Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:01 Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit Hakan Calhanoglu u detyrua të dalë nga fusha në minutën e 30-të të ndeshjes Inter-Atalanta për shkak të një problemi muskulor. Interi rrezikon ta…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

60 vjet nga vrasja/ Kennedy përpara zgjedhjes president kishte pasur lidhje të ngushta me mafien. Por iu kundërvu atyre në Shtëpinë e Bardhë

Forum
E mërkurë, 22 Nëntor 2023 09:28
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

-Botuar në radion gjermane DW-

Prej dekadash kineastët dhe autorët përpiqen të zbardhin të vërtetën për vrasjen e John F. Kennedyt. Por shumica e tyre hasin në terr.

Çifti presidencial John F. Kennedy dhe bashëshortja Jacky Kennedy në limuzinën e hapur pak para atentatit fatal në Dallas më 22 nëntor 1963Fotografi: AP Photo/picture alliance

Kur më 22 nëntor 1963 ra plumbi i parë ndaj autokolonës, që kalonte përmes Dallasit, ai goditi në grykë presidentin John F. Kennedy. Pak sekonda më vonë koka e tij ra mbrapsht, pasi u prek nga një plumb i dytë vdekjeprurës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Vrasja brutale në publik e Kennedyt është fiksuar në një xhirim nga amatori Abraham Zapruder me një film me ngjyra prej 8 milimetrash. Zapruder gjatë filmimeve kishte një pozicion perfekt ndaj itinerarit të autokolonës presidenciale. Imazhet e tij janë pikënisja e një sërë librave, dokumentarëve dhe filmave lidhur me atentatin.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pamje nga arkivi i kameras së kameramanit amator Anraham Zapruder, i cili pati filmuar autokolonën e presidentit Kennedy në Dallas në ditën e atentatitPamje nga arkivi i kameras së kameramanit amator Anraham Zapruder, i cili pati filmuar autokolonën e presidentit Kennedy në Dallas në ditën e atentatit

Vrasja brutale në publik e Kennedyt është fiksuar në një xhirim nga amatori Abraham Zapruder me një film me ngjyra  prej 8 milimetrash. Zapruder gjatë filmimeve kishte një pozicion perfekt ndaj itinerarit të autokolonës presidenciale.Fotografi: Brian Cahn/ZUMAPRESS/picture alliance

Një doras i vetmuar apo jo?

Materiali filmik i Zapruderit le të hamendësosh, se atentatori i pandehur Lee Harvey Oswald, një ish-ushtar i marinës asokohe 24 vjeçar, nuk ka vepruar i vetëm. Komisioni Warren, që atëherë hetoi rrethanat e vrasjes së Kennedyt, arriti megjithatë në konkluzionin, se Oswald si doras i vetëm ka qëlluar të dy plumbat ndaj Kennedyt që nga shkolla Texas School Book Depository që ndodhej aty pranë.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Rruga nga ka kaluar autokolona presidenciale e Kennedyt në Dallas dhe ndërtesa e shkollës prej nga mund të ketë qëlluar atentatori. Ndërtesa ne tulla të kuqe e shkollës në sfond dhe në fokus rruga e asfaltuar me kryq ku qëndronte automjetiRruga nga ka kaluar autokolona presidenciale e Kennedyt në Dallas dhe ndërtesa e shkollës prej nga mund të ketë qëlluar atentatori. Ndërtesa ne tulla të kuqe e shkollës në sfond dhe në fokus rruga e asfaltuar me kryq ku qëndronte automjeti

60 vjet pas kësaj dite, që tronditi botën, shumë vazhdojnë të shtrojnë pyetjen, se nga erdhën plumbat, ndër të tjera kjo pyetje trajtohet edhe në produksionin aktual në Hollywood “Assassination”, me yjet e kinematografisë si Courtney Love, Viggo Mortensen, Shia LaBeouf, Al Pacino dhe John Travolta. Filmi i David Mamet bazohet në teorinë, se mafia e Çikagos ka mandatuar vrasjen e JFK, pasi ai ishte përpjekur ta gjunjëzonte atë.

Teoritë nuk mungojnë

E saktë është, se Kennedy përpara emërimit president kishte pasur lidhje të ngushta me mafien. E ai pas marrjes së postit iu kundërvu gangsterëve, duke udhëzuar hetime në nivel federal dhe përndjekje, që kërcënonin pushtetin dhe përfitimet e kriminalitetit të organizuar.

Por kjo është vetëm njëra nga një duzinë teorish, që janë krijuar që pas ditës fatale. Vepra më e njohur për sfondin e vrasjes së JFK është eposi filmik i Oliver Stone “JFK – Vendngjarja Dallas” i vitit 1994. Në këtë film Kevin Costner luan prokurorin e qarkut të Nju Orleans, Jim Garrison, i cili beson, se pas atenatit qendron më shumë, se sa gjetjet e komisionit Warren. Garrison dhe ekipi i tij hamendësojnë, se Oswald, të cilit iu ngarkua atentati, ka qenë agjent i CIA-s.

Enigma Lee Harvey Oswald

Oswald disa kohë i pati kaluar në Bashkimin Sovjetik, gjë që ushqeu spekulimet për influencën e Moskës. Por të tjerë autorë hamendësojnë një influencim të Kubës, pasi Kennedy ishte i interesuar të rrëzonte komunistin revolucionar Fidel Castro. Edhe ndaj FBI-së dhe pasuesit të Kennedyt në presidencë, Lyndon Baines Johnson (LBJ), lindën dyshime.

Kennedy ishte i interesuar të rrëzonte komunistin revolucionar Fidel Castro. Më 22 tetor 1962 presidenti Kennedy mban një fjalim në televizion nga Uashingtoni, ku anoncon bllokimin e qarkullimit detar të Kubës, deri në largimin e raketave sovjetike.Fotografi: AP Photo/picture-alliance

“The Man Who Killed Kennedy: The Case Against LBJ” është libri nga pena e Roger Stone, një bashkëpunëtor i Donald Trump, i cili pretendon, se pasardhësi i Kennedyt ka bashkëpunuar me gangsterë dhe shërbimet sekrete të SHBA-së për të vrarë presidentin. Shumë prej këtyre librave dhe filmave spekulativë janë publikuar gjithmonë me afrimin e ditës përkujtimore të vdekjes së Kennedyt, ndër to edhe libri i Stone, që doli në qarkullim 50 vjet pas vrasjes së JFK.

“Dëshmitari i fundit” flet pas heshtjes për dekada

Në shtator të këtij viti “New York Times” u mor nga afër me një raport të Paul Landis, një ndër agjentët sekret, që ndodhej vetëm pak metra larg Kennedyt kur u qëllua ndaj tij. Raporti i Landisit vë në pikëpyetje teorinë e “një plumbi të vetëm” të komisionit Warren. Sipas kësaj teorie, vetëm njëri nga tre plumbat depërtoi gurmazin e Kennedy-it përpara se të godiste guvernatorin e Teksasit, John B. Connally, që ishte ulur në sediljen e përparme duke e plagosur atë në shtyllën kurizore, në gjoks, në kyçin e dorës dhe në kofshë.

Eshtë e habitshme, që Landis pavarësisht se ndodhej kaq pranë ngjarjes, asnjëherë nuk është marrë në pyetje nga Komisioni Warren. 60 vjet rresht, edhe sot 88 vjeçari, ka heshtur për këtë temë. Në memuaret e tij të botuara në Gjermani më 10 tetor 2023 me titullin “The Final Witness”, Landis shkruan, se ai nuk do të përhapë teori konspiracioni për vdekjen e JFK. Por meqënëse ai e hedh poshtë pretendimin, se një plumb i vetëm ka shkaktuar kaq shumë dëm, kjo do të thotë si rrjedhojë, që Oswald nuk ka qenë i vetmi atentator.

 Autokolona e presidentit Kennedy në Dallas, ku ndodhi atentati më 22 nëntor 1963.

Gjithnjë e më shumë dokumenta

Libri i vitit 1993 “Case Closed” nga Gerald Posner në të kundërt arrin në përfundimin, se Lee Harvey Oswald ka vepruar i vetëm. Oswald vetëm dy ditë pas vrasjes së Kennedyt u vra nga pronari i një klubi nate, Jack Ruby, në qilarin e presidiumit të policisë në Dallas. Komisioni Warren nuk gjeti dëshmi, që Ruby të ketë qenë pjesëmarrës në vrasjen e JFK, madje as që vrasja e Oswald prej tij ka qenë pjesë e një kamuflimi.

Në dhjetor 2022 arkivat kombëtare të SHBA-së publikuan 13.173 dokumenta në kontekstin e vrasjes së JFK, pasi administrata e presdentit Trump më 2017 ndërmori një hap të ngjashëm. Kësisoj 97 përqind e dokumentave në kontekst me atentatin janë sot publike.

Një histori pa fund

Familjen Kennedy duket se e ka ndjekur tersi: Vëllari më i ri i JFK, Bobby Kennedy u vra më 1968, kur nisi luftën elektorale për president, ambiciet e vëllait të tij më të ri Edward Kennedy u asgjësuan, pasi ai u largua nga vendi i aksidentit me makinën që ngiste vet, ku humbi jetën gruja e ulur krah sediljes, ndihmësja elektorale e tij Mary Jo Kopechne. John F. Kennedy Jr., i biri i ish-presidentit të SHBA-së ndërroi jetë nga rrëzimi i një avioni luftarak më 16 korrik 1999 pranë ishullit Martha’s Vineyard.

Nga veprimet e tij heroike gjatë Luftës së Dytë Botërore e deri tek aferat e bujshme ndër të tjera me Marilyn Monroe si dhe angazhimin e tij për të drejtat qytetare dhe planet vizionare për fluturimet në hapësirë Kennedy vazhdimisht ka magjepsur, aq më shumë magjeps ai edhe pas vdekjes.

60 vjet pas vrasjes së presidentit në limuzinën e tij të hapur spekulimet për motivin e vrasjes vazhdojnë me dekada. Regjisori i filmit “JFK” Oliver Stone duke iu referuar teorisë zyrtare të një atentatori të vetëm është shprehur: Opinioni amerikan “asnjëherë nuk e ka pranuar këtë”, konspiracionin mund ta nuhasni në ajër.

Autor: John Silk

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 6 minutash

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 15 minutash

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje
Para 1 ore

Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje

Milan Frosinone 5-1, kuqezinjtë rimarrin vendin e katërt
Para 1 ore

Milan Frosinone 5-1, kuqezinjtë rimarrin vendin e katërt

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 10 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 10 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 23 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.