Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89 lekë dhe shitet me 90 lekë, dollari amerikan blihet me 80.8 lekë dhe shitet me 82…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Arrestohen dy ish-ministra në presidencë*

Arrestohen dy ish-ministra në presidencë*

Bota
E enjte, 11 Janar 2024 12:53
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ndodh edhe kështu. Dy ish-ministra përfunduan në burg. Policia i arrestoi në rezidencën zyrtare të presidentit Andrzej Duda. Ai u kishte dhënë atyre mbrojtje- megjithëse ata ishin dënuar me një vendim përfundimtar.

Deri vonë, Mariusz Kaminski dhe Maciej Wasik ishin ndër njerëzit më të fuqishëm në Poloni. Si ministër i Brendshëm në qeverinë nacional-konservatore të Mateusz Morawieckit, Kaminski ishte në krye të policisë dhe shërbimeve sekrete. Zëvendësi i tij Wasik vepronte si krahu i tij i djathtë brenda ministrisë. Që nga ndryshimi i pushtetit në dhjetor, të dy politikanët përfaqësonin partinë e ish-qeverisë Ligj dhe Drejtësi PiS, tani grupi më i madh opozitar në parlament.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Por të martën në mbrëmje, Kaminskin dhe Wasikun i arrestuan në pallatin presidencial në Varshavë nga ish-vartësit e tyre, të cilët kishin ndërruar eprorët një muaj më parë, dhe u dërguan në burg. Ata u vendosën në pranga, raportoi platforma online Onet.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Një gjykatë më parë kishte urdhëruar që dy politikanët të mbaheshin në një qendër paraburgimi. Gjykatësit i dënuan ata në dhjetor 2023 me dy vjet burg secili – për tejkalim të kompetencave të tyre në vitin 2007. Në atë kohë, ata drejtonin agjencinë kundër korrupsionit CBA dhe ishin fajtorë për shpërdorim detyre, sipas gjykatës.

Mund t'ju interesojë

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit

Para 10 orësh
BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

Para 13 orësh
Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI

Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI

Para 14 orësh

Arrest në pallatin presidencial

“Ky është fundi simbolik i anarkisë së PiS. Nuk ka më lopë të shenjta,” tha deputeti liberal Dariusz Jonski. Disa deputetë të PiS u mblodhën gjatë natës nga e marta në të mërkurë përpara qendrës së paraburgimit në distriktin Grochow. Presidenti i PiS Jaroslaw Kaczynski tha se arrestimi ishte “hakmarrje” dhe një “skandal i pabesueshëm”. Ai përsëriti akuzat e tij kundër qeverisë së re, e cila “drejtohet nga jashtë” dhe se ndjek qëllimin “shkatërrimin e shtetit polak”.

Përpjekja e parë për të zbatuar urdhrin dështoi të martën në mëngjes. Kur policia u shfaq para shtëpive të politikanëve, të kërkuarit ishin tashmë në rrugë për të takuar presidentin polak Andrzej Duda. Kreu i shtetit, i cili vjen nga i njëjti kamp politik me ta dhe nuk e ka fshehur asnjëherë afërsinë e tij me PiS, i kishte ftuar Kaminskin dhe Wasikn në një aktivitet në rezidencën e tij zyrtare. Në mënyrë demonstrative, Duda emëroi dy nga ndihmësit e tyre më të afërt si këshilltarë të tij dhe vlerësoi patriotizmin e tyre.

Pas takimit, Kaminski dhe Wasiku u takuan me gazetarët në ambientet e pallatit dhe dhanë një deklaratë. Një “diktaturë e errët” po shfaqet në Poloni, tha Kaminski, dhe foli për një “krizë të rëndë shtetërore”. Sipas Wasikut, Polonia po shkon drejt një “shteti totalitar”. “Drejtësia do të triumfojë, e keqja do të humbasë”, bërtitën ata dhe u kthyne në pallatin presidencial. Mbrëmjen e së martës, kur Duda u largua për pak kohë nga rezidenca e tij zyrtare për të marrë pjesë në një takim jashtë banesës, policia ndërhyri dhe i arrestoi dy të dënuarit.

Duda do t’u drejtohet krerëve të shteteve në mbarë botën

“Jam personalisht thellësisht i tronditur”, tha Duda të mërkurën (10.01.2023) në deklaratën e parë. Ai i quajti Kaminskin dhe Wasikun njerëz “të drejtë si kristali” që luftuan kundër korrupsionit. “Nuk do të pushoj derisa ministri Kaminski dhe kolegët e tij të bëhen sërish njerëz të lirë”, siguroi presidenti polak. Përballë protestave të paralajmëruara, ai u bëri thirrje bashkatdhetarëve të qëndrojnë të qetë dhe të demonstrojnë në mënyrë paqësore.

Shefi i kabinetit të tij Grazyna Ignaczak-Bandych kishte njoftuar më parë në X (ish-Twitter) se presidenti do të informonte krerët e shteteve në mbarë botën se dega ekzekutive po shkel ligjin polak dhe Kushtetutën. Vetë ish-ministri i Brendshëm Kaminski ka nisur ndërkohë një grevë urie. Dënimi i tij është një akt hakmarrjeje politike, shkruhet në një deklaratë të lëshuar të mërkurën në Varshavë.

Kryeministri Donald Tusk ka reaguar ndaj përpjekjes së Dudës për t’u dhënë azil të kërkuarve në selinë e tij zyrtare duke përmendur kodin penal. “Kushdo që e ndërlikon apo pengon një procedim penal duke ndihmuar një shkelës të shmangë përgjegjësinë, veçanërisht atë që fsheh autorin (…), dënohet me burgim nga tre muaj deri në pesë vjet”, tha kryeministri. Tusku siguroi se ai nuk donte të ngjallte debat politik, por vetëm ta bënte presidentin të vetëdijshëm për atë ku po përfshihej.

Provokim në vend të ndjekjes së korrupsionit

Por Duda i qëndroi vetes besnik – sipas tij – në këtë çështje. Sepse situata aktuale është pasojë e një historie të gjatë dhe të ndërlikuar juridike. Kaminski dhe Wasiku tashmë ishin dënuar në shkallën e parë në 2009 – në atë kohë tre vjet burgim secili. Por presidenti i fali kolegët e tij të partisë sapo erdhi në pushtet në vitin 2015 – përpara se vendimi të bëhej i formës së prerë. Kështu ai i lejoi ata të zinin poste ministrore në qeverinë e re të PiS të asaj kohe. Në qershor 2022, Gjykata e Lartë e shpalli faljen të paligjshme dhe urdhëroi një rigjykim në shkallë të dytë. Një vendim përfundimtar u shpall më pas në dhjetor 2023.

Të dënuarit me dy vjet burg humbën edhe mandatet e tyre parlamentare – vendim që ata nuk e pranuan. “Vetëm dhuna fizike mund të më pengojë të marr pjesë në seancën e Sejmit,” tha Kaminski në një intervistë radiofonike të transmetuar të hënën. Për të shmangur incidentet e mundshme në Parlament, kryetari i Sejmit, Szymon Holownia, e shtyu seancën nga kjo e mërkurë për javën e ardhshme.

Protestë e planifikuar para parlamentit

Megjithatë, një rrugëdalje e thjeshtë nga kriza është e qartë: Duda do t’i duhet vetëm të falte Kaminski dhe Wasik edhe një herë, me të drejtë këtë herë, pasi procedura ka përfunduar dhe gjykimi është përfundimtar. Por kreu i shtetit nuk dëshiron ta bëjë këtë, sepse kështu do të pranonte se falja e tij e parë ishte e gabuar.

Shndërrimi gjyqësor i imponuar nga PiS me ndihmën e presidentit praktikisht çoi në pushtet të dyfishtë dhe kaos. Kampi nacional-konservator rreth Kaczynskit njeh vetëm vendime gjyqësore që janë të favorshme për PiS. Gjyqtarët e sapoemëruar si pjesë e reformës nuk pranohen sërish në Bashkimin Evropian.

Para arrestimit të tyre, Kaminski dhe Wasiku u bënë thirrje “të gjithë polakëve të denjë dhe normalë” të marrin pjesë në protestën e së enjtes përpara parlamentit. Protesta e “Polakëve të Lirë” fillimisht ishte menduar të fokusohej tek ndryshimet në mediat publike. Tani e tutje, ndoshta në fokus do të jetë lirimi i dy të arrestuarve.

“Presidenti po i luan të gjitha kartat. Ai po luan lojën më të rrezikshme të jetës së tij. (…) Fraksioni i luftës ka fituar,” komentoi kryeredaktori i së përditshmes Rzeczpospolita të mërkurën. Dhe kolegia e tij Zusanna Dąbrowska i quajti Kaminskin dhe Wasikun “silurët e gjallë” në luftën e opozitës nacional-konservatore kundër qeverisë së qendrës së majtë të Tuskut.

*Jacek Lepiarz Gazetar i redaksisë polake të DW, me fokus të veçantë në çështjet polako-gjermane

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 29 minutash

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 30 minutash

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë
Para 30 minutash

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 7 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 11 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 16 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 18 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.