
Tensionet në komunat në veri të banuara me shumicë serbe shpërthyen në maj ta vitit të kaluar kur kryetarët shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e prillit, që u bojkotuan nga qytetarët serbë dhe përfaqësuesit politik të tyre, u shoqëruan me forca policore për në ndërtesat komunale. Rreth 90 pjesëtarë të forcave paqerujatëse u plagosën gjatë përleshjeve me protestuesit serbë.
Zëvendësdrejtori i policisë në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani i tha Zërit të Amerikës se Zveçani është komuna e fundit në të cilën kishte ende pjesëtarë të KFOR-it.
“Në tri komuna në fillim ka qenë KFOR-i, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan. Janë tërhequr nga Zubin Potoku dhe Leposaviqi më herët ndërsa Zveçani është komuna e tretë dhe e fundit sepse në njërën komunë nuk ka pasur fare pjesëtarë të KFOR-it”, tha ai.
Zoti Elshani theksoi se në këto ndërtesa vazhdon të jetë e pranishme policia e Kosovës dhe se situata e sigurisë është e qetë.
Kosova u gjet nën masa ndëshkuese të Bashkimit Evropain pas tensioneve të majit të vitit të kaluar, i cili kërkoi tërheqjen e njësive të posaçme të policisë dhe organizimin e zgjedhjeve të reja në zonë.
Autoritetet në Kosovë, thonë se ulja e pranisë së njësive të posaçme në dhe përreth ndërtesave komunale në veri dhe hapja e procesit për organizimin e zgjedhjeve duhet të cojë në heqjen e masave ndëshkuese.
