Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Reagime pas përleshjeve fizike në parlamentin e Kosovës

Aktualitet E enjte, 13 Korrik 2023 22:10
Reagime pas përleshjeve fizike në parlamentin e Kosovës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier, duke dënuar përleshjet në parlament, thanë se dallimet politike nuk mund të zgjidhen përmes dhunës.

Reagime të shumta pasuan pas përleshjeve fizike që ndodhën të enjten pasdite ndërmjet deputetëve në Kuvendin e Kosovës, me ҫ’rast u ndërpre edhe fjalimi i kryeministrit të Kosovës. Përleshjet shpërthyen mes deputetëve të PDK-së në opozitë dhe kabinetit qeveritar, derisa kryeministri Albin Kurti po fliste në kuvend për situatën në veri të Kosovës dhe pajtimin që është arritur me Bashkimin Evropian për hapat e parë brenda dy javësh drejt uljes së tensioneve në katër komunat e banuara me shumicë serbe. Fjalimi i kryeministrit disa herë u ndërpre nga thirrjet e opozitës, të cilët kryeministrin e cilësuan “gënjeshtar”. U desh ndërhyrja e sigurimit të kryeministrit për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa, kryetari i Parlamentit, Glauk Konjufca, kërkoi ndërhyrjen e policisë brenda seancës së Kuvendit.

Tensionet në Kuvendin e Kosovës dhe debatet e ashpra disa ditë më parë, nisën pasi portali kosovar Nacionale, publikoi disa biseda të shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me përfaqësues të Listës Serbe, përfshirë nënkryetarin e kësaj partie, Milan Radojçiq, i cili ka urdhër arrest nga Kosova dhe është në listën e zezë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për “përfshirje në krim të organizuar dhe korrupsion”.

Lëvizja Vetëvendosje pas përleshjeve fizike në kuvend, akuzoi PDK-në në opozitë për sulm ndaj kabinetit qeveritar. “Deputetë të PDK-së sulmuan me grushta, si një bandë rrugaçësh, kryeministrin dhe ministrat e Kosovës. Ky sulm po bëhet ndaj qeverisë së parë të Kosovës, e cila nuk e ka asnjë ministër apo zëvendësministër të kontrolluar nga Beogradi. Ky sulm po bëhet pikërisht në një moment të rëndësishëm të ballafaqimit diplomatik e jo vetëm të Kosovës me Serbinë”, thuhet në reagimin e lëvizjes Vetëvendosje.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nga ana tjetër, Partia Demokratike e Kosovës, tha se ishte zëvendëskryeministri Besnik Bislimi “i cili i pari e goditi me mjete të forta, shishe, deputetin Mërgim Lushtaku nga PDK. “Kryetari i Kuvendit u desh që të reagojë dhe të mos e lejojë atë që të ndodhë, ai u bëri thirrje Policisë së Kosovës që të ndërhyjnë dhe të arrestojnë deputetët e opozitës. Futja e Policisë së Kosovës në Kuvend nuk është lejuar të ndodhë as në momentin më të errët në historinë e Kuvendit të Kosovës, kur Lëvizja Vetëvendosje hidhte gaz lotsjellës dhe rrezikonte jetën e deputetëve”, thuhet në reagim të PDK-së.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Përleshjet fizike ndërmjet deputetëve të kuvendit të Kosovës, u dënuan nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila tha se “përdorimi i dhunës si mjet për të trajtuar pakënaqësitë e mospajtimet politike, është dëmi më i madh që mund t’i bëhet institucioneve që janë ndërtuar me aq shumë mund e sakrificë”. “Kuvendi është gurthemeli i shoqërisë sonë demokratike, ku zëra të ndryshëm bashkohen për t’i përfaqësuar interesat e qytetarëve, ndaj dhuna nuk ka vend në tempullin e demokracisë dhe nuk mund të shndërrohet në mjet politik”, shkroi në reagimin e saj, presidentja Osmani.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Para 52 minutash
PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

Para 4 orësh
Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Para 8 orësh

Reagon ambasdaori amerikan Jeff Hovenier

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, duke dënuar përleshjet e së enjtes në parlament, tha se “dallimet nuk mund të zgjidhen përmes dhunës”. “Është për keqardhje çfarë ndodhi sot në parlamentin e Kosovës. Do të dëshiroja të mos e thosha këtë. Dhuna kurrë nuk është mjet i pranueshëm për të shprehur pakënaqësi. Në çdo demokraci shpesh ka dallime të forta, por, dallimet duhen të zgjidhen përmes diskutimit, një qëllim themelor i legjislaturës së çdo demokracie”, shkroi ambasadori amerikan Hovenier.

Sidoqoftë, pas përleshjeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, Prokuroria Themelore në Prishtinë, njoftoi se ka nisur hetimet për këtë rast. Sipas njoftimit, “prokurori i shtetit ka iniciuar hetime për veprën penale të “sulmit” dhe ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, përfshirë po ashtu marrjen e deklaratave të palëve të përfshira në këtë rast”./DW/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 33 minutash

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 52 minutash

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 1 ore

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 1 ore

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 11 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 11 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
21 Nëntor 2026, 22:24

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.