Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 09:35 Studentët sot protestë, ora 14.00 Studentët dhe të rinjtë kanë njoftuar se do të rikthehen sërish në protestë ditën e sotme, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit. Pas…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Akademia e Shkencave: Rama shfryu egër kundër Kosovës, po minohet e ardhmja e Ballkanit

Akademia e Shkencave: Rama shfryu egër kundër Kosovës, po minohet e ardhmja e Ballkanit

Kryesore
E martë, 24 Dhjetor 2019 12:25
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, ka reaguar me qëndrim të fortë ndaj ”Mini-Shengenit Ballkanik”, ku akuzon kryeministrin Edi Rama për shfryrje të egër ndaj Kosovës. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, thekson se një nismë e tillë ka për qëllim të minojë të ardhmen europiane të Ballkanit. Sulmet e kryeministrit Rama në drejtim të Kosovës, për ASHAK janë një hakmarrje e paarsyeshme që ka konotacion shqetësues për të ardhmen e raporteve Kosovë-Shqipëri. Në letrën e gjatë, ASHAK-u ndër të tjera thotë se ideja për ”Mini-Shengen” nuk mund të jetësohet, pasi sipas saj, Serbia do të ketë rol dominues aty dhe bazuar në faktin se Beogradi zyrtar vazhdon me qasje destruktive ndaj Kosovës, nuk e njeh si shtet dhe çdo ditë e lufton subjektivitetin ndërkombëtar.

Reagimi i plotë:

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë

Para 2 orësh
I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen ...

Para 12 orësh
Protestuesit dhe Policia përplasen dhunshëm. Bomba molotov, fishekzjarre, gaz lotësjellës dhe përplasje të dhunshme

Protestuesit dhe Policia përplasen dhunshëm. Bomba molotov, fishekzjarre, gaz lotësjell...

Para 14 orësh

Të përballur me kriza të brendshme dhe me dështime të njëpasnjëshme në çështje të reformave dhe të integrimeve evropiane; me rritjen e vazhdueshme të autoritarizmit dhe të pushtetit të pakontrolluar të oligarkëve; me cenimin e pashembullt të lirisë së shprehjes dhe të veprimit opozitar; me përfshirjen e pandalur të të gjithë pushteteve në një paqëndrueshmëri institucionale, tre shtete fqinjë të Kosovës (Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria) së fundi bënë një depërtim medial në opinionin tonë me një marrëveshje që duhej të imitonte punët e rëndësishme të Europës, me të ashtuquajturin “mini-Shengen ballkanik”, duke prodhuar të vetmin efekt të dukshëm dhe të prekshëm: çrregullimin serioz të marrëdhënieve Kosovë-Shqipëri dhe lëndimin e krejt ndjeshmërisë sonë rreth këtyre marrëdhënieve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Duke e parë këtë rrethanë dhe duke vërejtur dëmin e konsiderueshëm që shkaktoi kjo nismë në politikëbërjen shqiptare, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK) është e shtrënguar të reagojë, duke konsideruar se nisma e propozuar nga Serbia ka prapavijë të qartë subversive dhe synon rrënimit e perspektivës evropiane të rajonit të Ballkanit, duke krijuar alternativa minuese dhe defaktorizim të potencialit politik shqiptar në këtë proces. Duke e ditur se Kosova nuk mund të përfshihet në asnjë proces dhe në asnjë marrëveshje ku ajo nuk është e barabartë dhe ku asaj nuk i njihet shtetësia dhe sovraniteti, fyerja dhe lëndimi që iu bë asaj në takimin e fundit në Tiranë, përfshirë edhe tiradat përçmuese të kryeministrit të Shqipërisë, kap përmasat e një hakmarrjeje të paarsyeshme dhe me konotacion të frikshëm për të ardhmen e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Në Tiranë, bashkë me mohimin e agresionit serb mbi Kosovën, të mijëra të vrarëve e të masakruarve, të deportimeve dhe shkatërrimeve të papara, përveç që u promovua indiferenca zyrtare e Shqipërisë dhe mohimi i kësaj memorie kombëtare, duke e quajtur këtë histori të Kosovës “pyetje patetike”; edhe më i frikshëm dhe më brengosës doli të ishte reagimi i vakët i institucioneve të pavarura, i shoqërisë civile, i botës akademike dhe i mendjeve të lira të profileve krijuese, të cilët ose u shtrënguan të heshtin, ose pazëshëm mbështetën shfryrjet e egërsuara të liderit të tyre kundër Kosovës. Po kaq i pakuptueshëm dhe thellësisht i parëndësishëm, madje i zmbrapsur dhe i pavlerë ishte qëndrimi i faktorit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut, i cili nuk gjeti mënyrë të artikulojë një qëndrim që do të shkonte një hap më larg se interesat e ngushta të politikës provinciale.

ASHAK fuqimisht mbështet qëndrimin se “mini-Shengeni ballkanik” nuk është i mundur në një asimetri të këtillë politike në Ballkan, me dominim të theksuar të Serbisë, duke qenë se ajo nuk njeh Kosovën dhe që çdo ditë minon dhe shantazhon progresin e saj, synon ndarjen dhe copëtimin e saj, mohon krimet dhe nuk respekton marrëveshjet e arritura dhe që është e angazhuar gjerësisht në pengimin e integrimeve të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë dhe duke ndërmarrë sulme të vazhdueshme diplomatike për të zvogëluar numrin e njohjeve. Mbi të gjitha, Kosova nuk mund të përfshihet në një proces të udhëhequr nga Serbia, përderisa ajo vazhdon ta mbajë Kosovën në kushtetutën e saj si pjesë e këtij shteti dhe aq më pak të përfshihet në aleanca që shkojnë kundër interesave tona kombëtare dhe krijojnë alternativa të kundërvënies ndaj integrimeve europiane dhe euro-atlantike. Kosova nuk mund të bëhet pjesë e aleancave që kanë kërkuar dhe vazhdojnë të kërkojnë zhbërjen e saj. Historia më e re e Kosovës është histori e vlerave të civilizimit perëndimor dhe e parimeve të lirisë dhe të drejtës së popujve për vetëvendosje. Më anë tjetër, Kosova është shtet sovran, ka subjektivitetin e saj politik, ka organet e saj legjitime dhe në asnjë rrethanë nuk mund të pranojë vendimmarrje të imponuar dhe sjellje paternaliste.

Duke u mbështetur në këto parime, ASHAK gjithnjë do të punojë dhe do të mbështesë bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri në të gjitha fushat, do të bëhet pjesë e të gjitha proceseve të përbashkëta integruese dhe do të përpiqet të minimizojë dëmet që shkaktohen në këto marrëdhënie nga politikat e pamatura dhe kundërvënëse ndaj procesit normal të integrimit të ndërvetshëm.

Etiketat e lidhura

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovësedi ramakosovaMini Shengen
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Studentët sot protestë, ora 14.00
Para 25 minutash

Studentët sot protestë, ora 14.00

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin
Para 37 minutash

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin

Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”
Para 52 minutash

Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët
Para 1 ore

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 12 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 13 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 15 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 14 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.