Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 23:03 Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike Reforma zgjedhore dhe mundësia që qytetarët të zgjedhin drejtpërdrejt përfaqësuesit e tyre u bënë pjesë e debatit në emisionin “Top Story”. Analisti Arian Curri…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Rama në Paris
  • Dorian Puka
  • Rasti 17-vjeçarit
  • Kandidatura për Tiranë
  • Lista Studentore serbe
  • Paga minimale
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Reforma zgjedhore
Lajmet e fundit
Në trend
  • Rama në Paris
  • Dorian Puka
  • Rasti 17-vjeçarit
  • Kandidatura për Tiranë
  • Lista Studentore serbe
  • Paga minimale
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Reforma zgjedhore
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
100 vjet Urdhri i Skënderbeut, Rama: “Skënderbeu ishte pajtori i historisë sonë, shqiptari që hodhi farën e shtetit në tokën e lirisë dhe pagëzori i identitetit tonë kombëtar dhe europian”

100 vjet Urdhri i Skënderbeut, Rama: “Skënderbeu ishte pajtori i historisë sonë, shqiptari që hodhi farën e shtetit në tokën e lirisë dhe pagëzori i identitetit tonë kombëtar dhe europian”

Lajme
E mërkurë, 10 Dhjetor 2025 20:41
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në një mbrëmje solemne që nderoi 100-vjetorin e Urdhrit të Skënderbeut, kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e këtij urdhri si simbol i vlerave kombëtare dhe europiane të Shqipërisë. Ai e përshkroi Urdhrin e Skënderbeut si një instrument që frymëzon përkushtim, meritë dhe nderim ndaj atdheut, duke ruajtur lidhjen e vendit me traditat dhe standardet e vendeve europiane.

“Skënderbeu ishte pajtori i historisë sonë, shqiptari që hodhi farën e shtetit në tokën e lirisë dhe pagëzori i identitetit tonë kombëtar dhe europian”,-u shpreh Rama. Ai theksoi se 100 vjet pas krijimit, Urdhri i Skënderbeut nuk është vetëm një simbol nderimi, por një akt i rëndësishëm shtetformues që vlerëson meritat dhe dinjitetin. “Urdhri i Skënderbeut ishte një masë graniti në themelet e Shqipërisë së re, një instrument në shërbim të një sistemi vlerash ku nderimi e bën meritën të përjetshme”,-tha kryeministri.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ai kritikoi degradimin që sistemi i dekoratave kishte pësuar tranzicionit demokratik, duke u shndërruar, sipas tij, nga një sistem nderimi në një mekanizëm të përuljes ndaj pushtetit. Sipas tij, kjo gjendje e degraduar e bëri të domosdoshme reformën e thellë të sistemit të medaljeve, për ta kthyer Shqipërinë në një linjë të plotë me standardet e vendeve europiane dhe për ta rikthyer meritën në vendin që i takon.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Madhështia e emrit bëri që ky urdhër t’i mbijetonte dallgëve të njëpasnjëshme të shtetit dhe i mbijetoi shpatës së Monarkisë, diktaturës dhe tranzicionit demokratik, ku sistemi i medaljeve u kthyer nga një sistem nderimi të shërbëtorëve të atdheut në një sistem vlerësimi për përuljen ndaj pushtetit të një njeriut të vetëm dhe pastaj degradoi fare në një farsë teneqexhinjsh. Ku dhe të vdekurit u thirrën në mungesë për të marrë dekorata duke e zhveshur nga çdo kuptim dhe lërë më pastaj hijeshinë. Urdhërat humbën simbolikën dhe humbën dhe çdo kontakt me konstelacionin evropian duke u katandisur në shëmbëlltyra metalike të një degjenerim të thellë institucional dhe kjo katandisje na shtyu të ndërmerrnim një reformë të thelë të sistemit të medaljes si një akt themelor për të vendosur republikën në kontakt me simotrat e veta evropiane dhe për të rivendosur në lartësinë e saj të vlerësimit të meritës”, tha Rama.

Mund t'ju interesojë

“Është totalisht talebaneske”, Berisha shpërthen ndaj AMA-s: Po rikthehet censura në televizione

“Është totalisht talebaneske”, Berisha shpërthen ndaj AMA-s: Po rikthehet censura në te...

Para 8 orësh
VIDEO/ Tensione para Kryeministrisë, qytetarët kundërshtojnë gjobat e policisë

VIDEO/ Tensione para Kryeministrisë, qytetarët kundërshtojnë gjobat e policisë

Para 9 orësh
163 ditë protestë para Kryeministrisë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama të largohet

163 ditë protestë para Kryeministrisë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama të largohet

Para 10 orësh

Rama theksoi se ky përvjetor nuk është thjesht një festë për një ngjarje shtetformuese, por një rilindje e një institucioni të medaljeve pas banalitetit gjatë periudhës 80-vjeçare të diktaturës dhe tranzicionit.

“Në këtë 100 vjetor nuk po kremtojnë thjeshtë në ngjarje shtetformuese, por po rilindim një institucion dhe po risjellim në jetë një mesazh 100 vjeçar që Shqipëria e nesërme nuk mund të ndërtohet pa njerëz që e duan meritën më shumë se çdo pasuri dhe respektin më shumë se çdo shpërblim. Shqipëria i bashkohet sot atij sistemi pas 80 vite ndarje në rrugën qorre të diktaturës dhe banalitetit të tranzicionit. Urdhri i Skënderbeut lindi në 1925 dhe rilind sot në 2025 me hirin e rifituar të një amaneti evropian të vënë në vend”, tha Rama.

KRONIKA

Në 100-vjetorin e “Udhrit të Skënderbeut”, presidenti Bajram Begaj dekoroi ish-presidentin Alfred Moisiu me “Yllin e Madh” të “Urdhrit Suprem të Shqiponjës”. Medalja “Ylli i Madh” iu dha kirurgut të shquar Besim Elezi, si dhe gjuhëtarit Seit Mansaku.

Me titullin “Oficer i Madh”, presidenti Begaj dekoroi studiuesit Aurel Plasari dhe Mateo Mandala, historianin Pëllumb Xhufin dhe albanologun arbërësh Francesco Altimari.

Me gradën “Oficer i Madh” i “Urdhrit Suprem të Shqiponjës” u dekorua edhe Ernesto Madeo, kryetari i komunës Shën Mitri në Kalabri të Italisë. Edhe “babai” i Kodit Penal të Shqipëisë, Ismet Elezi, është dekoruar nga Begaj “Ylli i Madh” i “Urdhrit të Lisit Akademik”.

Arkeologia Shpresa Gjongecaj, ushtaraku Zyber Dushku dhe akademikja Etleva Domi u dekoruan “Komandar”. Ndërsa kryeministri Rama i dha medalionet e 100-vjetorit të ‘Urdhrit të Skënderbeut’ familjarëve të Artan Lames dhe Filip Rrumbullakut.

Kreu i qeverisë tha se këto dy personalitete kanë kontribut të pamohueshëm në rikthimin e vlerës së vërtetë të medaljeve dhe zakoneve shtetërore

Etiketat e lidhura

rama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike
Para 6 orësh

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike

LIVE në Prime/ Zoja e sfidon Anjezën: Hajde, kapëm për flokësh
Para 6 orësh

LIVE në Prime/ Zoja e sfidon Anjezën: Hajde, kapëm për flokësh

E ardhmja e Calhanoglut te Interi: Pesë dilema kontraktuale
Para 7 orësh

E ardhmja e Calhanoglut te Interi: Pesë dilema kontraktuale

Koka debat me deputetin e PS, ngre pikëpyetje për Veliajn: Priti një mesazh tjetër në burg, por mori një tjetër
Para 7 orësh

Koka debat me deputetin e PS, ngre pikëpyetje për Veliajn: Priti një mesazh tjetër në burg, por mori n...

Më të lexuarat

1 Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!
Para 14 orësh

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!

2 Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë
Para 10 orësh

Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë

3 Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!
Para 11 orësh

Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!

4 Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike
Para 6 orësh

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.