Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mogherini dëshiron të jetë guvernatore e Kosovës me kompetenca të UNMIK

Forum E enjte, 16 Shtator 2021 13:02
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Enver Robelli -.

Shefja më e pasuksesshme e diplomacisë europiane pak muaj para se të largohet – më në fund! – nga posti, ia jep vetes të drejtën që t’i zgjedhë përfaqësuesit e Kosovës, të cilët do të negociojnë me Serbinë apo do të marrin pjesë në takime në Bruksel.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 15 orësh
BE mirëpret kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

BE mirëpret kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

23 Tetor 2026, 21:02
Presidentja e Kosovës në Hungari, siguria dhe integrimi në BE në qendër të takimit

Presidentja e Kosovës në Hungari, siguria dhe integrimi në BE në qendër të takimit

23 Tetor 2026, 18:57

Kryeministri shpallet i padëshirueshëm, presidenti i dëshirueshëm. Po ekipi negociator (gjysmak) i kontrabanduar së fundi në Kuvend ku është në këtë mes? Ai ekipi që po thuhet se do ta ndalë presidentin për të mos bërë pazare me Serbinë? BE pret jo vetëm nga kryeministri, por edhe nga ky ekip që «me gjithë peshën e tij» ta mbështesë presidentin e Kosovës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Këto ditë sërish jemi dëshmitarë të një komedie me dy aktorë të dështuar. Ata quhen Federica Mogherini, shefe e diplomacisë së BE-së, dhe Johannes Hahn, komisioner për Fqinjësi dhe Zgjerim. Dje, në takimin me delegacionin qeveritar të Kosovës, Hahn pasi mbajti një fjalim borokratik, u largua menjëherë për të nënshkruar një marrëveshje me ministren serbe për integrime europiane, ku Serbisë i garantoheshin gati 100 milionë euro ndihma për periudhën e paraanëtarësimit në BE. Javën që shkoi Serbia hapi edhe dy kapituj të rinj në negociatat me BE-në.

Ikja e Hahnit nga takimi me palën kosovare tregon mungesën e respektit minimal edhe protokolar që ka ky politikan austriak për ata politikanë të Prishtinës që janë kritikë ndaj agjendave të Brukselit.

100 milionë ndihma dhe dy kapituj të tjerë të hapur me Serbinë – kjo tregon se rezultati i integrimeve europiane për serbët është i prekshëm. Këtë rezultat ata e kanë siguruar falë negociatave me Prishtinën. E çfarë ka fituar Kosova? Kjo shihet në pikat kufitare: policët serbë u bërtasin shoferëve shqiptarë që sa më shpejt të heqin nga vetura targat e Kosovës dhe të ngjesin një letër në veturë, njëfarë kartoni me numra të përkohshëm, të cilët ia mundësojnë shoferit kosovar të kalojë nëpër Serbi.

Ndërsa Johannes Hahn sillet me arrogancë ndaj palës kosovare, Federica Mogherini, krahas arorgancës, i lejon vetes edhe ndërhyrje të drejtpërdrejta në politikën e Kosovës. Si dikur shefat e UNMIK-ut edhe Mogherini vendosë se kush do të ftohet nga Kosova për të marrë pjesë në takimin me liderët e Ballkanit në Bruksel. Kryeministri i Kosovës është shpallur i padëshirueshëm prej saj, andaj në takim ajo e fton presidentin. Vendet e tjera të Ballkanit prezantohen me kryeministra. Serbia e Kosova, sipas qejfit të Mogherinit, nga presidentët.

Në një letër dërguar qeverisë së Kosovës Mogherini (bashkë me Hahn-in dhe komisioneren për Tregti Cecilia Malmström) jo vetëm që kërkoi të hiqet taksa ndaj prodhimeve serbe, por i bëri thirrje kryeministrit të Kosovës që «me gjithë peshën e tij» ta mbështesë presidentin e Kosovës. «Ne shprehim mospajtim të thellë me vlerësimin tuaj se dialogu është i bllokuar. Krejt e kundërta, dialogu i zhvilluar nga dy presidentët ishte duke bërë progres të dukshëm.

Ne kemi ndarë këtë vlerësim me liderët e BE-së në Këshillin Europian të dhjetorit dhe kemi marrë mbështetje inkurajuese», nënvizohet në letër. Sipas Mogherinit dialogu mes dy presidentëve, atij të Serbisë dhe Kosovës, po ecte mirë. Me fjalë të tjera: këtë dialog po e dëmton kryeministri i Kosovës. Andaj duhet të përjashtohet nga debatet për të ardhmen e Kosovës. Pra, shefja më e pasuksesshme e diplomacisë europiane pak muaj para se të largohet – më në fund! – nga posti, ia jep vetes të drejtën që t’i zgjedh përfaqësuesit e Kosovës, të cilët do të negociojnë me Serbinë apo do të marrin pjesë në takime në Bruksel.

Grupi për Studime Juridike dhe Politike me të drejtë e kundërshton këtë qasje të Mogherinit. Letra e saj, sipas juristëve të këtij grupi, është përpjekje për ta kontestuar kornizën demokratike të vendimmarrjes së Republikës së Kosovës:«Letra në fjalë imponon qartë qëllimin që përfaqësuesi i vetëm në dialog të jetë presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Në këtë mënyrë, lë të nënkuptohet se Kuvendi dhe Qeveria, apo kushdo tjetër nuk mund të ushtrojë mandatin përfaqësues dhe kushtetues në këtë proces. Rikujtojmë që roli i BE-së është lehtësimi i procesit të dialogut, dhe në një rol të tillë BE-ja supozohet që të ndihmojë në arritjen e një marrëveshjeje që është e pranueshme dhe që është reflektim i drejtë i institucioneve demokratike të të dyja palëve. Një proces i tillë nuk mund të shërbejë si instrument për të rregulluar raportet e fuqive të liderëve politikë ose të riaranzhojë kompentencat të përcaktuara, në rastin tonë, në Kushtetutë».

Ndërsa Mogherini në stilin e një guvernatoreje arrogante Kosovën e trajton si koloni afrikane të shekullit të ’19, duke injoruar Kuvendin e Kosovës dhe qeverinë e Kosovës, përfshirë kryeministrin, është në intres të publikut të dihet se ku është në këtë mes ekipi negociator (gjysmak) i kontrabanduar së fundi në Kuvend? Ku është ai ekipit që po thuhet se do ta ndalë presidentin për të mos bërë pazare me Kosovën? Përse kjo heshtje?

Hahn dhe Mogherini janë dëshmuar si politikanë të paaftë, që në çaste vendimtare ia mbajnë anën kryetarit të Serbisë. Dy zyrtarët e lartë të BE-së Kosovën e shikojnë me përçmim. Kanë dështuar në dialogun për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Ideja e dialogut ka qenë që Beogradi të pajtohet me pavarësinë e Kosovës dhe të bëjë hapa drejt njohjes. Tani, për shkak edhe të përfaqësuesve skandalozë të Kosovës, me bekimin e Hahn-it dhe Mogherini-t po flitet për prishjen e kufijve të Kosovës. Meqë këta dy politikanë kanë qëndrime në të shumtën e rasteve dashakeqëse ndaj Kosovës, pala kosovare nuk duhet t’i pranojë si ndërmjetësues në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.

Hahn dhe Mogherini janë vetëm edhe katër-pesë muaj në poste. Gjatë kësaj kohe s’mund të bëjnë gjë, përveçse të përpiqen të legalizojnë projektin për ndarjen e Kosovës. Pala kosovare nuk ka përse të ngutet për të negociuar me Serbinë.

Nëse Mogherinit dhe Hahnit u ngutet, kanë kohë katër muaj të përmirësojnë gabimet që i kanë bërë sidomos në 4 vitet e fundit! Pastaj ndërmjetësues të tjerë mund të ngarkohen me dosjen e Kosovës. Hahn dhe Mogherini s‘kanë asnjë kredibilitet. Po aq sa nuk kanë kredibilitet improvizuesit e politikës në Prishtinë, të cilët kërkojnë dialog për nënshtrim. Ndryshe s’mund të kuptohet deklarata e fundit e presidentit të Kosovës: «Ne jemi gati për dialog. Ne jemi gati për vendime të vështira. (…) E di që nuk do të jetë aspak e lehtë. E di se marrëveshjet e kësaj natyre nuk janë shumë popullore. Por, ato janë të domosdoshme». Nuk është e domosdoshme që në këtë format, me Mogherini dhe Hahnin, Kosova të eksperimentojë me shtetësinë e vet. Në këtë qorrsokak Kosovën e kanë futur politikanë që hallet e tyre personale, shqetësimet, gajlet e kokëçarjet private i kanë shndërruar në politikë shtetërore. Politikanët e tillë quhen – të shantazhueshëm! Kosovës i duhen urgjentisht politikanë të pashantazhueshëm.

Dialogplus.ch

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 3 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 3 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 3 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 3 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 3 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 6 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 3 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 5 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.