Edhe një herë Kosova duket se po nxeh gjakrat në rajon, Këtë herë bëhet fjalë për deklarata në distancë mes Malit të Zi dhe Serbisë.
Ka qenë ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin, ai që ka kundërshtuar deklaratën e ministrit të Mbrojtjes të Malit të Zi, Predrag Boshkoviç, se Kosova është shtet.
Ai ka thënë se Kosova nuk është shtet, por territor përkohësisht në administrim të OKB-së e në përputhje me Rezolutën 1244.
Sipas Vulin, kur Mali i Zi dërgon oficerë në mision në territorin e Serbisë, rregulli i parë është që të pyetet edhe shteti Serb.
Ai shtoi më tej: Ministri malazez i Mbrojtjes më zëshëm po e përfaqëson pavarësinë e Kosovës se Shqipëria. Do ta kishim respektuar më shumë dërgimin e ushtarëve malazezë, sikur vetëm një ushtar ta kishin dërguar për të mbrojtur manastiret, e jo në shtab si mbrojtje të pavarësisë së Kosovës”.
