Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 09:03 Shpërthim në Ngushticën e Hormuzit: cisterna me LNG godet minë detare, dhjetëra anije të sulmuara në nëntor Marina e Gardës Revolucionare të Iranit njofton se një cisternë që transportonte LNG goditi një minë detare dhe shpërtheu në Ngushticën e Hormuzit. Të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

LVV-ja do t’i dërgojë presidentes emrin e mandatarit për formimin e qeverisë

Kosova E premte, 10 Tetor 2025 20:48
LVV-ja do t’i dërgojë presidentes emrin e mandatarit për formimin e qeverisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se partia e tij, si fituese e zgjedhjeve do t’i drejtohet Presidencës me emrin e mandatarit për Qeverinë e Kosovës.Këtë njoftim ai e ka bërë gjatë takimit me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, pas konstituimit të organit ligjvënës.

“Kryeministri [në detyrë i Kosovës, Albin Kurti] më njoftoi se, si kryetar i partisë më të madhe në vend, kryetarja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje si subjekt fitues i zgjedhjeve, Arbërie Nagavci, do ta dërgojë emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë te presidentja e vendit, sipas procedurës ligjore”, shkroi Basha në një postim në Facebook. Megjithatë, nuk u bë e ditur se kur do të dërgohet emri i mandatarit te presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Lëvizje Vetëvendosje e ka propozuar Kurtin edhe për një mandat në krye të Qeverisë së Kosovës, gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie të mbajtur më 7 shtator. Basha tha se gjatë takimit me Kurtin po ashtu biseduan për “rëndësinë e koordinimit ndërinstitucional” dhe realizimit të agjendës legjislative gjatë legjislaturës së nëntë. Kuvendi përmbylli seancën konstituive të nisur më 15 prill, pasi deputetët zgjodhën Nenad Rashiqin në postin e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Lista Serbe partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit e cila ka nëntë ulëse në Kuvend, e ka kundërshtuar zgjedhjen e Rashiqit, duke paralajmëruar se do të ankohet për këtë vendim të deputetëve të marrë më 10 tetor. Rashiq u zgjodh nënkryetar pasi asnjë nga nëntë deputetët e Listës Serbe – edhe pse u hodhën nga tri herë në votim – nuk arritën të merrnin 61 votat e nevojshme. Sipas ligjeve në fuqi, pas konstituimit të Kuvendit hapet rruga për zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës. Partia fituese e zgjedhjeve, në këtë rast LVV-ja, duhet t’i dërgojë presidentes Osmani emrin e mandatarit për Qeverinë e re.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ai më pas jo më vonë se 15 ditë pas emërimit, duhet të paraqesë përbërjen e ekzekutivit para Kuvendit dhe të kërkojë miratimin nga ana e Kuvendit. Qeveria e propozuar duhet të sigurojë të paktën 61 vota në Kuvendin me 120 deputetë për t’u miratuar. Me 48 ulëse të fituara në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje nuk mund ta sigurojë shumicën e nevojshme pa një partner koalicioni.

Mund t'ju interesojë

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Para 24 minutash
Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me Kosovën

Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me...

Para 11 orësh
Ligji për Specialen nesër në Kuvend, zyra e BE: Shqetësime serioze për detyrimet ndërkombëtare të Kosovës

Ligji për Specialen nesër në Kuvend, zyra e BE: Shqetësime serioze për detyrimet ndërko...

Para 13 orësh

Në rast se nuk arrin të mbledhë 61 vota, Osmani ka detyrën brenda dhjetë ditësh të ftojë partitë për konsultime dhe të vendosë për mandatarin që ka shanset më të mëdha për të formuar Qeverinë. Mandatari më pas ka po ashtu 15 ditë kohë për të paraqitur para Kuvendit për miratim përbërjen e re qeveritare. Nëse as pas përpjekjes së dytë Qeveria nuk mund të formohet, presidentja Osmani, sipas Kushtetutës, duhet të shpallë zgjedhje të reja, që duhet të mbahen brenda 40 ditësh. /REL/

Etiketat e lidhura

KurtiKuvendosmaniqeveria
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shpërthim në Ngushticën e Hormuzit: cisterna me LNG godet minë detare, dhjetëra anije të sulmuara në nëntor
Tani

Shpërthim në Ngushticën e Hormuzit: cisterna me LNG godet minë detare, dhjetëra anije të sulmuara në n...

Arabia Saudite kërkon nga BE-ja ta shpallë Huthët organizatë terroriste, Brukseli heziton
Para 1 minute

Arabia Saudite kërkon nga BE-ja ta shpallë Huthët organizatë terroriste, Brukseli heziton

Devijohet një korsi në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH nis sot punimet
Para 2 minutash

Devijohet një korsi në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH nis sot punimet

Maran i kënaqur: Kjo është Shqipëria që dua, fokusi te Bjellorusia
Para 4 minutash

Maran i kënaqur: Kjo është Shqipëria që dua, fokusi te Bjellorusia

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 9 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 14 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 10 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 17 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.