Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur i tronditur nga vrasjet e dy politikanëve të PDK-së në qytetin e Pejës.
Kurti u ka shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave ndërsa fton organet e rendit që të zbardhin vrasjen e dyfishtë.
Kandidati i PDK-së për Pejën, Astrit Ademaj dhe ish-kandidati nga po kjo parti për kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj mbetën të vrarë pas të shtënave me armë zjarri.