Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 8 Nëntor 2026, 17:18 Milan fiton ndaj Genoas, por skuadra e Amorim vuan në fund Ndeshja nisi me ritëm të lartë, teksa Genoa rrezikoi që në sekondat e para me Osmajic. Milani reagoi shpejt dhe në minutën e 13-të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Albanian Files
  • Veliu PD Fier
  • Fifi bëhet nënë
  • Qeveria e Izraelit
  • Protesta në Itali
  • Fabrika e municionit
  • Ura e Bahçallëkut
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Albanian Files
  • Veliu PD Fier
  • Fifi bëhet nënë
  • Qeveria e Izraelit
  • Protesta në Itali
  • Fabrika e municionit
  • Ura e Bahçallëkut
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zbardhet pas 6 muajsh vrasja e Fatos Cenajt në Padova, arrestohet fqinji 45-vjeçar

Kronikë E martë, 16 Dhjetor 2025 09:14
Zbardhet pas 6 muajsh vrasja e Fatos Cenajt në Padova, arrestohet fqinji 45-vjeçar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pas gati gjashtë muajsh hetimesh zbardhet vrasja e Fatos Cenajt, shqiptarit 58-vjeccar që u ekzekutua me një plumb në kokë, ngjarje kjo e ndodhur më 8 qershor.

Trupi i viktimës, një ish-roje burgu, u gjet në një rrugë rurale në Fontanaviva, në provincën e Padovës, vetëm disa qindra metra larg banesës ku jetonte me familjen e tij.

Të shtunën, më 13 dhjetor, karabinierët arrestuan fqinjin e tij, Moreno Violetto, 45 vjeç, punëtor vendas, i cili tashmë akuzohet për vrasje. Arrestimi erdhi pas një hetimi të detajuar të kryer nga Policia e Padovës, në bashkëpunim me karabinierët e Cittadella-s dhe njësinë speciale RIS nga Parma.

Hetuesit arritën të identifikonin autorin e dyshuar përmes analizës së pamjeve filmike të mëngjesit të krimit. Në video shihet një çiklist i vetëm, i veshur në mënyrë të pazakontë për një ditë vere: me helmetë, syze dielli, maskë respiratore dhe mëngë që dukeshin si tatuazhe në të dy krahët. Analiza e mëtejshme zbuloi se tatuazhet ishin të rreme, të realizuara me mëngë artificiale.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Duke ndjekur gjurmët e maskës dhe mëngëve të tatuazhuara, karabinierët zbuluan se këto sende ishin blerë në Amazon nga fqinji i viktimës. Sipas hetimeve, 45-vjeçari kishte blerë gjithashtu bojë për të ndryshuar ngjyrën e biçikletës së tij, si dhe materiale për prodhimin artizanal të armëve të zjarrit dhe municioneve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjatë një kontrolli të kryer në korrik, autoritetet i sekuestruan biçikletën, ndërsa në një magazinë pranë shtëpisë së tij u gjetën edhe plumba të prodhuar në shtëpi, disa prej të cilëve ishin qëlluar më parë për prova.

RIS konfirmoi përputhshmërinë mes mbetjeve të armës së zjarrit që goditi Cenajn dhe gjurmëve të gjetura në biçikletën e të dyshuarit.

Fatos Cenaj kishte shërbyer më parë në policinë e burgjeve në Shqipëri dhe më pas ishte transferuar në Itali për t’u bashkuar me familjen e tij, e cila kishte blerë një shtëpi në Fontanaviva. E kaluara e tij konsiderohej e pastër, ndërsa raportet me fqinjin kishin qenë të tensionuara, por të kufizuara në debate të vogla.

Mund t'ju interesojë

Ekstradohet nga Spanja Arnold Jaho, 41-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për pastrim parash, mashtrim dhe akuzë për heqje lirie

Ekstradohet nga Spanja Arnold Jaho, 41-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për pastrim para...

Para 3 orësh
Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa banorë përfundojnë në spital të lënduar dhe me shenja asfiksie

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa banorë përfundojnë në spital të lënduar dhe...

Para 23 orësh
Aksident tragjik në Gjonaj të Prizrenit: 22-vjeçari humb jetën pasi ra me motoçikletë nga lartësia

Aksident tragjik në Gjonaj të Prizrenit: 22-vjeçari humb jetën pasi ra me motoçikletë n...

6 Nëntor 2026, 19:46

Pas krimit dhe hetimit të gjatë, 45-vjeçari nga Padova ndodhet tashmë i arrestuar në burgun “Due Palazzi”, ku përballet me akuzën e vrasjes së rëndë.

Etiketat e lidhura

Fatos Cenaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Milan fiton ndaj Genoas, por skuadra e Amorim vuan në fund
Tani

Milan fiton ndaj Genoas, por skuadra e Amorim vuan në fund

Cisse shkëlqen te Milani, ndjek gjurmët e Inzaghit dhe Shevchenkos
Para 7 minutash

Cisse shkëlqen te Milani, ndjek gjurmët e Inzaghit dhe Shevchenkos

Allegri pas barazimit të Napolit: “Nuk kemi hequr dorë nga asgjë.” Reagon për vërshëllimat ndaj Lang.
Para 22 minutash

Allegri pas barazimit të Napolit: “Nuk kemi hequr dorë nga asgjë.” Reagon për vërshëllimat ndaj Lang.

Veterani Neuer i shtohet listës së gjatë të të dëmtuarve te Bayerni
Para 23 minutash

Veterani Neuer i shtohet listës së gjatë të të dëmtuarve te Bayerni

Më të lexuarat

1 Deputeti Agron Shehaj publikon shkresën zyrtare të SPAK se Edi Rama nën hetim për “Albanian Files”
Para 10 orësh

Deputeti Agron Shehaj publikon shkresën zyrtare të SPAK se Edi Rama nën hetim për “Albanian Files”

2 Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026
7 Nëntor 2026, 07:33

Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026

3 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 6 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

4 Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona!
7 Nëntor 2026, 15:07

Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.