Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Nesër vendimi përfundimtar për “Kasapin e Bosnjës”

Bota E hënë, 7 Qershor 2021 19:01
Nesër vendimi përfundimtar për “Kasapin e Bosnjës”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një Gjykatë e Kombeve të Bashkuara në Hagë, pritet që më 8 qershor (e martë), të japë vendimin përfundimtar për ish-shefin e ushtrisë serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, Ratko Mlladiç, i cili kishte apeluar dënimin për gjenocid.

Në vitin 2017, Mlladiç u dënua me burgim të përjetshëm nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY) në kryeqytetin Hagë të Holandës për rolin e tij në mizoritë më të këqija në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Shpallja e vendimit nesër do të ndiqet nga afër nga të afërmit e viktimave që humbën të dashurit e tyre në luftën e Bosnjë-Hercegovinës mes viteve 1992-1995.

Gjykimi i Mlladiç filloi në maj 2012 pasi u arrestua në Serbi më 26 maj 2011, 16 vjet pas shpalljes së urdhrit për arrestimin e tij në 1996.

Ratko Mlladiç

U vendos që synimi i forcave serbe nën udhëheqjen e Mlladiç, i cili u dënua për atë që ndodhi në Srebrenicë në 1995, ishte një spastrim i Srebrenicës nga myslimanët boshnjakë dhe një plan i përbashkët i komandantëve serbë kriminelë lufte Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç.

Mlladiç, me pseudonimin “Kasapi i Bosnjës”, i cili udhëhoqi serbët në luftën mes viteve 1992-1995 në Bosnjë dhe u fajësua për gjenocidin e Srebrenicës, rrethimin e Sarajevës dhe krime të ndryshme të luftës, pas një gjykimi 6-vjeçar në Tribunalin Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi u dënua me burgim të përjetshëm për “gjenocid”, “krime kundër njerëzimit” dhe “shkelje e rregullave të luftës”.

Ai u dënua gjithashtu për sulme ndaj civilëve në Sarajevë, i cili u rrethua nga forcat serbe nga 1992 në 1995 dhe kapjen e vëzhguesve të OKB-së në 1995.

Mlladiç e apeloi vendimin kundër tij në korrik 2017 dhe kërkoi lirim ose rigjykim, duke thënë se atij “nuk iu bë një gjykim i drejtë” dhe se “gjyqtarët bënë një gabim material dhe ligjor në dënimin e tij”.

“Kasapi i Bosnjës”, i cili ende po vuan dënimin në burgun Scheveningen në Hagë, paraqiti një kërkesë në qershor 2018 pranë Mekanizmit Ndërkombëtar të Mbetjeve për Tribunalet Penale, e cila mori përsipër çështjet e Tribunalit, duke kërkuar që gjykatësit në çështjen e apelit të zëvendësonin Theodor Meron, Carmel Agius dhe Liu Daqun më arsyetim se ata ishin të njëanshëm kundër tij.

Seancat e apelit të Mlladiç 78-vjeçar, ku ai bëri personalisht mbrojtjen e tij, u mbajtën në 25 dhe 26 gusht 2020, ndërsa iu refuzua kërkesa për shtyrje për shkak të problemeve shëndetësore.

Mund t'ju interesojë

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit

Para 8 orësh
BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

Para 11 orësh
Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI

Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI

Para 11 orësh

Etiketat e lidhura

Ratko Mlladiç
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 5 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 5 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 6 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 6 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 13 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 9 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 16 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 5 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.