Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 11:11 Manchester United shkarkon Michael Carrick, largimi zyrtar është çështje orësh Michael Carrick nuk do të jetë më trajner i Manchester United. Sipas raportimeve të mediave angleze, aventura e tij në krye të “Djajve të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rrëfimi i luftëtarit të ISIS-it, u rikthye në Kosovë dhe dëshiron të shkojë prapë në Siri

Kosova E martë, 13 Gusht 2019 23:05
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kosovari Fitim Lladrovci ka dhënë një rrëfim të jashtëzakonshëm për revistën “1843”, që publikohet nga “The Economist”, rreth rrugëtimit në Siri. Thotë se po të mundte do të shkonte nesër sërish për të luftuar atje. Ndërsa rrëfen si u radikalizua, kush e çoi në Siri, si u kthye dhe pse do të zgjidhte që prapë të ishte një xhihadist.

Rrugëtimi që e shty Fitim Lladrovci të bëhet pjesë e luftës nisi në tetor të 2013-ës, kur ai ishte 23 vjeç. Ai i mori kursimet e tij prej 350 dollarësh, u përshëndet me gruan e tij dhe la Obiliqin, shkruan “1843”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Revista, që e intervistoi Lladrovcin, e përshkruan udhëtimin e tij për në Siri.

Në Prishtinë ai u nis me fluturimin për në Stamboll dhe nga aty u nis në një tjetër fluturim, për në Hatay, provincë në juglindje të Turqisë. Në aeroplan ka takuar një arab të veshur me të zeza, i cili e ka vozitur deri në një shtëpi një katëshe e me shtretër një mbi një.  Aty ai u befasua kur takoi gjashtë shqiptarë të tjerë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Lladrovci ka treguar se dy  nga ta ishin burra, dy ishin gra, burrat e të cilëve kishin kaluar kufirin me Sirinë muaj më parë. Dy ishin fëmijë; një djal dy vjeç dhe një vajzë gjashtë muajshe, që qante vazhdimisht.

Mund t'ju interesojë

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë

11 Nëntor 2026, 08:21
Konsultimet për Ligjin e Speciales dhe rruga e Kosovës drejt Këshillit të Evropës: njohësit paralajmërojnë se besimi politik mbetet pengesa kryesore

Konsultimet për Ligjin e Speciales dhe rruga e Kosovës drejt Këshillit të Evropës: njoh...

10 Nëntor 2026, 21:33
REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evro...

10 Nëntor 2026, 20:00

Të nesërmen shqiptarët u dërguan deri në kufi e nga aty ecën disa kilometra derisa arritçn te një linjë e autobusave. Hipën në një minibus ku iu bashkuan disa burra nga Kaukazi e siç i përshkruan Lladrovci, ishin me mjekërra të kuqe që i bënte të dukeshin si luaj.

Ata kaluan mes një zone me rërë derisa arritën.

“Vendi dukej i bukur por unë dridhesha gjatë gjithë kohës. Çfarë më frikësonte më së shumti ishte të bija në duar të Bashar al-Assadit”, ka thënë Lladrovci.

Ai udhëtoi qindra kilometra ta luftonte presidentin sirian, Bashar al- Assad. Ndjesia e tij për drejtësi ka filluar në moshën e tij të re, kur shqiptarët u çuan kundër Serbisë dhe me ndihmën e Amerikës, krijuan shtetin.

Lladrovci thotë se roli i tij në Siri do të ishte sikur i amerikanëve në Kosovë: të ndihmohen njerëzit e shtypur.

Në ditët e para të tij në Siri, ai thotë të kenë qëndruar shumë njerëz të grumbulluar në një vend.

“Arabët na rendisnin si sardele”, ka rrëfyer ai.

Lladrovci iu bashkua organizatës “Al-Nusra”, që ishte segment i “Al-Qaedas”, e krijuar në vitin 2012.

Ai dorëzoi kursimet e tij, ndërsa iu premtua një pagë mujore prej 115 dollarëve.

Lladrovci u dërgua në Aleppo për trajnime bashkë me burrat e tjerë. Atje tregon të ketë qëndruar në një vend të papastër e ka ngrënë ushqim të njëjtë tri herë në ditë.

Burrat mund të zgjidhnin të mbanin kurse për tre muaj për t’u bërë snajperistë ose të hynin në divizionin e tankës. Opsioni tjetër ishte kursi tri javor për t’iu bashkuar forcave tokësore dhe për të hyrë në zonat e okupuara. Lladrovci e kishte zgjedhur këtë të fundit.

Ai thotë se kishte shkuar për të ndihmuar njerëzit e pafajshëm, por më vonë ishte konfuz se si e shihte religjioni i tij atë që po bënte.

Lladrovci erdhi në perfundim se vetem një organizatë u përgjigjej pyetjeve të tij dhe bashkë me të rekrutuarit e tjerë shqiptarë iu bashkua Shteti Islamik (ISIS).

Luftëtari i ISIS’it e coi një vit në fushëbeteja, pastaj u kthye në Kosovë ku u arrestua për gjuhë të urrejtjes por jo që ishte pjesëtar i ISIS’it. Pas tri vitesh ai u kthye në Obiliq. I vetmi pendim i Lladrovcit është pse la Sirinë.

“Do të kthehesha nesër atje, po të kisha mundësinë”, thotë kosovari.

Gazetari i “1843”, sikurse raporton gazeta Express përshkruan rrugën për në Obiliq, ku shkoi ta intervistonte Lladrovcin.

Taksisti shqiptar i kishte thënë se nuk kishte njeri në Kosovë që nuk e kishte humbur dikë në luftën me Serbinë.

“Nuk mund të gjesh dikë në këtë shtet që nuk e ka humbur dikë. Por ne nuk kemi hequr koka të njerëzve”, i kishte thënë ai.

Gazetari e ka takuar katër herë Lladrovcin dhe ka biseduar mbi 10 orë me të, për të cilin thotë se i ndryshonte gjendja.

“Njëherë më tha se e ndjente nevojën që të më priste në qafë, e pastaj tregohej i kujdesshëm aq sa të më pyeste për gjendjen e nënës sime që ishte e sëmurë”, përshkruan gazetari Alexander Clapp.

Lladrovci dhe familja e tij kishin përjetuar tmerrin gjatë luftës në Kosovë. Serbët e kishin torturuar vëllain e tij, duke e bërë të paaftë për të ecur, ndërsa ata kishin ikur nga Drenica në Obiliq gjatë natës.

“Akoma e kam ndjesinë e lumit të ftohtë kur e kaluam derisa po iknim në luftë”, i kishte thënë Lladrovci gazetarit.

Si u njoftua Lladrovci me islamin radikal?

Në vitin 2000 organizatat vahabiste kishin arritur në Kosovë. Komuna e Skenderajt ishin një nga qendrat ku ato operonin. Vajza me emrin Mihane Baleci ishte aktivizuar në to. Në vitin 2010 kushëriri i saj e takoi me Lladrovcin, ata u martuan pas tre muajve. Në atë kohë djali nga Obiliqi nuk dinte pothuajse asgjë për religjionin, por gruaja e tij po i tregonte klerikë fetarë në YouTube.

Më vonë ai kishte filluar komunikimin online me radikalë të tjerë të cilët i quante “vëllëzërve”.

Pas një kohe ai filloi të takohej në Prishtinë me një grup të burrave me të cilët ndante pikëpamjet për religjionin. Në 2013-ën ai i tha gruas se po shkonte në Siri për një jetë më të mirë për të dytë.

/Ora News

Etiketat e lidhura

Fitim Lladrovcikosovari
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Manchester United shkarkon Michael Carrick, largimi zyrtar është çështje orësh
Para 1 minute

Manchester United shkarkon Michael Carrick, largimi zyrtar është çështje orësh

Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në banesë
Para 5 minutash

Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në banesë

Alarm për bombë në stacionin Calais-Frethun: prefektura e Pas-de-Calais konfirmon kontrollet, ndërpritet qarkullimi hekurudhor
Para 10 minutash

Alarm për bombë në stacionin Calais-Frethun: prefektura e Pas-de-Calais konfirmon kontrollet, ndërprit...

Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum
Para 11 minutash

Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 14 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 17 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 19 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.