Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 01:12 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët Botuesi i Koha Jonë, Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus te Ylli Rakipi, deklaroi se protestuesit duhet të krijojnë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Sanksionet e Ramës
  • Peticioni për Ramën
  • Ish-presidenti Topi
  • Kisha Ortodokse
  • Paga e mësuesve
  • Ertjan Kofsha
  • Krimi në Kamëz
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Sanksionet e Ramës
  • Peticioni për Ramën
  • Ish-presidenti Topi
  • Kisha Ortodokse
  • Paga e mësuesve
  • Ertjan Kofsha
  • Krimi në Kamëz
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Nesër Kosova voton. A do e zgjidhin krizën politike?

Kosova E shtunë, 27 Dhjetor 2025 08:06
Nesër Kosova voton. A do e zgjidhin krizën politike?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nëse do ta përmbledhësh politikën e Kosovës për vitin 2025, mund ta bësh me pak fjalë: zgjedhje, konstituim, dështim, sërish zgjedhje…

Mund t’i shtohen edhe disa: opozita bllokon, pushteti bllokon…

Mund t'ju interesojë

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe...

Para 17 minutash
Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Para 41 minutash
Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një ...

Para 3 orësh

Dhe, pse jo, edhe disa “më të forta”: ‘hajvanë’, ‘kudra’, ‘të shitur’…

E sigurt është që nuk ishte vit i kompromisve, i marrëveshjeve politike, apo i projekteve të mëdha ndërkombëtare.

I ndëshkimeve po: Dialogu Strategjik me SHBA-në, për shembull, u pezullua.

Në krye të listës së personazheve të këtij seriali politik ishin vetë deputetët.

Për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, ata u mblodhën… pakkush e mban mend sa herë, por mbi 50 po.

Ishte hera e parë që në institucionin ligjvënës të Kosovës ndodhte diçka e tillë.

Kur më në fund u zgjodh, fitore e madhe? Jo.

Pas më pak se tre muajsh, e para e shtetit shpalli zgjedhje të parakohshme, pasi përpjekjet për formimin e Qeverisë së re shkuan huq.

Si datë u diskutuan 21 dhe 28 dhjetori, por u vendos kjo e fundit – për fatin e keq të kujtdo që priste qetësi gjatë festave.

Në pamje të parë, këta dhjetë muaj mes dy palë zgjedhjeve mund të dukeshin sa hap e mbyll sytë, por nuk ishin aspak pa dramë.

Gjykata Kushtetuese u përfshi vazhdimisht, ku herë njëra e herë tjetra palë shkonte për t’u ankuar për tjetrën.

Vendimet e saj rrallë i kënaqnin të gjithë: interpretoheshin sipas nevojës, kontestoheshin publikisht dhe, herë-herë, shndërroheshin në municion politik.

Aleatët ndërkombëtarë përcillnin mesazhe, por pa bujën e zakonshme – ndoshta për ta bërë të qartë se krijimi i institucioneve është “puna juaj”.

Në pjesën e dytë të këtij 10-mujori u mbajtën edhe dy runde të zgjedhjeve lokale.

Procesi i tyre u përmbyll sipas rregullave, por nuk mungoi zhurma, tensioni politik dhe parashikimet që – në disa raste – u rrëzuan shpejt.

Politika e jashtme, gjithashtu, nuk prodhoi ndonjë kthesë të madhe: katër njohje të reja po, por pjesa tjetër u konsumua kryesisht në takime, premtime e fotografi…

Tani, kur viti i ri afrohet, lind pyetja: a e ka Kosova luksin të vazhdojë të zvarritet pa asnjë ngut?

Me rrëmujën gjeopolitike që ka përshkuar botën, vëzhguesit nguten të thonë: jo!

Prioritetet që do të duhej të vendosnin tonin e sezonit të ri

Prioritetet që i sugjerojnë ata për Qeverinë e re – ose të paktën atë që shpresohet të formohet pas zgjedhjeve – janë disa.

Por, një del mbi të gjithë të tjerët: riparimi i besueshmërisë me partnerët kyç: SHBA-në, BE-në dhe NATO-n, sipas Lulzim Pecit, nga Instituti Kosovar për Kërkim dhe Zhvillim të Politikave.

Jo me deklarata për konsum të brendshëm, por me një zotim të qartë për koordinim të disiplinuar, sidomos në fushën e sigurisë, në veri dhe në dialog, thotë ai.

Vetëm pasi të rregullohen raportet me aleatët, Peci thotë se Kosova mund të mendojë seriozisht për hapin tjetër: një agjendë të dakorduar me vendet e Quint-it dhe Bashkimin Evropian, që do ta nxirrte vendin nga statusi i përhershëm i pritjes për anëtarësim në Këshillin e Evropës, për status kandidati në BE dhe për avancim gradual të partneritetit me NATO-n.

Prioriteti i tretë, ndonëse më pak spektakolar politikisht, sipas Pecit është po aq jetik: energjia.

Ndërtimi i kapaciteteve të reja energjetike, përfshirë gazin dhe teknologjitë e avancuara në sektorin e thëngjillit, është kusht për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe për pavarësi reale energjetike, sipas tij.

Në linjë të ngjashme e vendos listën e prioriteteve edhe Ilir Deda, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, por pa shumë diplomaci.

Sipas tij, Qeveria e re do të duhet të hyjë menjëherë në një plan të përbashkët me shtetet e Quint-it për të zgjidhur disa nga nyjat më të mëdha të bllokimit ndërkombëtar të Kosovës: anëtarësimin në Këshillin e Evropës, formalizimin e marrëdhënies me NATO-n, shqyrtimin e aplikimit për anëtarësim në BE dhe pa anashkaluar përmbushjen e obligimeve për themelimin e Asociacionit funksional të komunave me shumicë serbe.

Por, politika e jashtme dhe dialogu nuk mund të shkëputen nga realiteti i brendshëm.

Deda thotë se pa një pako serioze socio-ekonomike, që do ta stimulonte realisht sektorin privat dhe do të sillte rritje të prekshme të të ardhurave për qytetarët – përfshirë edhe pensionet – çdo agjendë tjetër rrezikon të jetë e zbrazët.

E, prioriteti i tretë, ndoshta edhe më i ndjeshmi politikisht, sipas tij lidhet me kthimin e mirëbesimit te popullata serbe në Kosovë, veçanërisht në veri.

Deda thekson nevojën për masa konkrete dhe të menduara mirë në këtë drejtim – përfshirë komunikimin e hapur dhe adresimin e vërejtjeve që janë ngritur nga komuniteti serb në Kosovë.

Programet zgjedhore të partive politike i përfshijnë thuajse të gjitha këto, dhe jo vetëm.

Ka oferta për zhvillim, për stabilitet, për dinjitet institucional, por shumë pak shpjegime se si do të arrihen, e pothuajse asnjë garanci se këtë herë do të jetë ndryshe.

Retorika është e njohur, tonet e njëjta, fajtorë gjithmonë të tjerët.

Edhe nëse gjithçka shkon sipas afateve ligjore, javët e para pas zgjedhjeve nuk premtojnë asnjë frymëmarrje.

Numërimi i votave, shpallja e rezultateve, ankesat, certifikimi – secili hap ka kalendarin e vet dhe secili pritet t’i mbajë institucionet të zëna deri në grykë.

Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, muajt e parë të vitit hapin edhe një kapitull tjetër të ndjeshëm: zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Një proces që, në kontekstin aktual politik, vështirë se mund të kalojë pa kalkulime.

Por, me afrimin e vitit të ri, shpresat dhe pritjet për të ardhmen gjithmonë rriten.

Në më pak se dy muaj, Kosova mbush 18 vjet dhe hyn në moshën madhore të shtetësisë.

Kjo, mbase, mund të shërbejë si një moment për reflektim, për pjekuri politike dhe për vendime të guximshme që e forcojnë vendin si brenda, ashtu dhe jashtë kufijve.

Valona Tela (radio Europa e Lirë)

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
LAJME Para 17 minutash

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
AKTUALITET Para 39 minutash

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta
AKTUALITET Para 41 minutash

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
LAJME Para 3 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Më të lexuarat

1 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 4 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

2 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
Para 18 orësh

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

3 Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 39 minutash

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

4 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 7 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

5 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 3 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

6 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 4 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

7 Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh
Para 9 orësh

Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh

8 Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta
Para 41 minutash

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.