Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shtyhet takimi Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë, DW: Mikpritësit, O’Brien dhe Grenell e kanë agjendën të zënë

Kosova E shtunë, 22 Gusht 2020 09:51
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga DW

Shtyrja e takimit të planifikuar më (02.09) në Shtëpinë e Bardhë, bëhet për shkaqe agjendash të bartësve kryesorë të këtij takimi, Këshilltarit për Siguri Kombëtare Robert O’Brien dhe ambasadorit Richard Grenell.

Takimi i paraparë të mbahet në Shtëpinë e Bardhë me datën (02.09) në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, me gjasë shtyhet për dy ditë. Kështu deklaroi ministri i Drejtësisë në qeverinë e Kosovës Selim Selimi, i cili së bashku me ministren e Jashtme të Kosovës, Melisa Haradinaj-Stublla, po qëndrojnë prej disa ditësh në SHBA. Sipas ministrit Selimi, shtyrja me dy ditë e takimit të kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, mund të ndodhë për shkak të agjendave të bartësve kryesorë të këtij takimi, mikpritës të të cilit do të jenë Këshilltari për Siguri Kombëtare Robert O’Brien së bashku me ambasadorin Richard Grenell, i Dërguar i Posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet Kosovë-Serbi.

O’Brien: Diskutimet janë të rëndësishme, përparimi ekonomik thelbësor

Zyra e zotit O’Brien gjatë ditës së premte tha se “Shtetet e Bashkuara presin me padurim për këto diskutime të rëndësishme me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin kosovar Avdullah Hoti”, dhe besojnë që “përparimi ekonomik është thelbësor për çuarjen përpara të procesit të paqes”.

Në Kosovë udhëheqësit e institucioneve dhe partive politike e kanë mirëpritur angazhimin amerikan për mbajtjen e takimit në Shtëpinë e Bardhë. Kryeministri Avdullah Hoti tha se “në takim do të diskutohet për projekte madhore të bashkëpunimit ekonomik që do ta ndërrojnë perspektiven ekonomike të Kosovës dhe rajonit”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Edhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuciq, tha se “fakti që do të bisedohet për çështje ekonomike është gjë e mirë për Serbinë dhe rajonin”. “Temat e diskutimit shtrohen nga mikpritësit dhe nuk e përjashtoj mundësinë që përveç çështjeve ekonomike të diskutohet edhe për ato politike, por, nuk mund të ketë bisedime për njohjen e pavarësisë së Kosovës”, citojnë mediet në Serbisë presidentin serb.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Angazhimi i ambasadorit amerikan Richard Grenell në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, i cili vazhdimisht ka kërkuar që Kosova ta heqë reciprocitetin me Serbinë dhe të rifillojë dialogu, nuk i ka pëlqyer dhe vazhdon të mos i pëlqejë liderit të opozitës në Kosovë, Albin Kurtit. Në një postim në profilin e tij, pasi refuzoi të marrë pjesë në një takim virtual me të gjithë udhëheqësit politik kosovar, takim ky i organizuar nga disa veprimtarë shqiptarë në SHBA, Kurti bëri thirrje që njëzëri të kundërshtohet Richard Grenell.

Mund t'ju interesojë

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë

Para 16 orësh
Konsultimet për Ligjin e Speciales dhe rruga e Kosovës drejt Këshillit të Evropës: njohësit paralajmërojnë se besimi politik mbetet pengesa kryesore

Konsultimet për Ligjin e Speciales dhe rruga e Kosovës drejt Këshillit të Evropës: njoh...

10 Nëntor 2026, 21:33
REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evro...

10 Nëntor 2026, 20:00

“Sa i përket të dërguarit të posaçëm Grenell, meqenëse ai ka thënë se Kosova duhet ta heqë reciprocitetin me Serbinë, mendoj se duhet të veprojmë me të njësoj siç vepruam me ambasadorin Gelbard kur në 1998 tha, se UÇK-ja është terroriste, pra ta kundërshtojmë njëzëri, në mënyrë që ta kuptojë se kjo qasje është e papranueshme për ne. Asokohe kundërshtimi ynë bëri që Gelbard të zëvendësohet nga Holbrooke, pra, ia pamë hajrin kundërshtimit. Edhe sot na duhet që Richard Grenell të zëvendësohet me një Richard Holbrooke të ri”, shkroi Kurti.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë ishte planifikuar të mbahej fillimisht për 27 qershor, por, ky takim u anulua për shkak se Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, që të dy të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Konsultime në Francë

Nga ana tjetër, koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni të premten qëndroi në Paris ku zhvilloi takime me zyrtarë të politikës franceze “për të diskutuar rreth procesit të dialogut Kosovë-Serbi dhe liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”. Hyseni përgjatë takimit me Alexandre Adam, këshilltar diplomatik për Evropën i presidentit francez, Emmanuel Macron, tha se përkushtimi i liderit francez dhe kancelares gjermane, Angela Merkel është thelbësor në negociatat mes Prishtinës dhe Beogradit që po zhvillohen në Bruksel”.

Megjithatë, Hyseni ka përmendur nevojën e përfshirjes së drejtpërdrejtë të Uashingtonit në këtë proces. “Koordinimi me synimin që dialogu të marrë një dinamikë të re është imperativ. Theksova se nuk duhet të humbet koha e çmueshme, duke zvarritur procesin, por duhet shtruar pa u vonuar dhe pa zvarritje, për diskutim dhe akordim çështjen kryesore, marrëveshjen gjithëperfshirëse për njohje reciproke dhe normalizim midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Kjo mund të arrihet vetëm me përfshirjen dhe përkrahjen e drejtpërdrejtë dhe të koordinuar të trekëndëshit Paris, Berlin, Uashington për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë të arrijnë një marrëveshje normalizimi, duke njohur njëra-tjetrën”, shkroi Skënder Hyseni në Facebook.

Etiketat e lidhura

dialoguKosoveserbishtyhettakimi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 2 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 2 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 3 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 3 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 9 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 7 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 4 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 9 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.