Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 08:02 Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik Ndërprerjet e planifikuara të energjisë në Ukrainë kanë nisur që në tetor, ndërsa Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj rrjetit energjetik. Në Kiev disa familje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Policia mbyll një komunë paralele serbe të Skënderajt në veri të Kosovës

Kosova E mërkurë, 16 Tetor 2024 20:03
Policia mbyll një komunë paralele serbe të Skënderajt në veri të Kosovës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Autoritetet e Kosovës e kanë mbyllur të mërkurën një komunë paralele serbe të Skenderaj në veri të vendit, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani. Kjo komunë paralele ishte vendosur në një ndërtesë në Mitrovicën e Veriut, për t’iu ofruar shërbime kryesisht pjesëtarëve të komunitetit serb nga fshatrat Bajë dhe Suhogërll nga komuna e Skenderajt. Të mërkurën vonë, Policia e Kosovës tha se zyrtarët e saj kishin vërejtur gjatë patrullimit në veri “persona të panjohur të cilët po frekuentonin një zyre” dhe se pas “verifikimit të personit përgjegjës është identifikuar se kjo zyre vepron si pjesë e strukturave ilegale dhe është përgjegjëse” për komunën e Skenderajt.

Ajo tha se me urdhër të prokurorit, zyra është mbyllur dhe nga ajo janë sekuestruar prova dhe materiale të tjera, ndërsa personat përgjegjës do të intervistohen. “Sipas autorizimit të prokurorit, policia është duke kryer veprimet përkatëse për intervistimin e personave të identifikuar dhe ekzaminimin e provave materiale”, tha ajo. Mbylljen e kësaj komune paralele, e njohur si Autoriteti i Përkohshëm Komunal i Sërbicës, e ka konfirmuar edhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, duke theksuar se punëtorët janë “përzënë” me arsyetimin se janë marrë me “veprimtari të paligjshme dhe antikushtetuese”. “Një veprim i tillë është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me të gjitha marrëveshjet dhe dialogun e vazhdueshëm dhe tregon se e vetmja gjë që di [kryeministri i Kosovës Albin] Kurti është të udhëheqë politikën e mbylljeve dhe bllokadave”, tha ajo.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Autoritetet e Kosovës i cilësojnë si të paligjshme institucionet që punojnë në sistemin serb në Kosovë dhe nisën t’i mbyllin ato në fillim të vitit 2024, duke nxitur kundërshtime të mëdha nga serbët lokalë, si dhe kritika nga bashkësia ndërkombëtare, e cila beson se vendimet e tilla të “pakoordinuara” mund të nxisë tensione. Përvec institucioneve paralele serbe në veri dhe në pjesë tjera të vendit si, Prizren, Pejë, Suharekë, Istog, Klinë, Rahovec dhe Dragash, autoritetet kosovare kanë mbyllur edhe degë të Postës së Serbisë në veri të vendit. Kurti vazhdimisht këmbëngul se veprimet e Qeverisë së tij nuk janë të drejtuara kundër askujt dhe se ato ndjekin Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë pretendon se me vazhdimin e mbylljes së këtyre institucioneve, vazhdon “represioni institucional dhe politik ndaj popullit serb në Kosovë nga Albin Kurti”. “Megjithatë, ai gabon nëse mendon se Beogradi do të heqë dorë ndonjëherë nga kërkesa për formimin e ZSO-së (Asociacionit të komunave me shumicë serbe) dhe se do të mund të shpëtojë nga detyrimet e tij ose se Beogradi do të largohet ndonjëherë nga persona pa ndihmën dhe përkatësinë që u paguan dhe që do t’u paguhet”, thuhet në njoftim.

Mund t'ju interesojë

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë

11 Nëntor 2026, 08:21
Konsultimet për Ligjin e Speciales dhe rruga e Kosovës drejt Këshillit të Evropës: njohësit paralajmërojnë se besimi politik mbetet pengesa kryesore

Konsultimet për Ligjin e Speciales dhe rruga e Kosovës drejt Këshillit të Evropës: njoh...

10 Nëntor 2026, 21:33
REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evro...

10 Nëntor 2026, 20:00

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, prezantoi një varg masash për serbët nga Kosova, ndër to edhe pagesa e beneficioneve për punonjësit e institucioneve të mbyllura në Kosovë. Ai pati thënë se, pas mbylljes së institucioneve paralele serbe nga autoritetet e Kosovës, rreth 6.000 personave u pushuan nga puna. Vuçiq theksoi asokohe se “institucionet serbe nuk do të shfuqizohen apo mbyllen”, duke shtuar se do të hapet një zyrë regjistrimi në qytetet serbe Rudnicë dhe Ribariq përgjatë kufirit me Kosovën, e cila do të ofrojë shërbime për pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë. /REL/

Etiketat e lidhura

kosovoSkenderaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 38 minutash

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur
Para 39 minutash

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 11 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 15 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.