Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 11:11 Demokratja e Berishës: O Rame, nuk ka dialog! Berisha ka postuar një video ku një qytetare thotë se nuk ka dialog. (kliko videon)
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Makolli kritik me Hagën: Aktakuza e Speciales një proces që i ka dalë boja, fillimisht arreston dhe pastaj kërkon prova

Kosova E mërkurë, 18 Nëntor 2020 21:49
Makolli kritik me Hagën: Aktakuza e Speciales një proces që i ka dalë boja, fillimisht arreston dhe pastaj kërkon prova
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Politikani kosovar, Ibrahim Makolli, e konsideron një farsë të gjithë procesin e Prokurorisë Speciale ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Marrë shkas nga seanca e sotme, ai thotë se është e papranueshme që Specialja fillimisht arreston dhe më pas kërkon të mbledhë prova e dëshmitarë për të plotësuar aktakuzën.

Mund t'ju interesojë

BE mirëpret kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

BE mirëpret kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

Para 14 orësh
Presidentja e Kosovës në Hungari, siguria dhe integrimi në BE në qendër të takimit

Presidentja e Kosovës në Hungari, siguria dhe integrimi në BE në qendër të takimit

Para 16 orësh
Presidentja e Kosovës kthen në rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

Presidentja e Kosovës kthen në rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

22 Tetor 2026, 18:34

Makolli: Padrejtësi është pak të them. Është më tepër se farsë sepse thuhet pas arrestimit të krerëve të UÇK se  prokuroria duhet të mbledhë dëshmi të tjera dhe kjo dëshmon për një lojë që është zhvilluar në raport me procesin në përgjithësi dhe të akuzuarit në veçanti. Ka një ngut të prokurorisë për të mbledhur dëshmi dhe për të siguruar dëshmitarë dhe kjo dëshmon se e gjithë aktakuza e ngritur ndaj krerëve të ish-UÇK është një farsë që i ka dalë boja. Padyshim që veprime të tilla nuk kanë të bëjnë fare me drejtësinë dhe mbi të gjitha janë veprime të padrejta nëse tani thuhet se prokuroria duhet të mbledhë dëshmi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nga ana tjetër Prokoruria ka kërkuar mbrojtjen e 153 dëshmitarëve që pritet të dëshmojnë në këtë proces.

Makolli: Është e natyrshme që prokuroria të kërkojë mbrojtjen e dëshmitarëve të mundshëm në çdo proces, por nga ajo që shihet nëse lexohet aktakuza shihet se nuk ka ndonjë element në bazë të së cilës do të duhet të mbështetej prokuroria për hapjen e aktakuzës dhe për më tepër arrestimin e të pandehurve. Kjo shpërfaq edhe një dimension tjetër të këtij procesi që është një ngut i prokurorisë të arrestojë dhe më pas të merret me mbledhjen e dëshmive dhe plotësimin e aktakuzës.

Për Ora News, ai thotë se procesi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK është një precedent negativ për të gjithë ato vende dhe popuj që një ditë do të gjenden para zgjedhjes: Të rrinë në robëri apo të ngrihen dhe luftojnë për të drejtat e tyre.

Makolli: Ka një shkarje në gjithë këto procese që kanë ndodhur në 20 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë. Kemi pritur që drejtësia ndërkombëtare të vërë para bankës së të akuzuarve të gjithë ata që kanë kryer krime makabre në Kosovë, krime që kanë qenë të planifikuara dhe udhëhequra direkt nga kreu më i lartë shtetëror i Serbisë në atë kohë dhe vimë në një moment kur kjo drejtësi para bankës së të akuzuarve i vendos ata që  kanë zhvilluar luftë çlirimtare. UÇK paraqet kulminacionin e të gjitha përpjekjeve 100 vjeçare të shqiptarëve për liri dhe pavarësi. Kjo paraqet dhe një tërheqje të vërejtjes të gjithë atyre popujve që sot ose nesër mund të gjenden në robëri që tu bëhet me dije se është më mirë të durojnë robërinë sesa të futen në luftë për liri për të drejtat e tyre sepse një ditë në vend që në bankën e të akuzuarve të gjenden fajtorët do të gjenden ata që kanë luftuar për liri. Është jo vetëm fyese por krejtësisht  e papranueshme që tani në bankën e të akuzuarve të dyshuar dhe të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjenden ata të cilët në fund të shekullit të kaluar kanë pasur guximin që të ngrihen ndaj një armiku shekullor të kombit tonë dhe në këtë drejtim konsideroj që është një drejtësi selektive dhe një përpjekje që të barazohet viktima me kriminelin. Brenda këtyre 20 viteve në brendësi të territorit të Serbisë janë gjetur mbi 1000 trupa të shqiptarëve të vrarë dhe sakatosur, të transportuar me qindra km nga vendi i krimit, është e mjaftueshme edhe për botën demokratike të kuptojë në të vërtetë kush ka qenë agresori. Lufta në Kosovë ka qenë e imponuar, ne si shqiptarë na është imponuar lufta dhe ka qenë e vetmja mundësi, e vetmja zgjidhje që të mbrojmë ekzistencën tonë biologjike.Është krejtësisht e papranueshme që në bazë të disa dëshmive, deklaratave që jam i bindur që nuk do të mund të vërtetohen para trupit gjykues, është e patolerueshme që të përgjigjen ata të cilët kanë qenë në anën e drejtësisë, këtu kam parasysh edhe mobilizimin e faktorit ndërkombëtar me në krye SHBA që tu dalë në përkrahje shqiptarëve në luftën e vitit 1998- 1999.

Etiketat e lidhura

Ibrahim Makolli
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Demokratja e Berishës: O Rame, nuk ka dialog!
Para 22 minutash

Demokratja e Berishës: O Rame, nuk ka dialog!

Dy protesta kundër Ramës, por a kanë të njëjtin qëllim?
Para 30 minutash

Dy protesta kundër Ramës, por a kanë të njëjtin qëllim?

Italia në alarm nga protestat e dhunshme, mobilizohet edhe ushtria
Para 39 minutash

Italia në alarm nga protestat e dhunshme, mobilizohet edhe ushtria

Kr*mi në Fier, Ermalinda Rama dërgohet në gjyq për vr*sjen e të atit, nën akuzë edhe e ëma
Para 1 ore

Kr*mi në Fier, Ermalinda Rama dërgohet në gjyq për vr*sjen e të atit, nën akuzë edhe e ëma

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 13 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 14 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 14 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 17 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.