Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

REL: A mund Haxhiu ta ushtrojë detyrën e presidentit edhe për gjashtë muaj të tjerë?

Kosova E mërkurë, 9 Shtator 2026 21:13
REL: A mund Haxhiu ta ushtrojë detyrën e presidentit edhe për gjashtë muaj të tjerë?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në më pak se një muaj, Kosova mund të përballet me një gjendje të pasigurt kushtetuese, nëse deri më 4 tetor nuk zgjidhet presidenti i ri i shtetit. Ekspertë ligjorë thonë se kryeparlamentari nuk mund ta vazhdojë këtë detyrë përtej këtij afati gjashtëmujor.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ushtruesja e tanishme e kësaj detyre, Albulena Haxhiu, u rizgjodh kryetare e Kuvendit të Kosovës më 9 shtator, ndërsa më herët nga partia e saj, Lëvizja Vetëvendosje në pushtet, është hedhur ideja se kryetarja e re e Kuvendit mund ta vazhdojë edhe një gjashtëmujor të dytë në rast nevoje.

Mund t'ju interesojë

Presidentja e Kosovës kthen në rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

Presidentja e Kosovës kthen në rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

Para 7 orësh
REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

Para 7 orësh
Përparim Rama shpall kandidaturën për kreun e LDK-së

Përparim Rama shpall kandidaturën për kreun e LDK-së

Para 9 orësh

Edhe Presidenca – të cilën e udhëheq Haxhiu që nga 4 prilli, kur presidentes së deriatëhershme, Vjosa Osmani, i mbaroi mandati – ka thënë se kryetarja e re e Kuvendit do të vazhdonte ushtrimin e detyrës së presidentit deri në zgjedhjen e presidentit të ri.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

A mund ta vazhdojë detyrën Haxhiu përtej 4 tetorit?

Jo, thonë disa ekspertë ligjorë, me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë. Posti i ushtruesit të detyrës së presidentit të Kosovës nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë muaj, sipas Kushtetutës. Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës vlerëson se Haxhiut, si kryetare e Kuvendit, mandati si ushtruese e detyrës së presidentit i përfundon më 4 tetor.

“Pas kësaj date skadon afati i gjashtëmujor dhe ligjërisht i njëjti ose e njëjta nuk ka të drejtë që të funksionojë edhe si ushtrues i detyrës së presidentit, për shkak se është në kundërshtim me nenin 90, paragrafin 3, të Kushtetutës së Kosovës”, tha Bugaqku për REL-in të mërkurën, pasi Haxhiu u rizgjodh kryeparlamentare. Sipas Bugaqkut, çdo vendim apo dekret që mund të nxirret pas kësaj date nga Haxhiu është i kontestueshëm për nga kushtetutshmëria, dhe rrezikon të rrëzohet nga gjykatat. Ai thotë se deputetët duhet ta shohin si alarmues afatin kohor deri më 4 tetor për zgjedhjen e presidentit. Haxhiu e ndërpreu seancën konstituive të mërkurën, duke e shtyrë për të premten vazhdimin e saj për përmbylljen e konstituimit të Kuvendit.

Ajo tha se nuk kishte pajtueshmëri për mënyrën e votimit të nënkryetarëve dhe se deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, dështoi ta tërhiqte fjalën “në emër të popullit serb”, kur e propozoi kandidatin për nënkryetar nga komuniteti serb. Ndërkohë, drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, thotë për REL-in se Kushtetuta e Kosovës e lidh kufizimin gjashtëmujor me ushtrimin e postit të presidentit, e jo me personin që e ushtron atë.

Sipas Miftarajt, për këtë arsye, ndryshimi i personit që e ushtron detyrën e presidentit, apo rizgjedhja e kryetarit të Kuvendit, nuk mund të ketë efektin e fillimit të një afati të ri gjashtëmujor. “Një interpretim i tillë do të mundësonte që, përmes ndryshimit të personit, gjendja e ushtrimit të detyrës së Presidentit të vazhdonte përtej kufirit prej gjashtë muajsh të përcaktuar shprehimisht me Kushtetutë’’, thekson ai.

“Tejkalimi i 4 tetorit pa një president të ri cenon sigurinë e shtetit”

Bugaqku shton se, për shtetin dhe sistemin kushtetuese parlamentar në Kosovë, tejkalimi i afatit të 4 tetorit do të thotë “një njollë shumë e keqe dhe një precedent i rrezikshëm që cenon edhe sigurinë kombëtare”. Më 4 tetor përfundon periudha gjashtëmujore gjatë së cilës, sipas Kushtetutës, postin e presidentit të Kosovës mund ta mbajë një ushtrues detyre. Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, kishte thënë më herët për REL-in se pozita e ushtruesit të detyrës së presidentit “është e varur nga pozita e kryetarit të Kuvendit”. Sipas tij, pas zgjedhjes, kryetari i ri i Kuvendit nis ushtrimin e detyrës së presidentit deri në zgjedhjen e presidentit. Afati prej gjashtë muajsh, i përcaktuar nga Kushtetuta, nis të rrjedhë nga fillimi, me zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, pretendoi ai.

“Është në frymën dhe përmbajtjen, por edhe në funksionin e Kushtetutës, që të garantojë vazhdimësi institucionale. Asnjëherë, e për asnjë arsye, vendi nuk mund të mbetet pa president apo pa ushtrues detyre të presidentit. Vakum institucional nuk mund të ketë në asnjë rrethanë”, deklaroi Rrustemi për REL-in. Më herët, Eugen Cakolli, hulumtues në Institutin Demokratik të Kosovës, i kishte thënë REL-it se periudha gjashtëmujore për ushtrimin e detyrës së presidentit përbën afat absolut, dhe si i tillë nuk mund të përsëritet në asnjë skenar. Moszgjedhja e presidentit të ri, deri më 4 tetor, sipas Cakollit, përbën skenarin më të rrezikshëm kushtetues me të cilin mund të ballafaqohet Kosova.

“Në një situatë të tillë, vendi do të hynte në një terren kushtetues, i cili, përveçse do të ishte serioz dhe i rrezikshëm, do të duhej medoemos të kishte parashtresë në Gjykatën Kushtetuese”, theksoi ai. Melos Kolshi, hulumtues ligjor në Institutin e Kosovës për Drejtësi, i tha REL-it se pas 4 tetorit, çdo vazhdim i ushtrimit të detyrës së presidentit do të ishte pa bazë kushtetuese, dhe do të cenonte seriozisht rendin kushtetues. Partitë opozitare shqiptare nuk janë deklaruar për këtë çështje publikisht. Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca nuk iu përgjigjën as pyetjeve të REL-it rreth kësaj çështjeje.

Çështja e zgjedhjes së presidentit ka qenë në zemër të krizës politike në vend dhe shkaktoi zgjedhje të reja parlamentare në qershor. Një marrëveshje e brishtë mes LVV-së dhe LDK-së për kandidaturën e diplomatit dhe juristit kosovar, Bekim Sejdiu, nuk duket ta ketë mbështetjen e nevojshme, pasi edhe deputetë nga vetë LDK-ja e kanë kundërshtuar publikisht. Nevojitet prania e 80 deputetëve në Kuvendin me 120 vende që votimi për presidentin e Kosovës të jetë i vlefshëm. LVV-ja ka 53 mandate, ndërsa LDK-ja 18. /REL/

Etiketat e lidhura

Albulena HaxhiuKosove
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

2 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 4 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

3 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 5 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.