Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 10:06 Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij Vëllai i atletit të famshëm me orgjinë shqiptare Pirro Dhima është arrestuar mëngjesin e së premtes në Athinë. Sipas burimeve policore, Odisea Dhima 58…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Varianti britanik në Kosovë, alarm për kujdes dhe respektim të masave

Aktualitet E diel, 31 Janar 2021 13:01
Varianti britanik në Kosovë, alarm për kujdes dhe respektim të masave
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Paraqitja e rasteve në Kosovë me variantin britanik të koronavirusit, duhet të jetë alarm për qytetarët për kujdes dhe respektim të masave kundër pandemisë, thonë infektologët Salih Ahmeti dhe Ilir Tolaj.

Ata paralajmërojnë se në javët në vazhdim Kosova mund të regjistrojë rritje të rasteve të reja me koronavirus edhe për faktin se partitë politike po zhvillojnë tubime elektorale, në të cilat, në shumtën e rasteve nuk po respektohen dy masat kryesore kundër pandemisë: mbajtja e maskës dhe distancës.

Varianti i ri, që fillimisht u identifikua në Mbretërinë e Bashkuar në shtator të vitit të kaluar, sipas ekspertëve, është më ngjitës se varianti fillestar i koronavirusit, që u shfaq për herë të parë në fund të 2019-ës në Vuhan të Kinës. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se ky variant tashmë është përhapur në mbi 70 vende të botës. Por, ky nuk është i vetmi variant i koronavirusit. Dy variante të reja janë zbuluar në Brazil dhe Afrikë të Jugut, po ashtu.

Infektologu në Klinikën Infektive në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës, Sali Ahmeti, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se me paraqitjen e rasteve me variantin e ri britanik, Kosova nuk duhet të relaksohet, por që qytetarët dhe institucionet duhet të rrisin vigjilencën.

“Variantin e ri e kemi në mesin tonë. Kjo nuk do të thotë se ka nevojë për ndonjë shqetësim të veçantë, pasi ky variant nuk ka ndryshime të mëdha në raport me variantin e mëparshëm. Në aspektin klinik, ky variant nuk dallon shumë nga varianti paraprak, por mundësia e përhapjes është më e madhe, natyrisht edhe prekja e moshës se re është më madhe. Por, ky është një alarm që ne nuk duhet të relaksohemi. Duhet të jemi sa më të kujdesshëm në respektimin e masave mbrojtëse kundër mundësisë së marrjes së infeksionit me koronavirus”, tha Ahmeti.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armedn Zemaj, të premten në një konferencë për media, ka thënë se nga 30 mostrat e dërguara për analizim në një laborator në Gjermani, tre nga to kanë rezultuar pozitive me variantin e ri britanik.

Tolaj: Tubimet e partive politike do rrisin rastet me koronavirus

Infektologu tjetër Ilir Tolaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se situata epidemiologjike, aktualisht është më e volitshme në Kosovë sesa në vendet tjera. Por, me vetë faktin se 10 për qind e mostrave kanë rezultuar pozitive me variantin e ri, në javët e ardhshme pritet të ketë rritje të rasteve. Rritjes së numrit të të infektuarve do t’i kontribuojnë tubimet e partive politike me numër të madh të qytetarëve në ambiente të mbyllura dhe të hapura, tha Tolaj.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Prandaj, këto tubime së bashku me variantin e ri, që me siguri ka aftësinë e përhapjes më të madhe, mund ta nxjerrë situatën nga kontrolli dhe mund ta nxjerrë Kosovën nga kjo situatë e volitshme. Pra, situata mund të dalë nga binarët dhe atëherë masat e jashtëzakonshme të jenë të domosdoshme. Kurse në këtë situatë, e domosdoshme është ndalimi i organizimeve të partive politike në ambiente të mbyllura pa maska dhe pa distancë”, thekson ai.

Mund t'ju interesojë

Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij

Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit t...

Para 17 minutash
Mbi 12 miliardë dollarë nga nafta e Venezuelës kaluan përmes një llogarie të kontrolluar nga SHBA-ja

Mbi 12 miliardë dollarë nga nafta e Venezuelës kaluan përmes një llogarie të kontrollua...

Para 19 minutash
Çmimet e marketeve në Tiranë deri në 50% më të shtrenjta se në rajon, rekord bulmeti

Çmimet e marketeve në Tiranë deri në 50% më të shtrenjta se në rajon, rekord bulmeti

Para 36 minutash

Ahmeti: Rritja e rasteve do vështirësojë punën në spitale

Rritja eventuale e rasteve me variantin britanik, infektologu Ahmeti thotë se do vështirësojë punën në sistemin shëndetësor.

“Këto ditë qytetarët duhet të jenë shumë të kujdesshëm në mënyrë që mos të kemi rritje të numrit të rasteve. Unë nuk besoj se do të na sjellë në situata kolapsi, por punën patjetër do të na vështirësojë. Madje, stafi shëndetësor nuk e ka më freskinë e ditëve të para, kur janë paraqitur rastet e para me koronavirus. Një pjesë e tyre janë të infektuar dhe janë në izolim, kanë një lodhje kronike. Kjo nuk do të thotë se nuk jemi në gjendje ta përballojmë këtë, por do jemi në kushte dhe rrethana më të vështira”, tha Ahmeti.

Në shumicën e klinikave të QKUK-së është duke u punuar me kapacitete të plota, ka thënë të premten Valbon Krasniqi, ushtrues i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

“Edhe më tutje spitalet tona janë të mbushura me numër të lartë të pacientëve të prekur me COVID-19. Në fillim të këtij muaji kishim një rënie të lehtë të të hospitalizuarve, ky numër kishte rënë nën 500. Dy javët e fundit, ky numër ka shënuar një rritje të lehtë. Të premten kanë qenë të shtrirë, 535 pacientë në spitalet e përgjithshme dhe në klinikat e QKUK-së”, deklaroi Krasniqi.

Pas rritjes së shqetësimeve lidhur me përhapjen e varianteve të reja të koronavirusit, që janë më ngjitës, qeveritë në mbarë botën kanë njoftuar për kufizime të reja të udhëtimit, që do të hyjnë në fuqi gjatë kësaj fundjave.

Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Portugalia dhe Republika Çeke janë në mesin e shteteve të fundit që kanë njoftuar për kufizime të reja të udhëtimit, pas paraqitjes së varianteve të reja, që fillimisht u identifikuan në Mbretëri të Bashkuar, Brazil dhe Afrikë të Jugut.

Aktualisht Kosova ka pezulluar të gjitha fluturimet drejt Mbretërisë së Bashkuar, prej raportimit të variantit të ri me koronavirusit në këtë shtet vitin e kaluar.

Që prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruara rastet e para më koronavirus, deri më 30 janar 2021, Kosova ka regjistruar 59.931 raste me sëmundjen COVID-19. Prej tyre, 1.492 pacientë kanë vdekur dhe 52.208 janë shëruar. Raste aktive vazhdojnë të jenë 6.231./ REL

Etiketat e lidhura

alarmKosoveVarianti britanik
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij
Para 17 minutash

Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij

Mbi 12 miliardë dollarë nga nafta e Venezuelës kaluan përmes një llogarie të kontrolluar nga SHBA-ja
Para 19 minutash

Mbi 12 miliardë dollarë nga nafta e Venezuelës kaluan përmes një llogarie të kontrolluar nga SHBA-ja

Bisedimet për Ukrainën: Putini pranon evropianët, por kërkesat territoriale mbeten pengesë
Para 21 minutash

Bisedimet për Ukrainën: Putini pranon evropianët, por kërkesat territoriale mbeten pengesë

9 gola në 14 ndeshje, Pio Esposito është “arma sekrete” e Italisë
Para 31 minutash

9 gola në 14 ndeshje, Pio Esposito është “arma sekrete” e Italisë

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 11 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 15 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Itali-Francë: Pio Esposito shkruan historinë, trium me përmbysje i Axurrëve
Para 11 orësh

Itali-Francë: Pio Esposito shkruan historinë, trium me përmbysje i Axurrëve

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 19 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.