Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 10:58 Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim Këshillit Bashkiak Bashkia e Tiranës ka shpallur rreth 1500 fituesit e radhës nga aplikimet për programin social “Për subvencionimin e interesave të kredive”, një mundësi e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Nga sot hyn në fuqi reciprociteti, Qeveria e Kosovës heq taksën

Kosova E mërkurë, 1 Prill 2020 08:44
Nga sot hyn në fuqi reciprociteti, Qeveria e Kosovës heq taksën
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Që nga dita e sotme hyn në fuqi vendimi i  qeverisë në detyrë te Kosovës per heqjen e tarifës 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, duke aplikuar masën e reciprocitetit me Serbinë.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, para marrjes së vendimit, ka thënë sonte se “po e fillojmë zbatimin gradual të reciprocitetit si zëvendësim për tarifën, dhe besoj ta keni vërejtur që ne me këtë rast i referohemi vetëm reciprocitetit me Serbinë, që do të thotë se me Bosnjë dhe Hercegovinën e heqim tarifën 100 për qind pa asnjë shtesë tjetër”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Fitoi zgjedhjet në Serbi, çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

Fitoi zgjedhjet në Serbi, çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

Para 1 ore
Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Para 4 orësh
BE mirëpret kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

BE mirëpret kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

23 Tetor 2026, 21:02

Pas vendimit të marrë, në komunikatën e lëshuar nga Qeveria në detyrë, thuhet:

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës duke vazhduar angazhimin e përmbushjes së obligimeve të saj ligjore dhe kushtetuese, ka zhvilluar mbledhjen korresponduese në të cilën ka miratuar Vendimin për zbatimin gradual të reciprocitetit si parim në marrëdhëniet me Serbinë.

Vendimi obligon që në marrëdhëniet me Serbinë emërtimet te certifikatat fitosanitare dhe dokumentet tjera përcjellwse si dhe në certifikatat veterinare dhe dokumentet tjera përcjellwse të përdoren në​ përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi,

Vendimin e miratuar sot janë të obliguara ta zbatojnë policia kufitare, dogana, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Agjencia për Produkte dhe Pajisje Medicinale dhe institucionet e tjera përgjegjëse”, thuhet në vendim.

“Zbatimi i këtij vendimi do të rishikohet së paku një herë në muaj. Po nga ky vendim shfuqizohen vendimet e Qeverisë nr. 01/76 i 21 nëntorit 2018 dhe nr. 06/82 i 28 dhjetorit 2018. Vendimi do mbetet në fuqi deri më 15 qershor 2020, kur do të bë​het vlerësimi i zbatimi të tij.

Qeveria vlerëson se masat e reciprocitetit janë instrument i marrëdhënieve mes shteteve sovrane i njohur nga parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare përmes marrëveshjeve të​ ndryshme ndërkombëtare, si:

-Marrëveshja e Përgjithshme për Tarifat dhe Tregti (GATT) e vitit 1947, e ndryshuar më 1994;

– Marrëveshja e Tregtisë së Lirë e Evropës Qendrore (CEFTA) e vitit 2007

-Traktati i Komunitetit të Transportit, i nënshkruar nga Bashkimi Evropian, Serbia dhe Republika e Kosovës, krahas vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor;

Politika Tregtare e Kosovës, miratuar nga Qeveria më 2009, synon që përfitimet nga liberalizimi i tregtisë të jenë më të larta dhe më të qëndrueshme. Mirëpo Serbia ka vendosur një sërë barrierash tregtare jotarifore ndaj Republikës së Kosovës, duke përfshirë barrierat në transit, barrierat teknike dhe barrierat politike. Kështu, që nga hyrja në fuqi e CEFTA-s, Serbia ka dëmtuar eksportuesit dhe importuesit nga Republika e Kosovës dhe kanë shkaktuar një deficit të lartë tregtar për Republikën e Kosovës.

Këto janë arsye të mjaftueshme që Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ta miratojë këtë vendim”.

Vendimit të sotëm Qeveria ia ka bashkangjitur edhe propozimin për masa të reciprocitetit për të rregulluar tregtinë me Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën, parashtruar nga Grupi Punues për Barrierat Tregtare i Ministrisë.

Ndryshe, tarifën doganore 100 për qind e kishte vendosur Qeveria e kaluar e Kosovës, e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, në nëntor të vitit 2018.
Që nga vendosja e taksës për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, importi nga këto shtete ka rënë për 99 për qind.

Para vendosjes së taksës doganore, Serbia ishte eksportuesja më e madhe e produkteve në Kosovë. Ky shtet, para 21 nëntorit, të vitit 2018 – kur u vendos taksa 100 për qind – gjatë një dite ka eksportuar në Kosovë mallra në vlerë prej rreth 1.2 milion euro apo rreth 450 milionë euro brenda një viti.

Taksa 100 për qind për importet nga Serbia ka ndikuar që dialogu për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërpritet.

Kundër kësaj takse, që nga vendosja e saj, ishin deklaruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, pasi që nga ajo kohë, dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë ishte ndërprerë.

Një masë reciprociteti ndaj Serbisë, Kosova e kishte aplikuar edhe në korrik të vitit 2011.

Kjo masë e reciprocitetit në atë kohë ishte marrë pasi që Serbia për tre vite pas shpalljes së pavarësisë në Kosovën në vitin 2008, kishte bllokuar mallrat nga Kosova për shkak të ndërrimit të vulave nga ato të UNMIK-ut në ato të Republikës së Kosovës. Express

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim Këshillit Bashkiak
Para 18 minutash

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim ...

Bellingham na kujtoi Zidane, ja veprimi spektakolar i anglezit në golin e dytë (VIDEO)
Para 21 minutash

Bellingham na kujtoi Zidane, ja veprimi spektakolar i anglezit në golin e dytë (VIDEO)

Protestat që u kthyen në lëvizje politike/ Kardiologu që pritet të bëhet kryeministër i Serbisë
Para 24 minutash

Protestat që u kthyen në lëvizje politike/ Kardiologu që pritet të bëhet kryeministër i Serbisë

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK
Para 30 minutash

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK

Më të lexuarat

1 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 4 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

2 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 17 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 15 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 13 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.