Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 10:05 Messi: Do të kem gjithmonë një dashuri të veçantë për Barcelonën Lionel Messi ka konfirmuar edhe një herë lidhjen e veçantë me Barcelonën, duke theksuar se dashuria për klubin katalanas dhe qytetin do të mbetet…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Profesori amerikan: Serbia mund të paditet për gjenocid në Kosovë, kjo do ta bënte dialogon më të vështirë

Kosova E diel, 16 Maj 2021 00:03
Profesori amerikan: Serbia mund të paditet për gjenocid në Kosovë, kjo do ta bënte dialogon më të vështirë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins dhe eksperti për Ballkanin, Daniel Serwer, ka deklaruar se fakti që procesi gjyqësor për gjenocid nuk u paraqit para Tribunalit Penal Ndërkombëtar në Hagë për ish-Jugosllavinë në lidhje me krimet në Kosovë nuk do të thotë se shteti serb nuk mund të paditet për gjenocid para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Server thotë se paralajmërimi i për një padi eventuale të Kosovës kundër Serbisë për gjenocid, do të shkaktonte kritika nga Beogradi dhe do ta bënte dialogun më të vështirë dhe nuk do të haste në miratimin e Brukselit dhe Uashingtonit.

Mund t'ju interesojë

Presidentja e Kosovës kthen në rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

Presidentja e Kosovës kthen në rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

Para 15 orësh
REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

Para 16 orësh
Përparim Rama shpall kandidaturën për kreun e LDK-së

Përparim Rama shpall kandidaturën për kreun e LDK-së

Para 17 orësh

Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti, përgatitjen për ngritjen e një padie ndaj Serbisë e ka futur edhe si pjesë e programit të saj katërvjeçar (2021-2025) në një seancë të Qeverisë të premten e kaluar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Ndoshta diçka e tillë është e vonuar – nuk është e qartë për mua se si Kosova, një vend që nuk është në mesin e vendeve në Statutin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ka qasje në atë institucion gjyqësor. Njoftimi i autoriteteve të Kosovës sigurisht që do të ketë një efekt politik në Kosovë, Serbi dhe bashkësinë ndërkombëtare”, theksoi Serëer në një përgjigje për Zërin e Amerikës [edicioni në gjuhën serbe], transmeton Telegrafi.

Serwer tha se krimet kundër njerëzimit, si dhe krimet e luftës, janë vepra shumë të rënda kriminale.

“Unë nuk jam jurist, prandaj nuk mund ta interpretoj këtë çështje në kuptimin juridik, por nuk mendoj se fakti që procesi gjyqësor për gjenocid nuk u paraqit para Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë në lidhje me krimet në Kosovë nuk do të thotë se shteti serb nuk mund të paditet për gjenocid para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, tha Serëer, duke potencuar se nuk është i sigurt se në çfarë cilësie Kosova mund t’i drejtohet atij institucioni gjyqësor.

Ai tha se këtu shtrohet pyetja nëse veprat janë kryer me qëllim shkatërrimin e plotë ose të pjesshëm të një grupi kombëtar, etnik, racor apo fetar. “Por, siç e kam thënë tashmë, është e paqartë për mua nëse Kosova mund t’i drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, sepse nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe nuk është në mesin e shteteve nga statuti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, potencoi Serwer.

Në të njëjtën kohë, Kosova dhe Serbia po presin rinisjen e negociatave midis të dy palëve për normalizimin e marrëdhënieve, të nisura në vitin 2011.

Bisedimet dhjetëvjeçare u përcollëm me rezultat të ndryshueshëm, ndërprerje të shpeshta të dialogut dhe moszbatim të marrëveshjeve të arritura. Aktualisht rast i tillë është përsëri pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë dhe zgjedhjes së udhëheqësit të lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si kryeministër, transmeton Telegrafi.

Është paralajmëruar se një raund i ri bisedimesh, ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, do të mbahet në fund të qershorit dhe do të marrin pjesë nga negociatorët kryesorë – Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq. Profesori Server vëren se dialogu midis të dy palëve tashmë është ngadalësuar mjaft.

“Presidenti i Serbisë, Vuçiq, e ka bërë të qartë se nuk është i gatshëm ta njohë Kosovën para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në pranverën e vitit të ardhshëm. Atëherë çfarë mund të jetë nxitja që Kosova të ngutet me dialogun?”, pyet Serwer.

Në të njëjtën kohë, ai vëren se është herët të spekulohet për pasoja të mundshme politike për zyrtarët e Kosovës epilogu i nismës në lidhje me padinë kundër Serbisë. “Mbetet për t’u parë nëse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do ta shqyrtojë propozimin fare”, tha Serwer.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Messi: Do të kem gjithmonë një dashuri të veçantë për Barcelonën
Para 3 minutash

Messi: Do të kem gjithmonë një dashuri të veçantë për Barcelonën

Propozim për zgjidhjen e krizës politike dhe institucionale në Shqipëri përmes reformave ligjore dhe kushtetuese
Para 11 minutash

Propozim për zgjidhjen e krizës politike dhe institucionale në Shqipëri përmes reformave ligjore dhe k...

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe
Para 23 minutash

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, ...

Bruno Fernandes po luante në Champions, hajdutët i grabisin 4 milionë paund në shtëpi
Para 31 minutash

Bruno Fernandes po luante në Champions, hajdutët i grabisin 4 milionë paund në shtëpi

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 12 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 15 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 16 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 13 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.