Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 11:49 Shira të dendur në Theth, përmbytje në Fushë-Theth Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar vërshime uji në zonën e Thethit, ku banorët po përballen me probleme që prej mbrëmjes së kaluar.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Itali-Francë
  • Integrimi në BE
  • Veliaj
  • Politika shqiptare
  • Moti
  • Ukraina
  • Tirana
Lajmet e fundit
Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Itali-Francë
  • Integrimi në BE
  • Veliaj
  • Politika shqiptare
  • Moti
  • Ukraina
  • Tirana
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Seanca e turpit qentë shijojnë lirinë

Kosova E mërkurë, 25 Mars 2020 19:10
Seanca e turpit qentë shijojnë lirinë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ilir Muharremi –
Në kuvend mbahet seanca e turpit. Seanca për rrëzimin e Qeverisë Kurti. Heshtja ka zaptuar rrugët e Prishtinës. Liria e qytetarëve tashmë është e kufizuar nga Qeveria. Derisa në kuvend hienat sulmojnë e macet mjaullojnë, rrugët e Prishtinës janë kapluar nga urtësia e përjetshme e cila po qesh me kotësinë e jetës dhe kotësinë e luftës. Vendit duket shumë i qetë, por edhe i humbur, është kjo shkretëtirë nga mungesa e frymorëve. Vendi është i ngrirë deri në palcë, por edhe lirë. Por diçka e gjallë lëvizë në të.
Nëpër rrugën kryesore të sheshit të Prishtinës po kalon një turmë qensh. Leshi i tyre i shpupurishur është i mbuluar me fjolla të lehta të borës, fryma ngrinte në erë dhe fjollat që binin dukeshin si kristale në lukurë të tyre. Qentë nuk kanë rripa dhe përpara e as prapa, por as anash, e as në mesin e tyre, nuk lëvizte as një njeri. Qetësia dhe lëvizja e lirë e qenve nëpër shesh thyen qëndresën e njerzve, dhe njeriu i uritur për karrige është qenia më rebele në botë.
Këta qenë që janë të lirë në shesh shtrëngoheshin njëri me tjetrin, hungërojnë dhe kërcejnë sapo sytë e njerëzve ju afrohen afër. Disa janë të shtrirë dhe po rrinë të mbështjellur kuspull afër njëri tjetrit. Disa nga ta janë kockë e lëkurë, duket sikur kanë shumë kohë pa ngrënë, kopeja është e madhe dhe s’kanë me çka të ngopen. Janë ligur shumë. Disave u numërohen brinjët dhe u është puqur barku me kurrizin. Thjeshtë janë të lirë të festojnë, por janë katandisur keq. Ja tek vërej njërin matanë kthesës është plot qime të gjata, po i merr erë asfaltit, sapo më vërejti, qeni u ndal duke zgjatur turirin dhe duke thithur me flegrat e hundës që fare nuk i dridheshin. Të tjerët rrinin të shtrirë në asfalt. Qeni hodhi vështrimin drejt në sytë e mi , duket sikur ishte i kapluar nga një brengë, por prapë kishte besnikërinë e qenit. Ishte qimekuqë, të tjerët bojë kafe në të kuqrreshmë.
Qentë ishin të lirë dhe të trimëruar sa leshi i tyre po shndërrohej tamam në lesh ujku. Kishte disa qime edhe të murrme, e ngjyra në dritë ishte e kuqerreshme e lehtë, andaj leshi dukej herë i murmë e herë i kuq. Disi të gënjente. Ishte aq i mirë sa që për asnjë sekond nuk pushoj së tunduri bishtin.
Derisa zgjatë ky virus dhe njerzit janë të mbyllur nëpër shtepitë e tyre, qentë festojnë. Hungëritjet e tyre te tmerrshme mungojnë. Ata tash janë Zot të këtij qytetit të heshtur e të pastër nga njerzit. Natyra tok me qentë i bindet ligjeve të veta, ndërsa njeriu është ai që i përzë qentë, i përbuzë, i dhunon, sjellë mortjen e çka keq e më keq. Njeriu është tradhëtar, ndërsa qeni besnik dhe kam dëgjuar se qeni vdes me pronarin e tij. Kam menduar se në këtë situatë dashuria dhe besnikëria e qenit ndaj njëri tjetrit do të rritet, por jo lufta për inate dhe karrige po ndriçohet në Kuvendin e Kosovës. Besnikëria e njeriut është vetëm punë interesi dhe njeriu është kanibal i pistë dhe qeni për nga dashuria dhe besnikëria ose butësia është më i lartë se njeriu. Andaj, koronavirusi le të vazhdojë, ndoshta njerëzit do të zbuten dhe të dashurohen njëri me tjetrin e qentë le ta vazhdojnë në sheshë lirinë dhe festën.

Mund t'ju interesojë

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kosovës

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kos...

Para 56 minutash
Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Para 3 orësh
Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me Kosovën

Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me...

Para 13 orësh

Etiketat e lidhura

Ilir Muharremi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shira të dendur në Theth, përmbytje në Fushë-Theth
Para 10 minutash

Shira të dendur në Theth, përmbytje në Fushë-Theth

Fabregas ndjek 3 ndeshje njëkohësisht, bashkëshortja e tij e “dorëzuar”
Para 13 minutash

Fabregas ndjek 3 ndeshje njëkohësisht, bashkëshortja e tij e “dorëzuar”

Pesë autobusë 100% elektrikë për shërbimin urban në Tiranë
Para 14 minutash

Pesë autobusë 100% elektrikë për shërbimin urban në Tiranë

Veliaj kallëzon në Prokurori Drejtoreshën e Burgjeve, Sadleva Bodo
Para 20 minutash

Veliaj kallëzon në Prokurori Drejtoreshën e Burgjeve, Sadleva Bodo

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 12 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 17 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Itali-Francë: Pio Esposito shkruan historinë, trium me përmbysje i Axurrëve
Para 13 orësh

Itali-Francë: Pio Esposito shkruan historinë, trium me përmbysje i Axurrëve

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 20 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.