Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 16 Nëntor 2026, 22:58 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë Juristi Kreshnik Spahiu vlerëson se përçarja e opozitës mund t’i sigurojë Partisë Socialiste një fitore të lehtë në garën për Bashkinë e Tiranës. Sipas…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Protesta 28 Nëntorit
  • Rama në Bruksel
  • Aksident në Fier
  • Hetimet e SPAK
  • Gjermania-Holandë
  • Gazetari irlandez
  • Gëzim Ndoka
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Protesta 28 Nëntorit
  • Rama në Bruksel
  • Aksident në Fier
  • Hetimet e SPAK
  • Gjermania-Holandë
  • Gazetari irlandez
  • Gëzim Ndoka
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Në Kosovë zgjedhjet përfunduan, por duket larg krijimi i qeverisë së re

Aktualitet E mërkurë, 12 Mars 2025 06:59
Në Kosovë zgjedhjet përfunduan, por duket larg krijimi i qeverisë së re
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

-Botuar në radion “Europa e Lirë”-

Zgjedhjet në Kosovë mund të kenë përfunduar, por koha kur vendi do të ketë qeveri të re duket se është ende larg. Me partitë opozitare që e përjashtojnë bashkëpunimin me Vetëvendosjen dhe me këtë të fundit që këmbëngul se do ta formojë vetë qeverinë, situata mbetet e hapur për çdo skenar.

Me vota që nuk i mundësojnë qeverisjen e vetme, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit këmbëngul se do ta formojë ajo Qeverinë e re të Kosovës.

Se me kë, nuk është ende e qartë. Partitë aktualisht në opozitë mbeten kategorikisht kundër bashkëpunimit me partinë aktualisht në pushtet.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Me Vetëvendosjen nuk shohim pika takimi”, përsëriti kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, për Televizionin Klan Kosova, më 10 mars.

“Nuk duam dhe nuk punojmë për bashkëpunim me ta [VV-në]. Ky ka qenë qëndrimi ynë paraelektoral dhe mbetet i njëjtë”, tha kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media, po më 10 mars.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

LDK-ja, sipas tij, do ta konsideronte si opsion koalicionin me partitë tjera, vetëm nëse do t’i ofrohej pozita e kryeministrit dhe do të arrihej marrëveshje për postin e presidentit – mandati i të cilit skadon vitin e ardhshëm.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thonë se Qeveria e re e Kosovës duhet të formohet nga partitë opozitare.

“Ne angazhohemi që opozita ta formojë qeverinë e re”, thotë për Radion Evropa e Lirë Ahmet Isufi, anëtar i Kryesisë së AAK-së.

“Kosova duhet t’i kthehet trendit të zhvillimit të brendshëm dhe riparimit të marrëdhënieve me jashtë”, shton ai.

Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, partia e tij ka garuar në koalicion me partinë Nisma të Fatmir Limajt.

Limaj është i vetmi nga opozita, i cili ka thënë se nuk ka “vija të kuqe” sa u përket koalicioneve të mundshme, qoftë me Vetëvendosjen apo me partitë tjera opozitare.

Pavarësisht kësaj, Isufi këmbëngul se partia e tij nuk ka ndonjë “mospërputhje të madhe” me Nismën e Limajt.

“Kemi kontakte normale. Presim certifikimin e rezultateve, në mënyrë që pastaj të bashkëpunojmë për një qeveri që do t’i përmblidhte partitë opozitare”, thotë Isufi.

Mund t'ju interesojë

Mbledhja e Asamblesë së PS, gazetarja: Rama përjashtoi Spiropalin për t’u dhënë mësim të tjerëve

Mbledhja e Asamblesë së PS, gazetarja: Rama përjashtoi Spiropalin për t’u dhënë mësim t...

Para 6 orësh
Blendi Klosi: Ja si u shkarkuan Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca

Blendi Klosi: Ja si u shkarkuan Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca

Para 6 orësh
Ministrja Ibrahimaj: Shqipëria synon të tërheqë investime dhe të forcojë bashkëpunimin ekonomik rajonal

Ministrja Ibrahimaj: Shqipëria synon të tërheqë investime dhe të forcojë bashkëpunimin ...

Para 7 orësh

Se kur do të bëhet certifikimi i rezultateve nuk është e qartë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmendur më herët mesin e marsit.

Ndërkohë ka pasur edhe kërkesa për përsëritjen e votimit përmes postës, por ato janë refuzuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Ashtu siç qëndrojnë rezultatet tash për tash, asnjëra parti nuk ka vota të mjaftueshme për të formuar e vetme qeverinë.

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 48 mandate në Kuvendin e Kosovës, PDK-ja 24, LDK-ja 20, AAK-Nisma 8, Lista Serbe 9, Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë 1 dhe komunitetet joserbe 10.

E, për formimin e Qeverisë duhen së paku 61 deputetë.

Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, thotë se, tash për tash, nuk mund të thuhet se kush mund ta formojë qeverinë – Vetëvendosje apo partitë opozitare.

“Është e vështirë, por përgjegjësia kryesore bie mbi fituesin e zgjedhjeve. I tërë procesi, barra e procesit për formimin e qeverisë i bie Lëvizjes Vetëvendosje – qoftë vetëm, qoftë me kompromise programore, në raport me subjektet tjera”, thotë Rashiti për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, në rast se Lëvizja Vetëvendosje dështon, atëherë përgjegjësia u kalon partive opozitare.

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se partia e tij planifikon ta formojë qeverinë me ndihmën e votave të komuniteteve pakicë joserbe.

Përfaqësuesit e këtyre të fundit kanë thënë se, parimisht, do të mbështesnin cilindo mandatar për formimin e qeverisë së re, por edhe 10 mandatet e tyre parlamentare janë të pamjaftueshme për Vetëvendosjen që të arrijë numrin prej 61 deputetësh.

Në këtë situatë të paqartë, e ardhmja e Qeverisë së re të Kosovës duket se do të varet nga kompromiset politike në ditët apo javët në vijim.

Për certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve nga KQZ-ja nuk ka ndonjë afat ligjor.

Por, 30 ditë pas certifikimit të tyre, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, duhet ta thërrasë mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Konstituimi përfundon me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të tij.

Kjo praktikë edhe mund të zgjasë – në vitin 2014 janë dashur rreth gjashtë muaj./Radio Europa e Lirë/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 6 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste
Para 6 orësh

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste

Mbledhja e Asamblesë së PS, gazetarja: Rama përjashtoi Spiropalin për t’u dhënë mësim të tjerëve
Para 6 orësh

Mbledhja e Asamblesë së PS, gazetarja: Rama përjashtoi Spiropalin për t’u dhënë mësim të tjerëve

Blendi Klosi: Ja si u shkarkuan Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca
Para 6 orësh

Blendi Klosi: Ja si u shkarkuan Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca

Më të lexuarat

1 Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist
Para 8 orësh

Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist

2 Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit
Para 14 orësh

Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit

3 Specialisten e talentuar 40 vjeçare zemra e tradhtoi sapo festoi datëlindjen. U nda nga jeta!
Para 9 orësh

Specialisten e talentuar 40 vjeçare zemra e tradhtoi sapo festoi datëlindjen. U nda nga jeta!

4 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 6 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.