Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mediat serbe: NATO po armatos Kosovën për të nisur luftën për Veriun

Kosova E premte, 21 Maj 2021 18:33
Mediat serbe: NATO po armatos Kosovën për të nisur luftën për Veriun
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

“Aleanca Veri-Atlantike ‘NATO’ po përgatitet për luftë kundër serbëve, duke i armatosur shqiptarët dhe kroatët”,- kështu thuhet në paralajmërimin e shërbimeve informative ushtarake serbe, të cilat javën që shkoi i janë dorëzuar kreut të shtetit të Serbisë.

Si shkas për këtë paralajmërim, është marrë informacioni se “NATO”, përmes Turqisë, do t’i dërgojë Kosovës disa nga helikopterët më modern “Black Hawk”.

Këto janë shkrimet e mediave serbe, sipas të cilave helikopterët do dërgohen edhe në Kroaci, të cilës gjatë vitit 2015 “NATO” i kishte dhuruar 16 helikopterë luftarakë “Kiowa Warrior”, shkruante gazeta serbe “Pravda”.

Qëllimi i fundit i këtij operacioni, sipas shërbimeve informative serbe, është që shqiptarët të marrin veriun e Kosovës dhe në të njëjtën kohë, nën pretekstin e intervenimit humanitar, kroatët të sulmojnë pjesën perëndimore të Republikës Serbe.

“Sipas burimeve jo zyrtare, vetëm ata që janë naivë mund ta konsiderojnë se këta helikopterë po shpërndahen në regjion pa ndonjë plan serioz.

Që Kosova po përgatitet seriozisht për një luftë të re dëshmon edhe deklarata e Hashim Thaçit, i cili përsëriti paralajmërimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama për krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’.

Në të njëjtën kohë Kroacia po planifikon sulm në pjesën perëndimore të Republikës Serbe. Në raportet sekrete diplomatike thuhet se, është hartuar plani për ‘Stuhinë’ e re, në të cilin ka marrë pjesë edhe gjenerali Ante Gotovina, i cili tash është këshilltar në Qeverinë e Kroacisë.

Sipas atij plani, NATO dhe Kroacia planifikojnë inskenimin e një sulmi ndaj kroatëve në Prijedor, që do të paraqitej si një krim i kryer nga serbët dhe në këtë mënyrë do të nxitej një ‘intervenim humanitar i Perëndimit’.

Në favor të këtyre tensioneve shkon edhe vendimi i ministrit kroat të Mbrojtjes, Damir Krstiçeviç, që të dërgojë njëmijë pjesëtarë të njësisë speciale (dhe po aq rezervistë) në Danub, përgjatë kufirit me Serbinë. Ushtarët janë vendosur në Vukovar, Sinj, Varazhdin dhe Ploçe”,- shkruan “Pravda”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Njoftimi zyrtar thotë se, Kroacia “për shkak të lëvizjes së forcave të NATO-s drejt Rusisë” ka vlerësuar se është e nevojshme të dërgojë ushtarë në kufijtë e saj. Analisti dhe njohësi i çështjeve ushtarake, Miroslav Lazanski, që përcjell me kujdes lëvizjet agresive të NATO-s, ka thënë se, “ekzistojnë disa opsione për armatimin e shqiptarëve të Kosovës”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Në bazën e tyre ‘Bondsteell’ amerikanët kanë helikopterë ‘Black Hawk’, të cilët mund t’ua lënë shqiptarëve. Kjo mund të jetë shumë e rrezikshme”,- thotë Lazanski.

Mund t'ju interesojë

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

21 Nëntor 2026, 15:07
Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin...

21 Nëntor 2026, 09:37
Kurti kërkon njohjen e Kosovës nga Ukraina, hedh poshtë paralelet me Krimenë

Kurti kërkon njohjen e Kosovës nga Ukraina, hedh poshtë paralelet me Krimenë

21 Nëntor 2026, 09:11
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 6 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 6 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 7 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 7 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 14 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 10 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 17 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 6 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.