidentes Vjosa Osmani, Kosova është me ushtruese të detyrës së Presidentit. Albulena Haxhiu, ish-kryetare e Kuvendit. Gjashtëmujori i ushtrimit të kësaj detyre mbaron më 4 tetor, ndërsa Kushtetuta e Kosovës nuk e parasheh se çfarë ndodh pas afatit gjashtëmujor të ushtrimit të detyrës së Presidentit.

Zyrtarë nga Presidenca e Kosovës thonë se Haxhiu postin e ushtruesit të detyrës së Presidentit të Kosovës do t’ia dorëzojë kryetarit të ri të Kuvendit, që pritet të zgjidhet pas konstituimit të Kuvendit, ndonëse njohësit e çështjeve juridike thonë se kjo nuk është e specifikuar askund.

Kush mbetet në Presidencë?
Sidoqoftë, edhe nëse konstituohet Kuvendi dhe zgjidhet qeveria e re, moszgjedhja e Presidentit të Kosovës sërish vendin e çon në zgjedhje të jashtëzakonshme. Deri tash, nga 120 vendet sa ka Parlamenti i Kosovës, janë të siguruara vetëm 74 vota në favor të zgjedhjes së Bekim Sejdiut për President të Kosovës. Por ky numër nuk mjafton, sepse në dy votimet e para në Kuvend duhet të jenë të paktën 80 deputetë.

Kjo është hera e dytë brenda këtij viti dhe e treta në më pak se dy vjet që Kosova provon të formojë institucione të qëndrueshme pas zgjedhjeve të njëpasnjëshme parlamentare. Zgjedhjet e jashtëzakonshme të tetë qershorit u mbajtën pasi Kuvendi dështoi ta zgjedhë Presidentin e ri të vendit. Një cikël i njëjtë zgjedhjesh mund të përsëritet nëse, brenda 60 ditëve pas konstituimit të Kuvendit, nuk zgjidhet Presidenti i Kosovës.

Material redaksional

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ndodh për herë të parë, Bejta shfaqet pa syze në publik me kërkesë të nënës
Para 3 orësh

Ndodh për herë të parë, Bejta shfaqet pa syze në publik me kërkesë të nënës

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Para 3 orësh

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë garancie ka qytetari?
Para 3 orësh

Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë gara...

Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës
Para 3 orësh

Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës

Më të lexuarat

1 Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Para 3 orësh

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

2 ”Larg qoftë të më punësojë Lali Eri”, Arbër Hajdari reagon pas letrës nga Erion Veliaj
Para 4 orësh

”Larg qoftë të më punësojë Lali Eri”, Arbër Hajdari reagon pas letrës nga Erion Veliaj

3 Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës
Para 3 orësh

Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës

4 Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë garancie ka qytetari?
Para 3 orësh

Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë gara...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.