Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Politologu Ramush Tahiri: Kurti humbi legjitimitetin, Qeveria e re në fillim të majit

Kosova E shtunë, 18 Prill 2020 11:14
Politologu Ramush Tahiri: Kurti humbi legjitimitetin, Qeveria e re në fillim të majit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Qeveria në detyrë e ka humbur legjitimitetin dhe për këtë qëllim duhet të formohet qeveria e re. Zgjedhje të reja nuk mund të ketë këtë vit, andaj qeveria e re e udhëhequr nga LDK-ja do të jetësohet javën e parë të muajt maj.

Kështu po vlerëson politologu Ramush Tahiri ka folur për zhvillimet politike që pritet të ndodhin në javët në vazhdim.

Ai deklaron se qeveria në detyrë ka humbur besimin e Kuvendit, por edhe legjitimitetin për të çuar përpara proceset. Andaj thotë se ka ardhur koha që të zëvendësohet me një qeveri të re.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Ne kemi qeveri e cila ka humbur besimin e Kuvendit dhe një qeveri e cila është e shkarkuar me 2/3 e votave. Pra kemi qeveri e cila nuk ka mandat dhe kemi qeveri e cila duhet të ndërrohet me një qeveri t ë re. Me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Presidenti është ai i cili e përcakton se a duhet vendi të shkojë vendi në zgjedhje të reja apo duhet të ketë qeveri të re. Kushtetuta i parasheh që të dy mundësitë ndërsa presidenti është institucioni i cili vendos. Presidenti nuk vendos në diskrecionin e tij të lirë por në diskrecionin institucional, Që nënkupton që presidenti është i obliguar t’i konsultoi të gjitha partitë politike dhe varësisht prej dëshirave të tyre, dhe qëndrimeve të tyre të vendosë”, thotë ai.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Politologu Tahiri thotë se përderisa të gjitha partitë, përpos Vetëvendosjes janë dakorduar për të formuar qeveri pa zgjedhje, kjo edhe duhet të ndodh dhe se ajo parti që dëshmon që i ka numrat duhet ta formojë qeverinë e ardhshme.

“E vetmja është Lëvizja Vetëvendosje e cila kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje. Nuk është në mandatin e VV-së, as të qeverisë, as ta caktojë afatin e zgjedhjeve, e as të caktojë mandatin deri kur do kjo qeveri të rrijë në pushtet. Sepse kjo qeveri faktikisht, formalisht është rrëzuar nga pushteti me 82 deputetë dhe tash mandatari i ri duhet të dorëzojë kabinetin e tij të ministrave për votim në kuvend dhe kuvend duhet me votë të deklarohet. Nëse Kuvendi me 61 vota e voton një qeveri që do të krijohet nga LDK-ja, AAK-ja, Nisma Socialdemokrate, nga AKR-ja, minoritetet dhe Lista Serbe, e që gjithsej bëjnë 66 deputetë, atëherë ne kemi qeveri të zgjedhur”, thotë ai.

Mund t'ju interesojë

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë

Para 17 orësh
Konsultimet për Ligjin e Speciales dhe rruga e Kosovës drejt Këshillit të Evropës: njohësit paralajmërojnë se besimi politik mbetet pengesa kryesore

Konsultimet për Ligjin e Speciales dhe rruga e Kosovës drejt Këshillit të Evropës: njoh...

10 Nëntor 2026, 21:33
REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evro...

10 Nëntor 2026, 20:00

Tahiri thotë se tash si është gjendja nuk do të mund të ketë zgjedhje të reja, jo vetëm për shkak të koronavirusit dhe pandemisë, por për shkak se shumica e partive politike janë deklaruar se nuk duan zgjedhje.

Ai shprehet i bindur se qeveria e re do të formohet h iç më larg se fillimi i muajt maj.

“Qeveria e re do të jetë më së largu 25 ditë nga dita e sotme. Sepse kalon afati kushtetues. Presidenti ka 10 ditë dhe mandatari i ka 15 ditë për t’u votuar në Kuvend. Do të thotë në fillim të majit nëse jo më shumë ne do të kemi votimin e qeverisë së re dhe të urojmë që kjo qeveri të zgjidhet. Zgjedhjet mbahen për parlament nuk mbahen për qeveri. Qeveria nuk e merr mandatin nga populli, por e merr nga Kuvendi. Ndërsa Kuvendi e merr mandatin nga populli. Dhe përderisa ka mandat kuvendi, mund të ndërrohen gjatë këtij mandati 4 vjeçar disa qeveri”, thotë ai.

Madje Tahiri thotë se zgjedhje të reja nuk duhet të ketë pa reformë zgjedhore, andaj e sheh të rrugës një qeveri të udhëhequr nga LDK-ja së bashku me AAK-në, Nismën, AKR-në dhe minoritetet.

“Në këtë vit nuk ka kushte për zgjedhje të reja e gjithashtu Kosova nuk duhet të shkojë në zgjedhje pa e ndërruar sistemin zgjedhor. Themelore është një qytetar një votë, jo një qytetar 5 vota. Sepse po na dalin njerëzit që në emër të partisë ose në emër të vet po kanë shumë vota, ajo qysh ndodhi me krahun e VV-së dhe realisht këto vota nuk po shprehen në terren. Pra pa u bë një reformë zgjedhore dhe nga ajo ditë që të votohet në Kuvend tek pas 6 muajsh me Kushtetutë dhe me ligj mund të mbahen zgjedhjet. Pra nuk e shoh të arsyeshme që qeveria e dorëhequr ta vazhdojë punën edhe një vit, ose 6 muaj sepse nuk ka legjitimitet dhe nuk ka as legalitet. Kjo është qeveri që nuk ka përkrahje më shumë se 30 deputetë në Kuvend. Nuk mund ta qojë asnjë nismë ligjore”, thotë ai.

Kryetari i PDK-së, Isa Mustafa tashmë është autorizuar nga Këshilli i Përgjithshëm i partisë për të formuar qeverinë e re. AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate janë shprehur pro një bashkëpunimi me LDK-në. Madje edhe partia e Behgjet Pacolli është shprehur e gatshme t’i bashkëngjitet një koalicioni të tillë.

Ndërsa Vetëvendosje po insiston në zgjedhje të reja, menjëherë pas kalimit të pandemisë COVID-19.

Etiketat e lidhura

politologuRamush Tahiri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 2 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 2 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 3 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 3 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 7 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 4 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 10 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 9 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.