Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
BE do të ndalë kontrabandën e drogës në portet europiane

BE do të ndalë kontrabandën e drogës në portet europiane

Bota
E mërkurë, 31 Janar 2024 08:55
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

BE-ja synon një luftë më efikase dhe me vendosmëri kundër kontrabandës së drogës. Një aleancë e re e porteve synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve doganore dhe atyre të ndjekjes penale në nivel europian.

Porti i Anversës në Belgjikë, i dyti nga madhësia në Europë, është kthyer në një pikë kyçe për transportimin e drogës. Presioni ndaj politikanëve europianë për të ndërmarrë masa që t’u mbyllen rrugët bandavë të kontrabandës së drogës është në rritje.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Për këtë është vendosur krijimi i një aleance europiane të porteve: „Ne po bashkohemi për të krijuar një rrjet që t’i japë fund një rrjeti tjetër: Ne po krijojmë një aleancë të porteve për luftuar kriminalitetin në të gjitha portet. Të luftohet kriminaliteti vetëm në një port, kjo do të bënte që kriminelët të spostoheshin në një port tjetër”, theksoi një zyrtare e BE-së në Bruksel.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Drogat vijnë kryesisht nga Amerika Latine, më së shumti nga Ekuadroi apo Kolumbia.

Mendohet se kriminelët mund të kenë paguar qindra mijëra euro ryshfete për punonjësit e porteve si dhe kanë kërcënuar ata e familjet e tyre për të mundësuar aksesin tek transportet e drogës. Porti i Holandës, Roterdam është gjithashtu në fokusin e hetuesve. Vitet e fundit në Holandë, Belgjikë e vende të tjera europiane janë vrarë gjatë akteve të dhunës së bandave të drogës mjaft njerëz ndër ta edhe hetues e avokatë të njohur.

Mund t'ju interesojë

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit

Para 4 orësh
BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

Para 6 orësh
Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI

Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI

Para 7 orësh

Por edhe Gjermania është e prekur, sikurse u shpreh së fundit ministrja e Punëve të Brendshme Nancy Faeser: Trafikimi i drogës ka depërtuar edhe duke përdorur portin kryesor të Gjermanisë në Hamburg, tha ajo. Faeser tha më tej, se kartelet e drogës janë përgjegjëse “për një spirale të paimagjinueshme dhune” që drejtohet edhe ndaj gazetarëve e prokurorëve, të cilët kërcënohen me vrasje dhe se në Europë janë krijuar dhoma torturash. “Ndaj unë dua veprim më të ashpër dhe më ndërkombëtar kundër tregtisë së kokainës dhe drogës”, tha Faeser.

Edhe një zyrtare e BE-së thekson, se „kur jetët e njerëzve shfrytëzohen si një mjet për biznese joshëse e shkatërrimtare, dhuna kulmon më keq se në filmat me mafie. Sa më i fortë të jetë kundërshtari aq më kreativë, kooperativë e të guximshëm duhet të jemi ne me ligjet tona për t’iu kundërvënë atyre.”

Në aleancën e re të porteve synohet të forcohet gjithashtu bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve kombëtare doganore dhe atyre të ndjekjes penale në nivel europian. Kështu synohet të vendosen teknologji të reja si skanimi i kontejnerëve për të përmirësuar sigurinë. Por autoritetet nuk duan të bëjnë publike shumë detaje në mënyrë që kriminelët të mos kenë njohuri për këto plane. Detyra është gjigante dhe autoritetet europiane e kanë të qartë që kjo luftë kërkon vullnet e këmbëngulje./DW/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 51 minutash

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 1 ore

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 1 ore

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 1 ore

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 11 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 12 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
21 Nëntor 2026, 22:24

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.